Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar familje të ndryshme të cilat kanë humbur banesa dhe të afërmit e tyre për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. I shqoëruar nga imami Elvis Naçi, Arbër Hajdari, apo edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj për zonat brenda Tiranës, në takimet e kryeministrit nuk kanë munguar bisedat me fëmijët, puthjet por edhe ‘shakatë pakripë’.
Një prej rasteve të tilla është edhe momenti kur vetë kryeministri Edi Rama vë në lojë një prej fëmijëve, duke e tallur për madhësinë e veshëve.
“Hajde këtu, po ky mos ça është ky mor? Shih si është ky, shih si është? O si i paske veshët…të gjitha i dëgjon me ato veshë! Si e ke emrin, emrin si e ke?”- shprehet Rama duke parë fëmijën dhe duke e drejtuar përballë familjarëve të tij.
Madje në momentin që i thotë si i paske veshët, hap edhe duart si për të vënë akoma më në dukje që veshët e vogëlushit janë shumë të mëdha! Por kjo mënyrë të shprehuri me këto komente tallëse, siç duket dhanë edhe efekt tek vogëlushi, i cili shikonte i habitur dhe me një vështrim, si një njeri i vënë në faj se kishte veshë të mëdhenj, gjë të cilën nuk e kishte zgjedhur ai me dëshirë.
“Sa vjeç është?”- pyet Rama më pas të atin.
“Ai është çuni im i vogël,”– thotë ai më pas, ndërsa i vogli vetëm belbëzon.
Rama njihet për afrimitetin që krijon me familjarët dhe banorët e ndryshëm të cilët viziton nga afër. Nuk janë të pakta rastet që kryeministri ka marrë në krahë e ka puthur fëmijë, të cilëve u ka premtuar edhe që një ditë do t’i takojë sërish, madje bashkë me Zahon.
Por komentet bullizuese për veshët e një fëmije, që ndoshta janë halli i tij më i vogël, nuk mund të shlyhen me puthje në ballë, faqe dhe as me një ritakim me Zahon. Historia ka treguar se njerëzit me ‘defekte’ në pamjen e jashtme e kanë kthyer dhimbjen në forcë dhe janë bërë simbole suksesi. Përmendim këtu, nismat e ndërmarra për modelet oversize, apo për vajzën Winnie Harlow, e cila njihet në të gjithë botën si njeriu me lëkurë më dy ngjyra.
Kështu që, as veshët e atij fëmije nuk e përcaktojnë sasinë apo mënyrën e dëgjimit të tij dhe rrjedhën e jetës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Shfaqja e kryeministrit Edi Rama është konsideruar si një shoë në këtë situatë të vështirë pas tërmetit. Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “...
TIRANË– Fidel Ylli dhe Musa Ulqini, janë dy deputetët e Partisë Socialiste që kanë hapur kundër paketës antishpifje të hartuar nga vetë maxhoranca. Në mble...
TIRANË– Komisioni i Medias është mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të diskutuar në lidhje me projektligjet e qeverisë për paketën “anti-shpifje”. Gjatë ...
TIRANË– Lëvizja VetëVendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e e gazetarëve për lirinë e shprehjes, e cila do të zhvillohet pas 2 ditë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me paketën antishpifje. Me anë të videoje të publikuar në profilin e tij n...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se kryeministri Edi Rama nuk është I besueshëm në faktin se mund ta përballojë situatën pas të...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër qeverisë në lidhje me miratimin e paketës antishpifje. Në një status në rrjetet sociale, Meta ka pu...
TIRANË– Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë para medi...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama këtë pasdite ishte në një takim me banorët e Vaqarrit në Tiranë, ku nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me këta të fu...