LIVE UPDATES
Aktualitet

Deklarata e Akademisë së Shkencave për COVID-19, Artan Fuga: S’e keni konsultuar me anëtarët, ka pasaktësi në nxjerrjen

5 Prill 2020, 14:29 Nga DOSJA
Deklarata e Akademisë së Shkencave për COVID-19, Artan Fuga:

TIRANË- Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të një komunikate për mediat nga Akedemia e Shkencave, ku reagohej për ecurinë e COVID-19 ë Shqipëri. Sot, Fuga në një deklaratë shprehet se reagim i ASH as është konsultuar, as është diskutuar dhe as është aprovuar në asamblenë e Akademisë të Shkencave qoftë edhe në formë elektronike.

Akademiku shprehet se deklarata e ASH ka disa gabime në nxjerrjen e të dhënave, por edhe përfundimet që dalin janë të gabuara. “’Po ashtu, në atë deklaratë jepen edhe shifra në përqindje që sipas saj masin “ritmin e të shëruarve nga të infektuarit gjithsejt’.Edhe ky është një pretendim që as organet zyrtare të specializuara nuk e kanë pretenduar ta dinë. Mund ta dish këtë përqindje të të shëruarve vetëm nëse di numrin gjithsejt të të infektuarve realë”, shton më tej Fuga.

REAGIMI I PLOTË

Dje më datën 4 prill 2020 Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi në disa media një deklaratë kur ndër të tjera jepeshin disa të dhëna statistikore për përhapjen e epidemisë të rëndë të Covid19 në vendin tonë, bëheshin prediktime për ecurinë e epidemisë, si edhe thirrje qytetarëve për të zbatuar masat e kërkuara, etj. Kjo deklaratë më përfshin edhe mua si anëtar i atij institucioni dhe më detyron të shprehem publikisht rreth saj. Aq më tepër sepse deklarata në fjalë as është konsultuar, as është diskutuar dhe as është aprovuar në asamblenë e Akademisë të Shkencave qoftë edhe në formë elektronike. Në gjykimin tim në deklaratën e Akademisë të Shkencave ka më së pari probleme shumë serioze dhe të papranueshme për mua në planin shkencor të metodologjisë dhe epistemologjisë të kërkimit statistikor. Në deklaratë sikurse thuhet pretendohet të matet shkalla e rritjes të përhapjes të epidemisë pra “përhapja e pandemisë”. Bashkëshoqëruar jepet edhe një shifër në përqindje dalë mbi bazën e një përllogaritjeje shumë të thjeshtë të rezultatit të një thyese shumëzuar me 100.

Këtu ngatërrohen dy gjëra krejt të ndryshme me njera tjetrën, të cilat një statisticien serioz, pa ndonjë specializim të veçantë në fushë, nuk e bën. Akademia e Shkencave përdor shifrat zyrtare të institucioneve të specializuara, por ato në asnjë rast nuk kanë thënë se numri i të ekzaminuarve me coronavirus është i barabartë më numrin e të infektuarit realë. Dhe kanë shumë të drejtë për këtë. Kurse Akademia e Shkencave në deklaratën e saj ngatërron dukurinë reale me rezultatin e matjes të kësaj dukurie. Të infektuarit e dedektuar nga sistemi shëndetësor i barazon me të infektuarit realë. Në këtë mënyrë jep shifrat që pretendojnë të tregojnë shkallën e përhapjes reale të epidemisë të rëndë, ndërkohë që ato shifra që ka huazuar nuk masin veçse shkallën e matjes të përhapjes të epidemisë. Jo përhapjen e epidemisë në realitet. Ngatërrohet fenomeni real me rezultatin e matjes të fenomenit që sigurisht është shumë më i përhapur. Unë nuk përfshihem në këtë formulim që shtrembëron të dhënat dhe ngarkon moralisht çdokënd në këto kohë kaq delikate.

Po ashtu, në atë deklaratë jepen edhe shifra në përqindje që sipas saj masin “ritmin e të shëruarve nga të infektuarit gjithsejt”.

Edhe ky është një pretendim që as organet zyrtare të specializuara nuk e kanë pretenduar ta dinë. Mund ta dish këtë përqindje të të shëruarve vetëm nëse di numrin gjithsejt të të infektuarve realë. Por edhe këtë numur real faktik askush nuk pretendon se e njeh. Sepse ka të sëmurë që nuk shprehin asnjë simptomë dhe iluzivisht e quajnë veten të painfektuar, ka që kanë simptoma të lehta dhe nuk manifestohen në telefonata, shpërndarja e testeve të depistimit është e tillë që nuk mund të japi kurrszesi numrin real të të infektuarve gjithsejt, sikurse ka edhe individë që nuk telefonojnë fare në çdo rast për t’u evidencuar. Nuk ka nevojë të kesh njohuri të thella matematikore për të ditur se thyesa që pjeston numrin e të shëruarve mbi numrin e të infektuarve gjithsejt nuk mund të japi asnjë rezultat në realitet sa kohë as numuruesi dhe as emëruesi i saj nuk shprehin madhësi numerike reale.

