LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’është e vërtetë”, nëna e 17-vjeçares nga Saranda mohon abuzimin: E ka shtyrë i dashuri të gënjejë

22 Prill 2020, 17:32 Nga DOSJA
“S’është e vërtetë”, nëna e

SARANDË– Nëna e 17-vjeçares që denoncoi 72-vjeçarin për abuzim skesual, ka mohuar që kjo ngjarje të jetë e vërtetë. Në një lidhje telefonike për “Repolitix”, e ëma e adoleshentes nga Saranda tha se e gjithë historia është shpikur nga i dashuri i vajzës së saj, që po e shtyn të  thotë gjithë këto gjëra.

Sipas nënës së adoleshentes, i dashuri e ka tjetërsuar dhe po e detyron të gënjejë dhe të thotë gjëra që nuk kanë ekzistuar kurrë. Gruaja shton më tej se ai është i martuar me një grua në Itali, dhe gjithë kohës ia mban të bijën me shpresa se do të ndahet nga ajo dhe do të martohet me 17-vjeçaren. Në fund, nëna e adoleshentes thotë se ka frikë për jetën e të bijës.

Vajza shkonte në shkollë tek ekonomiku në Sarandë. Shkonte dhe vinte ishte e qetë. Në muajin mars sa do të mbushte 17 vjeç vjen një djalë dhe më kërkon të takojë burrin. Ata takohen dhe flasin, pinë kafe. Me 72-vjecarin kemi patur shoqëri, nuk është e vërtetë që ka ndodhur diçka me të. Vajza kishte një djalë dhe unë e pyeta. A je në rregull ? E kupton ti për çfarë flas. Unë nuk kam vajzë për të martuar, i thashë atij djali. Vajzës i thoshte jam 28 vjeç, në pasaportë ishte 34. Vajza që kur është njohur me këtë djalin, ajo ka filluar të flasë kështu. Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Ajo nuk i thoshte këto gjëra përpara. Pasi u njoh me atë djalin. Nuk po njoh dot vajzën time. Vajza ime është në rrezik. Nuk më ndihmon njeri.

Unë dua vajzën të jetë në rrugë të drejtë. Nuk e di se si ka bërë vajza. Më parë nuk fliste kështu. Më tha do takoj vjehrrën dhe se me djalin ishte në rregull. E mbajti vajzën 28 ditë në shtëpi. Pse e mësonte vajzën të gënjente. Pas ditëlindjes së saj në dt 4 mars e mbajti në shtëpi. Ai e kishte pyetur a je e ndershme. Nga doli ky përdhunim. Ajo i kishte thënë djalit se nuk kam shkuar me njëri. Me 72-vjecarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur kjo gjë edhe me burrin tim. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes.

Vajza ime tregon gjithmonë. Unë dua të di çfarë qëllimi ka ai djalë për vajzën. Pse e mëson ta mashtrojë, të gënjejë. Ai i ka thënë vajzës që jam i martuar me një grua në Itali. Do ta lë atë dhe do të marr ty. Vajza është e vogël. Si mund të mashtrojë një njeri që e do. Nuk i fal vetes që vajzës t’i ndodhë diçka. Pse gënjente vajza që jam në Durrës kur ishte në shtëpinë e tij. Ky djali kur u bëri propozimin vajza i tha se jam e ndershme. Vajza ka qenë e qetë, gjatë gjithë kohës. Këtë muaj që ka qëndruar me këtë të riun kanë ndodhur gjithë këto gjëra. Unë dua të mbroj vajzën. Ky i riu i dërgonte sms ku i shkruante hidhu nga dritarja se të marr unë. Ai dërgonte sms dhe i thoshte prindërit e tu do bien në burg. Më ndihmoni se jeta e vajzës është në rrezik,”- tha e ëma.

I moshuari Barjam Tusha, është arrestuar një natë më parë dhe akuzohet për abuzim seksual. Sipas njoftimit zyrtar, Tusha ka pranuar gjithçka në polici. Gazeta Si shkruan se kur i moshuari 72 vjeç është thirrur për t’i marrë deklaratë, ai ka pranuar duke shtuar se vajza e kishte provokuar, ishte zhveshur para tij dhe se madje nuk kishte qene e virgjër. 

Po si u bind vajza? Burimi i gazetës “Si” tregoi që prej ditësh në familjen e të dashurit të 17 vjeçares kishte nisur një konflikt pasi ata nuk e pranonin lidhjen e dy të rinjve. Shkaktare ishte gjendja ekonomike e adoleshentes, që nuk pranohej nga krushqit e rinj. Kur palët kanë shkuar në komisariat, vajza ka hapur thesin duke treguar edhe një plagë nga e kaluara që i la lënë pa fjalë të gjithë, përveç të dashurit të saj , i cili kaherë i kishte thënë “duhet të shkosh në polici, ajo që ka bërë ai njeri me ty është pedofili”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi ne sarande bajram tusha sarande abuzimi ne sarande bajram tusha sarande

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale