Politike

SHERR NË PD/ Halim Kosova ‘zbrazet’ për Komisionin Basha: Më thanë ik se do të të lëshojmë Rulin dhe Nishanin, ai me pampers më skualifikon mua ngaqë nuk shava PS-në… i bija derës dhe s’ma hapnin (E PLOTË)

  • Halim Kosova shfryn me ironi ndaj Genc Rulit: Basha e zgjodhi me kujdes, ëshë lodhur shumë për PD
  • Dosja.al sjell rrëfimin e plotë të mjekut Halim Kosova, ish-ministër Shëndetësie dhe ish-kandidat për kryetar Bashkie. Kosova akuzon Genc Rulin dhe Bujar Nishanin se e kanë skualifikuar padrejtësisht. Njëra prej arsyeve thotë ai, është fakti se nuk shante në publik Partinë Socialiste. 

    TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, ish-kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Halim Kosova, ndez përplasjen brenda kupolës së selisë blu. I ftuar mbrëmjen e djeshme tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova ka rrëfyer një episod sesi nuk i është hapur dera e një zyre në PD, ndërsa dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë skualifikuar. Për Rulin, Kosova foli me ironi (Lexo këtu), ndërsa për Nishanin, ish-deputeti deklaroi se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.

    DEKLARATA E PLOTË E HALIM KOSOVËS: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon. 

    Ndiqni videon, minuta 34:00

    (F.g./dosja.al)

    Shto Koment