Në gjykimin tim duke ndërmarrë këto përllogaritje, që pretendojnë të kenë përmasë shkencore, Akademia e Shkencave edhe një herë tjetër ka treguar se pozicionohet keq dhe gabim në misionin e saj të përcaktuar me ligj. E them këtë sepse ato përllogaritje të thjeshta përqindjesh i bën çdo nxënës që ka njohur tashmë tabelën e pjestimit dhe të shumëzimi. I kanë medoemos edhe të gjitha organet zyrtare ne fushën e shëndetësisë. Akademia e Shkencave do të justifikohej në atë përçapje që deklaron nëse do të mblidhte në mënyrë autonome të dhëna të pavarura sasiore duke krijuar bazat e saj të të dhënave.

Duke i krahasuar pastaj ato me të dhënat zyrtare. Ose nëse do të përpunonte procedura matëse shumë të specializuara, alternative, që do të jepnin rezultate të pavarura për përhapjen e pandemisë, shkallën e të shëruarve, shkallën e vdekjeve etj. Në këtë mënyrë Akademia e Shkencave do të jepte një kontribut real nëse do të krijonte pikërisht këto baza të dhënash autonome si teste kontrolli të të dhënave zyrtare. Jo vetëm nuk e bën këtë, jo vetëm përdor të dhëna që nuk janë te sajat, por edhe ngatërron epistemologjinë e procedimit statistikor duke ngatërruar në disa raste dukurinë që matet me matjen e dukurisë. Merr si reale, të dhëna që nuk janë veçse rezultate të prodhuara nga procedurat e matësit. Ngatërron objektin e matur me rezultatet e matjes të objektit. Këtu gabimi epistemologjik është uluritës.

Nuk dua të ndaloj në atë që Akademia e Shkencave pretendon se di që po kryhen veprime për prodhimin e vaksinës kundër covid19, pa dhënë burimet e këtij informacioni!!!! Por, nuk di se në çfarë mënyre dhe në çfarë mase ajo pretendon që njësitë shkencore që ka krijuar në nanoteknologji janë angazhuar në këto përllogaritje të thjeshta të dala nga të dhëna të marra tashmë nga dorë e dytë, çka kërkon testim dhe verifikim aq të domosdoshëm nga ana shkencore. Një tabelë e thjeshtë llogaritëse do të mjaftonte. Ose edhe një telefon celular. Por, di me siguri që ai që quhet komision i ekonomisë, drejtësisë, etj, ku edhe unë jam integruar, nuk ka kryer deri më tash asnjë studim lidhur me çfarë pretendohet në deklaratën e Akademisë të Shkencave. Pretendimi i saj në këtë pikë është i pavërtetë. Dhe nuk ka bërë sepse nuk mund t’a bëjë nga mënyra sesi janë organizuar ato komisione dhe njësi studimi.

Mbi të gjitha, Deklarata e Akademisë të Shkencave pretendon të gjejë edhe se kur do të arrihet piku dhe kur do të nisi rënia e epidemisë!!! Pa dhënë asnjë argument shkencor, çka është pjesë e etikës minimale të shkencës. Këto orvajtje të pabazuara kur epidemia po shkakton marrje jete në vend dhe në të gjithë botën janë me rrezikshmëri shoqërore dhe ngarkojnë me përgjegjësi etike. Unë nuk pranoj të jem pjesë e tyre. Eshtë detyra e deklaruesve tani të na i provojnë prediktimet e tyre! Nisur prej këtyre rezervave shkencore serioze, etike, si edhe e faktit se Akademia e Shkencave nuk të pyet edhe kur deklarohet gjoja në emrin e akademikëv,e distancohem publikisht nga ajo deklaratë e saj duke qendruar aktiv që mesa mundem të kontribuoj në përballimin e pandemisë si qytetar, pedagog dhe kërkues shkencor. Si edhe qendroj aktiv për të bërë që komuniteti shkencor të japi kontributet që duhen në këtë kauzë, larg deklaratave, propagandës dhe qendrimeve të padobishme.

Një ditë më parë Akademisë e Shkenca ka analiziaur gjendjen e COVID-19 në Shqipëri përmes shifrave dhe ka bërë parashikime për ecurinë e përhapje. Po ashtu ASH shprehej se po ndjek në vazhdimësi tërë problematikën që lidhet me ecurinë e pandemisë tek në vend dhe jo vetëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave artan fuga masat kunder covid 19 akademia e shkencave artan fuga masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari