LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po vdisja për bukë”, arrestohet palestinezi që jeton në Babrru, uria e çoi tek një lokal dhe akuzohet për vj

22 Prill 2020, 14:59 Nga DOSJA
“Po vdisja për bukë”, arrestohet palestinezi që jeton

TIRANË– Kur bota po kalon ditë të vështira për të vendosur nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, shumë shtetas që vijnë nga vendet e luftës kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Gazeta “Si” ka ngritur shpesh shqetësimin veçanërisht për sirianë e agfanë që konstatoheshin duke u endur në grupe në kërkim të ushqimit dhe të një strehe. Më herët kur vendi sapo ishte futur në karatinë, Gazeta “Si” filmoi dhe intervistoi tre shtetas nga Palestina, të cilët treguan se nuk kishin ushqim në qendrën ku ata mbaheshin dhe se koronavirusi ua kishte rënduar akoma më tej mbijetesën në Shqipëri.

Sot Gazeta “Si” do të sjellë historinë penale të një 30-vjeçari nga Gaza, i cili u kap teksa po tentonte të vidhte diçka për të ngrënë dhe që ka përfunduar i arrestuar. I ndarë nga familja që ka vazhduar udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, Amar Harkati u kap nga policia sapo hyri në Shqipëri. Por në tentativë për të vjedhur ushqim, ai do përballet me probleme të tjera – thanë burime të Gazetës “Si” – ndonëse dosja e tij ka mjaft probleme, pasi aty nuk përshkruhet aspak se çfarë vodhi konkretisht.

Siç njofton një burim policor pranë komisariatit numër 4, i prangosuri Amar Harkati ka lindur në Gaza (Palestinë) dhe banon në kampin e azilkërkuesve në Babrru. Të mësuar me hajdutë të vegjël, për policinë i tillë është edhe Amar. Ndaj policinë nuk e ka habitur aspak përfshirja e azilkërkuesit në ngjarje sesa rrëfimi i tij.

Kam tri ditë pa ngrënë, doja të haja diçka, kam dhimbje të forta në stomak nga mosushqyerja”, ka pohuar 30-vjeçari në prani të një përkthyesi. Amar është konstatuar nga një banor me inicialet E.S., i cili ka dëgjuar zhurma në shtëpinë e tij dhe pasi ka zbritur, në një lokal të mbyllur nga pandemia, ka konstatuar një person të veshur me të zeza që po përpiqej të kapërcente kangjellat.

Dëshmitari që njoftoi policinë thotë: “Lokali është i shtetasit K.G. që gjendet në Rrugën e Dibrës dhe më kishte thënë se i kishin vjedhur disa artikuj ushqimorë edhe disa ditë më parë. Në atë moment konstatova një person me trup mesatar me gjatësi rreth 170 cm, ai po karavirrej. Në momentet që më pa ai u largua me vrap, e ndoqa me vrap duke i bërtitur të ndalonte, por ai nuk fliste. Mori drejtimin nga Farmacia 10 dhe, pasi e ndoqa, tek Konviktet e Mjekësisë pashë një patrullë policie. Unë u bërtita, u thashë “kapeni se është hajdut”, ata u vunë në ndjekje dhe arritën ta kapin. Aty kur policia po e pyeste konstatova se ai nuk fliste shqip”.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme të policisë kur efektivët kanë konstatuar se nuk po kuptonin asgjë nga fjalët e të riut, është zbuluar se hajduti ishte nga Palestina.
Amar rrëfeu jetën e tij, që pavarësisht notave të trishta nuk e shpëtojnë atë nga përgjegjësia. Ndonëse ai u arrestua në kushtet e flagrancës, fati i tij do të varet nga mëshira e prokurorëve dhe e gjyqtarëve që do të trajtojnë masën e sigurimit personal.

Amar shpjegon: “Isha tek lokal F., kërkova diçka për të ngrënë. Doja të haja bukë. Çdo gjë është mbyllur. Kam tre ditë pa ngrënë dhe kam dhimbje të forta stomaku nga uria. U afrova tek lokali, tentova të hap derën, doja të gjeja diçka për të ngrënë. Por nuk gjeta asgjë dhe kur po ikja, një person me shkop në dorë mu vu pas. Kam ikur me vrap sa kam mundur nga frika derisa më kapi patrulla e policisë, ndërsa ai personi po më ndiqte me nxitim. Unë jetoj në Kampin e Babrrusë, kam një muaj e gjysmë që kam ardhur në Shqipëri. Ndërsa gruan dhe djalin i kam në Bosnjë”.

Policia shpjegon për Gazetën “Si” se ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë, ku dallon një person me të zeza që tenton të ngjitet në parmakët e lokalit. Ai tenton disa herë – shpjegon agjenti i policisë për Gazetën “Si” – pastaj qëndron pak dhe ulet në trotuar dhe më pas tenton të hipë përsëri. Pasi tenton disa herë, kamera e tregon “hajdutin” teksa zbret dhe ikën me vrap. Menjëherë sapo materialet të përcillen në prokurori, Amar Harkati do të dalë para Gjykatës nën akuzën e vjedhjes; edhe pse vetë efektivët e kanë të paqartë të përcaktojnë në fashikull se çfarë ka vjedhur saktësisht azilanti nga Gaza.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amar harkati arrestohet palestinezi tirane amar harkati arrestohet palestinezi tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale