LIVE UPDATES
Bota

Serbia dhe Kosova mund të minojnë shpresat për antarësimin në BE nëse do hapin ambasadat në Izraelit

9 Shtator 2020, 10:23 Nga DOSJA
Serbia dhe Kosova mund të minojnë shpresat për antarësimin

BRUKSEL- Kjo deklaratë e BE-së vjen pas 4 shtatorit kur nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump njoftoi dakordësinë mes shteteve, për caktimin e një ambasade nga Beogradi në Jeruzalem dhe njohjen diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës, si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA.

Ky ndryshim i Kosovës dhe Serbisë pas së premtes së kaluar ka bërë që shtetet europiane të kapen në befasi nga kjo pikë e marrëveshjes së firmosur, pasi sa i takon statusit së Jeruzalemit, vendet e unionit kanë qenë të qëndrimit se kjo çështje duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinës. Shumica e 27 vendeve të bllokut kanë mbajtur qëndrim neutral duke i vendosur ambasadat në Tel Aviv dhe janë të mendimit që si një vend kandidat për bashkimin me bllokun, Beogradi zyrtar duhet ta respektojë këtë vendim.

“Nuk ka asnjë shtet anëtar të BE-së me një ambasadë në Jeruzale. Çdo hap diplomatik që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin është një çështje shqetësuese.”- është shprehur zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano.

Ndër të tjera Stano ka thënë se Bashkimi Europian ishte njoftuar më herët vetëm për sa i përket aspekteve ekonomike të takimit në Shtëpinë e Bardhë, por jo për lëvizjen që përfshinte Jeruzalemit.

Më katër shtator, ditë kur Trump nënshkroi mëarrëveshjen me të dy palët zyrtarët serbë duket se po tërhiqeshin nga zotimi i bërë në lidhje me ambasadën. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë se vendimi përfundimtar do të duhet të diskutohet nga qeveria dhe do të varet nga “shumë faktorë” duke përfshirë këtu zhvillimin e ardhshëm të lidhjeve me Izraelin.

Gjithashtu sa i takon njohjes së Kosovës si shtet nga Izraeli, Presidenti i Kosovës, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke u përpjekur të qetësonte frikën e Turqisë dhe grupit të vendeve të Ligës Arabe në lidhje me vendimin për të njohur Izraelin. Presidenti Thaçi u shpreh se  se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin nuk do të cënojë në asnjë mënyrë, partneritetin strategjik, miqësor dhe vëllazëror mes Kosovës dhe Turqinë.

Izraeli njohu Kosovën si shtet pas marrëveshjes së 4 shtatorit. Turqia kundërshton vendimin e Kosovës për ambasadën në Jeruzalem. Reagimi i Palestinës

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit, Izraeli njohu zyrtarisht Kosovën ku kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu konfirmoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.

“Kosova do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem. Siç jam shprehur edhe më parë ditët e fundit, cikli izraelit i paqes dhe pajtimit po zgjerohet dhe priten t’i bashkohen edhe shtete të tjera.”- ka shkruar Netanjahu në Tëitter.

Por nga ana tjetër Turqia u bëri thirrje udhëheqësve kosovarë që të rishikojnë zotimin për hapjen e një ambasade në Jerusalem, vendim që sipas tyre mund të rëndojë situatën e Palestinës dhe për rrjedhojë të parandalojë njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një deklarate për shtyp nga ministria e Jashtme e Turqisë, Ankaraja i kërkoi Prishtinës që të respektojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat theksojnë se konflikti mes Izraelit dhe Palestinës mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës me kufijtë bazuar në marrëveshjet e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor. Por Presidenti Thaçi njoftoi se pas një telefonate me Erdoganin marrëdhëniet Turqi-Kosovë nuk do të prishen.

Gjithashtu edhe Palestina deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në një deklaratë në Twitter, bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat e sigurisë 478 dhe 23/34 të këshillit të sigurisë së OKB.

Burimi: Marketwatch

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni donald trump izrael kosove nenshkruhet marreveshja ne shtepin e bardhe donald trump izrael kosove nenshkruhet marreveshja ne shtepin e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj