LIVE UPDATES
Politike

Raporti alarmant i FMN për përkeqësimin e ekonomisë, PD: Me Ramën, ekonomia në depresion

2 Dhjetor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Raporti alarmant i FMN për përkeqësimin e ekonomisë, PD: Me

TIRANË– Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat është shprehur se raporti i FMN është i qartë që tregon katastrofën ku ndodhen financat dhe ekonomia.

Tabaku u shpreh se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit, madje kriza ka prekur të gjithë shqiptarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Raporti i FMN për ishte i qartë dhe i prerë; ai tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia. Le t’i marrim me radhë: 1. Mesazhi kyç dhe më i rëndësishëm nga FMN lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos ato vulnerabël. Të cilët qeveria i ka braktisur pasi zgjodhi PPP-të përpara shqiptarëve, zgjodhi pagesat ndaj koncesioneve të oligarkëve përpara pagesës së nevojave të shqiptarëve në mes të pandemisë. FMN është mëse e qartë dhe e shkruan e zeza mbi të bardhë se: Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit. 2. Kriza që ka prekur xhepat e shqiptarëve dhe më tej gjithë ekonoinë e vendit përkthehet në një krizë të madhe që do të shoqërohet me një recesion ekonomik sa 7.5% e PBB-së. Kjo do të thotë një krizë edhe më e thellë në tavolinat e shqiptarëve, një rënie e të ardhurave në xhepat e qytetarëve, më shumë biznese të mbyllura dhe më shumë të papunë. Paralajmërimi i opozitës që vjen si qendrim edhe i FMN, lidhet me ndikimin afatgjatë që kjo krizë do të ketë në ekonominë tonë. Kjo krizë e ka emrin depresion, i cili po thellohet nga keqmanaxhimi Ramës do të ndikojë në rënien e mëtejshme të PBB-së edhe në vitet në vijim. Kjo do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi do të ketë tek marketi i lagjes, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend. Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve. Ky buxhet nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik. Me gjithë këto fakte të pamohueshme, fatkeqësisht qeveria po vazhdon të ushqejë me gënjeshtra publikun. Duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pas këtyre dy krizave të njëpasnjëshme. 3. I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë Shqipërisë. Shihni rastin e tërmetit dhe procesin e rindërtimit që është kthyer në një formulë se si qeveria dhe oligarkët përfitojnë ndërsa shqiptarët rrinë në tenda. Ky përdorim politik dhe kjo vjedhje e hapur mban aq shumë erë sa edhe FMN në raportin e saj nënvizon nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin. Aq sa ajo thekson se është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adekuat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm. Është fakt se mgjs qeveria deklaron shifra stratosferike që po angazhon për procesin e rindërtimit, aktualisht në buxhet janë parashikuar vetëm 280 mln euro të cilët duke pasur parasysh këto tregues nuk kanë për tu realizuar as gjysma. 4. Buxheti i shtetit po demostron sot të gjitha problemet e akumuluara gjatë keqqeverisjes së Ramës. Tërmeti dhe më tej pandemia kanë evidentuar problemet kronike që kanë ardhur si pasojë e keqpërdorimit të taksave të shqiptarëve. Raporti thekson detyrimet e prapambetura që sipas KLSH kanë arritur në pothuajse 600 mln euro dhe janë duke cenuar rëndë financat publike. Këto të fundit po rrezikohen prej tenderimeve jashtë buxhetit, prej rritjes së korrupsionit, prej parashikimeve jashtë realitetit, prej projekteve të paqëndrueshme dhe prej PPP-ve të cilat pritet që në 2021 të arrijnë nivelin 50% të PBB. 5. Së fundi, por jo për nga rëndësia, Shqipëria sot vuan lakun fiskal që e ka kapur prej fyti që në vitin 2014. Bizneset sot vuajnë një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin. Përfituesit në këtë sistem kanë qenë një grup i vogël biznesesh të cilat dhe në kohë fakteqësia janë zhvilluar e rritur ndërkohë që masivisht bizneset pa mbështetje kanë ulur qepenat. Sot qeveria ka më shumë përjashtime nga taksat për miqtë dhe klientët e saj dhe taksa të larta për 97% të bizneseve. Këto biznese apo persona përfitojnë nga taksat e shqiptarëve, nga tarifat e shqiptarëve dhe nga buxheti i shqiptarëve edhe në kohën e një pandemie. Aq tragjike është kjo situatë saqë edhe vetë FMN po e kritikon përherë e më fortë neglizhencën tmerruese të qeverisë karshi qytetarëve që të paguhen PPP-të. Kontratat e këtyre të fundit kanë shkatërruar edhe parimet më minimale të menaxhimit të buxhetit. Për këdo në Shqipëri dhe jashtë saj, përfshirë dhe FMN, është e qartë që kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk janë as zgjidhja dhe as rruga e Shqipërisë. Shqiptarët janë sot jetimët e Ballkanit pasi Rama ka zgjedhur të ndajë taksat e shqiptarëve me oligarkët. Vendi është në depresion dhe të dhënat makroekonomike tregojnë një të ardhme jo aq të begatë, pasi buxheti është keqmanaxhuar për 7 vite e kusur. Sot bizneset, taksapaguesit, punonjësit kanë nevojë për një sistem të drejtë, që vlerëson punën për taksën e sheshtë të cilën ka në qendër të programit të saj PD. Prandaj është e nevojshme të kemi një ekonomi që punon për të gjithë e jo për pak, një qeveri që punon për njerëzit. Shqiptarët kanë nevojë për një shtet që ofron shanse të barabarta, që buxhetin e tij e menaxhon si një mundësi për të incentivuar punën dhe sipërmarrjen jo si një thes të madh që shpërndan favore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike raporti i fmn jorida tabaku partia demokratike raporti i fmn

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit