LIVE UPDATES
Politike

Paketa Antishpifje/ Basha: Rama po kontrabandon censurën, përfitoi nga tragjedia e tërmetit (VIDEO)

16 Dhjetor 2019, 17:13 Nga DOSJA
Paketa Antishpifje/ Basha: Rama po kontrabandon censurën, përfitoi nga

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me paketën antishpifje. Me anë të videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Basha thekson se tragjedinë e 26 tetorit, kryeministri Edi Rama po e përdor për shoë politik dhe për të kontrabanduar paketën që synon të kthejë censurën në Shqipëri.

Basha thekson më tej në video-mesazh se rëndësia që ka liria e shprehjes për demokracinë tonë dhe kërcënimi i rëndë që po i vjen kësaj lirie thelbësore nga paketa ligjore e propozuar prej qeverisë, e kanë detyruar gjithë opozitën e vendit për t’u angazhuar në kundërshtim të saj.

Ndër të tjera kreu i PD-së shton se dy projektligjet e propozuara mund të konsiderohen vetëm paketë “Anti-Fjalës së Lirë” sepse i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gjyqësore, i shndërrojnë këto dy institucione në censorë me forcë kërcënuese e sanksionuese kundër mediave të lira.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës

Të nderuar qytetarë,
Në këto ditë të vështira të përballimit të pasojave të katastrofës humanitare të tërmetit do kisha preferuar që e gjithë koha dhe vëmendja ime të ishte në funksion të bashkëqytetarëve të prekur dhe të mos isha i detyruar tu drejtohesha me këtë mesazh.

Mirëpo rëndësia që ka liria e shprehjes për demokracinë tonë dhe kërcënimi i rëndë që po i vjen kësaj lirie thelbësore nga paketa ligjore e propozuar prej qeverisë, më kanë detyruar mua dhe gjithë opozitën e vendit për t’u angazhuar në kundërshtim të saj.

Ajo që na ndodhi nuk ishte vetëm një fatkeqësi natyrore, por edhe një fatkeqësi njerëzore, sepse po mos të kishim pasur abuzimin, papërgjegjshmërinë, neglizhencën apo paaftësinë e zyrtarëve të kësaj qeverie, numri i viktimave dhe dëmet do të kishin qenë shumë më të vogla.

Mirëpo në vend që qeveria të merrej me ndihmën ndaj të dëmtuarve dhe me vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të saj përgjegjës, ajo është duke e përdorur politikisht këtë katastrofë për të bërë shoë mediatik populist dhe për të fshehur një tërmet që po i shkakton themeleve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Në kushtet kur opozita, mediat, shoqëria civile, mbarë kombi shqiptar e ka vëmendjen të përqendruar tek plagët e hapura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, tek qytetarët e pastrehë që po ballafaqohen me dimrin në kushte të mjerueshme nëpër çadra, qeveria po përpiqet që prapa krahëve të na kontrabandojë një paketë ligjore e cila synon të kthejë censurën në Shqipëri.

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i gëzimit të të drejtave të tjera civile politike dhe ekonomiko-sociale. Si mund të mbrosh të drejtat e tjera po nuk pate të drejtën themelore që të ngresh zërin kundër padrejtësive dhe shkeljeve!

Në vend që sivjet të gëzonim 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe fillimit të revolucionit të kadifenjtë që shembi komunizmin në Europën Lindore, ne po përballemi me rikthimin e nenit 55 për Agjitacion dhe Propagandë të kohës së diktaturës.

Dy projektligjet e propozuara mund të konsiderohen vetëm paketë “Anti-Fjalës së Lirë” sepse i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gjyqësore, i shndërrojnë këto dy institucione në censorë me forcë kërcënuese e sanksionuese kundër mediave të lira.

Këtë sulm kundër lirisë së shprehjes, e kanë artikuluar më së miri dhjetëra organizata të ndryshme të mediave, nga brenda e jashtë vendit, të cilat e kanë denoncuar këtë paketë ligjore e i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet prej saj.

Gjithashtu, është e turpshme për vendin dhe popullin tonë që qeveria Rama po shtyn me arrogancë një paketë ligjore të kundërshtuar me forcë nga OSBE-ja në të njëjtin vit që Shqipëria ka kryesimin e OSBE-së.

Ky veprim nuk është rastësi, por është hapi i radhës i kësaj qeverie që po degradon në autoritarizëm, për të fshehur dështimet, korrupsionin dhe kriminalizimin e saj, nëpërmjet censurës.

Prandaj duke mbështetur organizatat e mediave që janë angazhuar në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, i bëj thirrje qeverisë që të heqë dorë nga paketa ligjore despotike që ka përgatitur.

I bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve të tjera mike demokratike, që të bëjnë presion ndaj qeverisë së Edi Ramës për të mos ndërmarrë këtë veprim të rëndë kundër lirisë së shprehjes.

Po ashtu kërkoj ndihmën e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të kërkojnë prej qeverisë shqiptare t’ju përmbahet angazhimeve të ndërmarra për lirinë e shprehjes në kuadër të konventave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Por ajo që është më e rëndësishmja, ju ftoj ju të dashur bashkëytetarë pa dallim, që pa lënë anash solidaritetin tonë ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrore dhe njerëzore të tërmeteve, të mobilizohemi për të penguar me të gjitha forcat këtë atentat kundër lirisë së fjalës në vendin tonë. Kjo qeveri nuk do mund të na e mbyllë gojën!

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha paketa antishpifje rama kunder mediave edi rama lulzim basha paketa antishpifje rama kunder mediave

Sondazh

Poll
Politike 16 Dhjetor 2019, 17:06

TIRANË– Antari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet