LIVE UPDATES
Aktualitet

U padit në SPAK nga PD, Xhaçka: Kjo çështje të hetohet me përparësi sepse qytetarët kanë nevojë për qartësi

5 Prill 2020, 14:40 Nga DOSJA
U padit në SPAK nga PD, Xhaçka: Kjo çështje të

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas kallëzimit të Partisë Demokratike në SPAK për tenderin e ushqimeve 1.5 milionë Euro. Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet se kërkon hetim sa më të shpejtë nga Prokuroria pas shqiptarët kërkojnë të vërtetën.

Ajo mohon të gjitha akuzat që i janë bërë dhe shprehet se është e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale. Xhaçka shton se i takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi.

E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm!

I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales.”, shkruan ministrja.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kallëzim në SPAK për Olta Xhaçkën dhe për kompaninë fituese të tenderit “EUROVIA”. PD në kallëzim shprehet se të akuzuarit kanë konsumuar 6 vepra penale:  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka partia demokratike spak tenderi i ushqimeve olta xhacka partia demokratike spak tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll