LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkohet nga Vettingu prokurori i Vlorës, Erjon Çelaj

21 Shtator 2021, 10:53 Nga DOSJA
Shkarkohet nga Vettingu prokurori i Vlorës, Erjon Çelaj

TIRANË– Shkarkohet nga Vettingu prokurori i Vlorës, Erjon Çelaj.

Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore iu komunikua barra e provës për të tre kriteret e rivlerësimit. Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Problemet për pasurinë

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri. Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij.

Prokurori Çelaj kërkoi që burimi i deklaruar prej tij për apartamentin të konsiderohet i ligjshëm. “Deklarohej se apartamenti është përfituar nga vjehrri dhe se kjo është ezauruar në vitin 2007 kur është bërë marrëveshja. Nuk kam asnjë kontribut dhe e ftoj Komisonin ta vlerësojë me objektivitet këtë çështje,” tha Çelaj.

Prokurori sqaroi se e kishte pasur të pamundur të siguronte dokumentacion provues për marrëdhënien mes vjehrrit, ortakut të tij dhe shoqërisë ndërtuese pasi kishte kaluar kohë e gjatë. Ai kërkoi që Komisioni të vlerësonte edhe në frymën e vendimarrjeve të tjera, si dhe të analizonte duke konsideruar informalitetin. “Kjo pasuri është lënë amanet nga vjehrri i ndjerë dhe është realizuar vullneti i tij,” pohoi Çelaj.

Komisioni konstatoi gjithashtu pamundësi financiare për krijimin e një depozite 100 mijë lekë në vitin 2009 si dhe mungesë financiare në blerjen e dy automjeteve.

Çelaj shpjegoi në seancë se kishte harruar t’i deklaronte kursimet cash të vitit 2008 dhe i konsideroi harresë dhe pakujdesi edhe mosdeklarimin e transaksioneve për dy automjetet.

Sipas KPK, nuk është provuar burimi i ligjshëm i krijimit të dy depozitave në emër të dy fëmijëve në shumat nga 3990 USD secila. Sipas Çiftjas, subjekti ka deklaruar se vlerat e këtyre depozitave janë dhuruar nga vëllai i bashkëshortes që ka jetuar dhe punuar në Itali për periudhën 2007-2011 dhe se i kishte deklaruar ato saktësisht.

Komisioni ngre dyshime për trajtim preferencial në blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2004 kundrejt shumës 500 mijë lekë. Sipas Çiftjes, shitësi e kishte blerë këtë makinë 20 ditë më parë në shumën 743 mijë lekë. Çelaj pretendoi se këtë makinë e kishte parë kur kalonte në qytetin e Fierit dhe se nuk e njihte shitësin.

Në seancë u evidentua edhe mosdeklarimi i zotërimit të 50 aksioneve në Shqërinë Albtelecom. Sipas relatores, subjekti nuk i ka deklaruar asnjëherë në vite këto aksione. “Duket se subjekti gjendet në shkelje të ligjit ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike’, pasi ka zotëruar aksione në një shoqëri që ka përfituar fonde publike”, tha Çiftja.

Subjekti deklaroi në seancë se nuk kishte pasur më parë dijeni për këto aksione, por e kishte mësuar në fillim të vitit 2011 kur ILDKPKI i kishte kërkuar disa informacione gjatë procedurës për ngritjen në detyrë. Ai shpjegoi se babai kishte qenë punonjës i Albtelecom dhe se ai kishte shënuar edhe emrin e tij kur shoqëria ishte privatizuar. “Këto aksione janë në vlerë minimale e të papërfillshme. Nuk kam pasur arsye pse t’i fshihja po t’i dija”, tha ai. Nga analiza financiare e përgjithshme, Komisioni ka konstatuar mungesë financiare në shumën 361 mijë lekë në vitin 2007; 7000 USD në vitin 2009; 182 mijë lekë në 2010-ën dhe për vitin 2012 është konsideruar balancë negative e gjithë vlera e apartamentit.

Çelaj e kundërshtoi analizën financiare dhe pretendoi se të gjitha të ardhurat e familjes së tij rridhnin nga burime të ligjshme.

Gjetjet për figurën e profesionalizmin

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar raportin e parë pozitiv për prokurorin Çelaj, duke konstatuar papërshtatshmëri në të dytin. Sipas raportit të dytë të DSIK-së, janë ngritur dyshime se subjekti mund të jetë përfshirë në korrupsion pasiv para dhe gjatë periudhës së rivlerësimit.

Çiftja sqaroi se Komisioni ka marrë akses në informacionin e klasifikuar të DSIK-së nga ka konstatuar se mund të kishte informacione që cenojnë figurën e gjyqtarit.

Çelaj i kundërshtoi me forcë konstatimet e DSIK-së dhe i konsideroi ato qëndrime dashakeqe dhe të njëanshme. Duke ju referuar relacionit të Komisonit që sipas tij e rrëzon DSIK-në, Çelaj kërkoi të konsiderohet i përshtatshëm për figurën.

Nga verifikimi i sistemit TIMS, KPK ka konstatuar se në dhjetor të vitit 2013 subjekti ka udhëtuar jashtë shtetit me një shetetas që ka rezultuar se ka qenë i dënuar disa herë për disa vepra penale.

Sipas KPK, Çelaj ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, pasi ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës kur shtetasi në fjalë është proceduar. I pyetur nga Komisioni, Çelaj ka deklaruar se shtetasin F.T. e njeh si pronar të një restoranti, por se nuk ka pasur kontakte dhe se nuk ka udhëtuar ndonjëherë me atë person.

Komisioni i ka kaluar subjektit barrë prove për këtë gjetje lidhur me faktin se ai e ka ditur që F.T. ka qenë i proceduar, si dhe se nuk ka qenë i sinqertë gjatë dhënies së shpjegimeve.

Çelaj dha shpjegime dhe u pyet gjatë lidhur me konstatimin për shtetasin F.T. Ai mohoi të kishte pasur njohje me të dhe u shpreh se nuk i kujtohej nëse kishin udhëtuar bashkë në vitin 2013. Sipas subjektit, së bashku me tre shokë kishte shkuar në Kosovë për të qenë i pranishëm në një ceremoni atje dhe një nga shokët i kishte thënë për të marrë edhe F.T. me vete.

Ai pretendoi se në kohën kur ishte regjistruar procedimi penal ndaj F.T., nuk kishte qenë drejtues prokurorie.

KPK ka siguruar informacion nga Ministria e Drejtësisë lidhur me një ankesë të kryer nga një avokat që është konfliktuar me pronarin e apartamentit ku jeton me qira subjekti i rivlerësimit. Sipas ankuesit, subjekti e ka klasifikuar si ‘plagosje të lehtë me dashje’ veprimin e kryer nga pronari i apartamentit dhe jo ‘konflikt për shkak të detyrës’.

Relatorja Çiftja pohoi se subjekti ka qenë drejtues në këtë periudhë dhe se prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin më të ulët me 90 mijë lekë gjobë, për pronarin e shtëpisë ku jeton Çelaj. “Duket se subjekti ka kryer ndikim të paligjshëm,” pohoi Çiftja.

Çelaj shpjegoi në seancë se vetëm i kishte sugjeruar pronarit të shytëpisë ku jetonte që të mos kryente kallëzim penal ndaj personit tjetër, pasi bëhej fjalë për një konflikt civil. Ai këmbënguli se përcaktimi i prokurorit bëhej nëpërmjet listës së gatishmërisë dhe se e hartonte këtë listë në ditët e fundit të muajit. Ai shtoi se nuk ka arritur të gjejë atë dokument për shkak të kohës së largët.

Sipas Çelajt, mes denocuesit dhe pronarit të shtëpisë kishte pasur veprime të ndërsjellta. Ai mohoi të kishte pasur ndikim dhe solli në vëmendje se gjykata e kishte dënuar.

Në seancë u relatua edhe një çështje tjetër e hetuar nga subjekti lidhur me veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Sipas Komisionit, duket se subjekti ka favorizuar dy të pandehurit dhe nuk ka kryer hetime për të zbuluar dhe vendosur para përgjegjësisë penale autorin e tretë.

Çelaj u mbrojt duke pretenduar se kishte kërkuar dënimin me burg të dy të pandehurve dhe se personi i tretë nuk ishte identifikuar nga informacionet operative të Policisë Gjyqësore.

Prokurori Çelaj u pyet gjatë nga anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesja e ONM-së më së shumti për mënyrën e përfitimit të apaartamentit dhe udhëtimin me shtetasin F.T., i proceduar disa herë./BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erjon çelaj erjon çelaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 10:20

TIRANË– Një seancë ballafaqimi mes zyrtarëve të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ditën e nesërme. Ballafaqim...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin