Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur intervistën e plotë të dhënë nga Davide Pecorelli, brenda mureve të prokurorisë. Sipas La Nazione, vetëm një ditë më parë, Pecorelli ka pranuar se arsyeja për të cilën inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri, ishin borxhet e shumta që kishte, të cilat e kishin shkatërruar. Pë tre orë përballë kryeprokurorit Raffaele Cantone, biznesmeni italian është zbërthyer më në fund, duke treguar se ç’e shtyu të inskenonte të gjithë skenarin e denjë për filma.
“Unë vendosa të zhdukem sepse u mposhta nga problemet ekonomike. Unë jam praktikisht i shkatërruar. Anëtarët e familjes sime nuk e dinin se ku isha dhe arsyeja e zhdukjes sime sigurisht nuk ishte mbledhja e parave të sigurimit. Unë kam qenë një sipërmarrës për 30 vjet,”- mësohet të ketë pranuar ai gjatë tre orëve përballë me kryeprokurorin Raffaele Cantone dhe me zëvendësuesin Giuseppe Petrazzini, e në prani të drejtorit të policisë, Gianluca Boiano.
Më tej, Pecoreli ka rrëfyer se me ndihmën e një prifti katolik të njohur në Shqipëri ka udhëtuar drejt Medjugores për të zbuluar një thesar, të cilin nuk e kishte gjetur.
Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin.
45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Seanca e vettingut ndaj gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj është shtyrë më 23 shtator. KPK ka konstatuar se gjyqtari ka konflikt in...
SARANDË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një i ri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ...
ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga veprimtaria e kryer nga biznesmeni Italian gjatë tetë muajve që ishte i zhdukur pas inskenimit të vdekjes ...
LEZHË– Shpërthimi i një bombule gazi ka alarmuar banorët e një pallati në Lezhë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e Lezhës, në kati...
TIRANË– Pas tre muajsh është vënë në pranga një person i cili ishte në kërkim për vrasje me dashje. Në muajin qeshor ai ka plagosur me thikë një pers...
VLORË– Një biznes në qytetin e Vlorës ka rënë pre e grabitjes. Kanë qënë 5 persona ata që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë në orët e para të...
TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka aksidentuar një të moshuar në Tiranë. Pas aksidentit, 66-vjeçarja me iniciale D.H...
TIRANË– Ish-këngëtarja e Ansamblit dhe Valleve në Berat, Virgjini Mile Ristani ka rrëfyer jetën e saj tashmë që është dhe pa bashkëshortin. Ristani, ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të re. Policia informon se i riu me...
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat për dhunë në familje dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Mësohet se një 33-vjeçar me inici...