LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit"/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, shprehu ngushëllimet për familjen e punonjësit të policisë, Enea Mekolli, duke e cilësuar atë një ngjarje tronditëse që dëshmon, sipas tij, lidhjet e qeverisë me krimin dhe dështimin e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë. •Berisha e cilësoi atë ‘dy herë hero’ për kontributin dhe sakrificën e familjes së tij në shërbim të sigurisë së qytetarëve.•Kreu i opozitës Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka toleruar dhe mbështetur autorin e dyshuar të krimit, i cili sipas tij rezultonte prej vitesh në kërkim, por vazhdonte aktivitetin normal dhe përfitonte mbështetje financiare.•Sipas tij, vrasja e efektivit është prova më e qartë se rendi dhe siguria në vend janë lënë në duart e krimit. •‘Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve’, u shpreh ai. •Gjatë konferencës, kryedemokrati Sali Berisha ngriti një sërë pikëpyetjesh për mënyrën se si u organizua operacioni policor që përfundoi me vrasjen e efektivit. Sipas tij, duhet të hetohet nëse njësia ku bënte pjesë Mekolli ishte ajo që duhej të kryente arrestimin e një personi të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi përfshirjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend për të analizuar të gjithë operacionin dhe për të verifikuar nëse ka pasur dekonspirim të aksionit policor. 

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër

"Duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka komntuar gjatë ditës së sotme edhe zhvillimin e hetimeve për AKSHI-n. Sipas Berishës, dosja e AKSHI-t nuk është një hetim i plotë dhe ai pretendon se çështja është “bllokuar politikisht”. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron persona të përfshirë në këtë çështje dhe se ka konflikt interesi në lidhje me hetimet.

Në deklaratat e tij, Berisha përmend edhe disa individë konkretë, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë të përfshirë në një “grup të strukturuar kriminal” që lidhet me tenderat dhe sistemin e prokurimeve publike. Ai veçon emrin e biznesmenit Ergys Agasi, të cilin e akuzon si figurë kyçe në këtë çështje, duke pretenduar se ka pasur ndikim në kontrata publike dhe në institucionet shtetërore.

 

"Tani, ju jeni dëshmitarë se AKSHI është një hetim i pashpresë. Edi Rama, në konflikt flagrant interesi, ka marrë përsipër avokatinë publike të hapur ndaj AKSHI-t. Mos harroni përgjërimet e tij për Mirlindën e gjorë, që ka vjedhur dhjetëra milionë euro të qytetarave, që kryesonte një grup të strukturuar kriminal, dhe që ky e shpallte të dëlirë sa vetë pafajësia. Mos harroni një moment tjetër, kocka më e fuqishme mafioze e Shqipërisë, Gys Agasi, i ati i tij shpallet fisniku i PS në Durrës se ishte edhe ajo ndrikulla Sako aty në dekorim. Ai ishte një mesazh i qartë për prokurorinë që mos guxoni të vazhdoni hetimin ndaj Gys Agasit, mos guxoni të hetoni babanë e tij që i dha Durrësit dhe Shqipërisë një kriminel si Gys Agasi. Mos hetoni pasuritë e tij. E kuptoni vetë ju, nuk ka hetim aty. E ka marrë dosjen në dorë Edi Rama. Gys Agasi jeton i lirë, shëtit i lirë. Shqiptarët nuk mund të imagjinojnë se çfarë krimi monstruoz ka kryer Ergys Agasi me kadastrën. Do t’u jap një shembull. Një biznesmen, të cilit Agasi i mori një pronë shumë të mirë, një sipërmarrje, shkoi në kadastër për të marrë dokumentet.

A e dini se çfarë i tha kadastra? Jo, nuk është e jotja, nuk ke gjë fare këtu. Nuk ekziston ky territor i regjistruar. Dhe kur ky nxori dokumentet që i kishte të dosjes, po ja ku janë këto... do vish pas dhjetë ditësh i thanë. Dhe pas dhjetë ditësh doli që u gjetën dokumentet. Në kadastër Agasi me Ramën kanë bërë krimet më të shëmtuara. Po, po, u them unë ju. Shkoni ju tani, kërkoni pak kanionin e Gjipesë, të cilin i ndjeri Artan Lame refuzoi gjer ditën e fundit të jetës së tij ta regjistronte.
Kështu që të mos jemi naivë. Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama. Këto janë gjëra për të bërë zhurmë që nuk u mbyll përfundimisht, por u mbyll ajo. U krijua edhe Albanian Digital Solutions, një rrugë e re për të vjedhur qindra milionë euro siç vidhte me AKSHI-n," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

"Duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj. Në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj shkatërrimit që po i bëhet zonës së mbrojtur të Zvërnecit me projektin e ri të qeverisë, Berisha theksoi se PD nuk merr pjesë në protestë dhe as nuk është organizatore.  

"Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur. Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë... pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës. Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji. Pra ne respektojmë... e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme. PD ka axhendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen. Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

"Duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është organizuar operacioni policor ku ai humbi jetën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka kërkuar hetim të detajuar mbi strukturat dhe vendimmarrjen brenda Policisë së Shtetit, duke vënë në dyshim planifikimin dhe koordinimin e ndërhyrjes.

Berisha ka kërkuar gjithashtu verifikimin e komunikimeve të mundshme që mund të kenë ndikuar në ecurinë e operacionit, duke ngritur dyshime për një menaxhim të keq të situatës dhe për mundësi dekonspirimi. Ai ka bërë thirrje që çështja të hetohet nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend dhe nga Prokuroria, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të keqorganizuar.

"Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit. Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin. Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë. Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor. Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.

Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar. Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve. Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit. Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij. Sot, jeta e çdo shqiptari është në duart e krimit dhe kjo për faktin e vetëm se qeveria është e lidhur këmbë e kokë me krimin. Ndaj dhe kjo është një ngjarje tmerrësisht tronditëse. U vra në krye të detyrës. U vra në zbatim të ligjit," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë, duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit

"Duhet parë nëse ka pasur dekonspirim të operacionit"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është organizuar operacioni policor ku ai humbi jetën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka kërkuar hetim të detajuar mbi strukturat dhe vendimmarrjen brenda Policisë së Shtetit, duke vënë në dyshim planifikimin dhe koordinimin e ndërhyrjes.

Berisha ka kërkuar gjithashtu verifikimin e komunikimeve të mundshme që mund të kenë ndikuar në ecurinë e operacionit, duke ngritur dyshime për një menaxhim të keq të situatës dhe për mundësi dekonspirimi. Ai ka bërë thirrje që çështja të hetohet nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend dhe nga Prokuroria, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të keqorganizuar.

"Por, rënia e tij në krye të detyrës, ka edhe një problem tjetër madhor, i cila duhet të hetohet. A ishte njësia e tij, ajo që duhej të dërgohej për arrestimin apo neutralizimin e një banditi të armatosur? E një krimineli të armatosur? Apo janë njësitë e tjera, ato të cilat në ligj kanë detyrë të përmbushin këtë mision? A ishte njësia e Mekollit, e pajisur me të gjitha mjetet për mbrojtje nga armët e zjarrit? Është shumë e vështirë të besohen komunikatat e kreut të policisë, i cili me to kërkon me çdo kusht në vend të dorëheqjes së menjëhershme, kërkon të mbrojë karrigen e tij. Çdo komunikatë dhe çdo veprim bëhet me miratimin e drejtorit të përgjithshëm në polici. Cili ishte roli i tij në këtë operacion? Sa e vërtetë është dhe çfarë lloji jeleku antiplumb kishte Enea Mekolli? Janë të gjitha këto pyetje, të cilat Komisioni i Sigurisë në parlament duhet t’i shqyrtojë pasi këtu të tjerët janë në duart e krimit.

I bëj thirrje edhe prokurorisë të hetojë. Por angazhimi i Komisionit të Sigurisë të parlamentit është i domosdoshëm.
Një operacion i tillë, më së paku mund të thuhet i keqorganizuar, i keqplanifikuar. Të kontrollohen mirë të gjitha komunikimet që vrasësi ka pasur për të parë nëse kemi një dekonspirim të operacionit. Se për të maskuar këtë, shprehen se mbante disa qen, se sikur e paskan njoftuar qentë atë se do shkojë policia për ta rrethuar. Këto ngjallin shumë dyshime. Por unë edhe njëherë shpreh nderimin më të madh për Enea Mekollin, të rënë në krye të detyrës si trim, si një hero i vërtetë. Dënoj me forcën më të madhe dorën gjakatare që i mori jetën, por edhe të gjithë ata të cilët në një mënyrë apo në një tjetër janë direkt apo indirekt të implikuar në këtë akt shumë të rëndë. U ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje dëshmorin e kombit, Enea Mekolli. I përjetshëm kujtimi i tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha enea mekolli

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen