"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Shtyhet mbledhja e ‘Zgjedhores’, Gjiknuri tregon arsyen: Rudina Hajdari ishte sëmurë, puna vazhdon, shpresoj mos të jetë
16 Dhjetor 2019, 16:27Nga DOSJA
TIRANË– Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë para mediave arsyen e shtyrjes së takimit të sotëm.
Në prononcimin e tij, Gjiknuri tha se mbledhja u shty për shkak se shumë prej deputetëve munguan dhe bashkëkryetarja e tij, Rudina Hajdari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Megjithatë ish-ministri i Infrastrukturës theksoi se puna për Reformën Zgjedhore ende vazhdon dhe se ende është në pritje të propozimeve për ndryshimin e sistemit nga ana e opozitës parlamentare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.
“Sot nuk u bë kuorimi i mbledhjes sepse disa anëtarë nuk erdhën dhe bashkëkryetarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Puna vazhdon. Do të kemi njoftime për mbledhjen e radhës. Shpresoj që të mos jetë ngërç dhe bojkot. Ne presim mirëpresim partitë e opozitës paralamentare me një propozim. Shumë shpejt do të kemi njoftimin për mbledhjen e radhës,”-tha ndër të tjera Gjiknuri.
Mbledhja e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore ishte më 19 nëntor me ndërmjetësimin e OSBE-së. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama këtë pasdite ishte në një takim me banorët e Vaqarrit në Tiranë, ku nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me këta të fu...
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar sot në Vaqarr aty ku do të ndërothet lagjia e re, pas shembe...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me paketen anti-shpifje, e cila është propozuar nga qeveria që ai drejton dhe duket se do të miratoh...
TIRANË–Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje. Nuk ka munguar edhe një reagim i Nora Malajt, ish-depu...
Politike16 Dhjetor 2019, 12:32
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur i...
Tiranë- Nis mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, por diskutohet për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e gjendjes së fatkeqȅsisë natyrore deri më 31 ...
TIRANË- Fabrizio Bucci shumë shpejt do të jetë Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Sipas informacioneve ai ka marrë pëlqimin e qeverisë dhe nesër do të ...
TIRANË– Replika të forta mes gazetarit Armand Shkullakut dhe kryedemokratit Lulzim Basha në tryezën e sotme për lirinë e medias, e cila ishte organizuar ng...