EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
Kanosi policin, drejtim mjeti pa leje dhe prishje e qetësisë publike, arrestohen 2 persona në Durrës, 1 tjetër procedohet p
21 Shtator 2021, 10:35Nga DOSJA
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një person me iniciale Sh. M. 33-vjeç u arrestua në flagrancë pasi kundërshtoi dhe dhunoi efektivin e policisë. Një person tjetër është arrestuar me iniciale M. B. 48-vjeç pasi ka drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Një person i tretë është proceduar penalisht, pasi ka vazhduar aktivitetin muzikor në lokalin e tij pas orarit të lejuar. 37-vjeçari me iniciale E.T është gjobitur me 3 milion lekë të vjetëra.
Njoftimi i Plotë:
DVP Durrës Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë. … Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë, në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet në masën administrative 3.000.000 lekë, pronari i subjektit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisjet muzikore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, kanë proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moszbatimi i masave të autoritete shtetërore gjatë gjendjes së pandemisë”, shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi është konstatuar duke vijuar në mënyrë të përsëritur, aktivitetin me muzikë, pas orarit të lejuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
…
Specialistët e Qarkullimit Rrugorë në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 48 vjeç, banues Sukth, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur intervistën e plotë të dhënë nga Davide Pecorelli, brenda mureve të prokurorisë. Sipas La Nazione, vetëm një ditë më ...
TIRANË– Seanca e vettingut ndaj gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj është shtyrë më 23 shtator. KPK ka konstatuar se gjyqtari ka konflikt in...
SARANDË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një i ri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ...
ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga veprimtaria e kryer nga biznesmeni Italian gjatë tetë muajve që ishte i zhdukur pas inskenimit të vdekjes ...
LEZHË– Shpërthimi i një bombule gazi ka alarmuar banorët e një pallati në Lezhë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e Lezhës, në kati...
TIRANË– Pas tre muajsh është vënë në pranga një person i cili ishte në kërkim për vrasje me dashje. Në muajin qeshor ai ka plagosur me thikë një pers...
VLORË– Një biznes në qytetin e Vlorës ka rënë pre e grabitjes. Kanë qënë 5 persona ata që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë në orët e para të...
TIRANË– Ish-këngëtarja e Ansamblit dhe Valleve në Berat, Virgjini Mile Ristani ka rrëfyer jetën e saj tashmë që është dhe pa bashkëshortin. Ristani, ...