LIVE UPDATES
Editorial

Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

10 Shkurt 2022, 18:08 Nga DOSJA
Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

Nga Enton Abilekaj

Ata që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane, e ka shitur grupimin e vetë tek Edi Rama, ende pa u tharë boja në gishtat e votuesve të opozitës, pjesa tjetër ka vetëm një lider politik si Berisha dhe një grup mendjesh konfuze që i shkojnë nga mbrapa ndërkohë që flirtojnë me kë të munden.

Këtë tregoi votimi i sotëm në Kuvend, që i zgjati mandatin organeve të vettingut, të konfirmuara në 5 vjet si të paafta dhe të korruptuara. Me video-shantazhe, me vendime të pashpjegueshme pas urhdërave partiakë për përjashtimin apo kualifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, vazhdimisht në përplasje me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ata jo vetëm që u amnistuan sot me votat e opozitës, por morën edhe një mandat 3-vjeçar.

Teksa Sali Berisha deklaroi votën kundër, megjithëse ekspozoi me video lëpirjen që Lulzim Basha po i bënte asaj që kishte përshtyrë, grupi i mbështetësve të tij iu bashkua. Ata u larguan nga Kuvendi duke mos marrë pjesë në asnjë votim.  Aleatët e PD-së, kokëulur dhe pa dinjitet, u futën në sallë të bënin atë që, edhe ata, kishin premtuar se nuk do ta bënin kurrë. Edhe LSI, që denoncon Lulzim Bashën, si të kapur nga Rama, si bashkëpunëtor të fshehtë të Edi Ramës, uli kokën dhe nuk guxoi të votojë kundër. Të kapur nga frika, nga presioni, apo, në rastin më të mirë, të joshur nga ndonjë ofertë bujare, ata bënë votimin e turpit, nënshtrimin e turpit, i dhanë Edi Ramës mundësinë që deri në 31 dhjetor 2024 të përdorë KPK dhe KPA për të shantazhuar apo sakatuar Drejtësinë.

Votimi i sotëm, tregoi se populli opozitar përfaqësohet në Kuvend nga një pakicë shumë e vogël, nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që, në tejkalim të kohës së vetë politike, por jep shpresë që, edhe një regjimi të mbështetur nga ambasadorët, edhe një pushteti të subvencionuar nga korrupsioni brenda dhe jashtë, mund t’I rezistohet nëse je i pakapur.

Në të kundërt Lulzim Basha, që ka marrë flamurin e së resë që po kërkon të largojë të vjetrën, ka marrë tashmë një rrugë të kompromentuar, të opozitës false, të fasadës së shpifur të një regjimi banal, të pazarxhiut të votave opozitare, që i merr ditën në terrenin e varfërisë dhe i shet natën në zyrat e luksit. Ai shiti sot veten më shumë se këdo. Shiti atë pak dinjitet që u mundua të mbante, pasi deklaroi “lufta sapo ka filluar” dhe nxori nga sirtarët propozimet bajate për ndryshime Kushtetuese, vetëm për të bërë marrëveshjen e tretë me Edi Ramën. Ai sot, i vuri drynin final, bravës luksoze të opozitës që u mundua t’i falë Yuri Kim, kur e nxiti në aventurën politike që e futi në rrugë pa krye.

Pas seancës së turpit, ai u nis drejt SPAK për të dëshmuar i detyruar para prokurorëve belgë, duke përgënjshtruar edhe një tjetër deklaratë që ka bërë, për shpjegimet shteruese që u kishte dhënë në 2018. Nërsa Berisha u nis në Vorë për fushatë elektorale, Lulzim Basha shtrëngonte fort vendimin për të votuar KPK dhe KPA, që të fitonte një seancë relaksuese pyetjesh. Pasi mbaroi seanca, rrugën e së ardhmes e mori “politikani i së shkuarës”, ndërsa rrugën e së shkuarës “lideri i së ardhmes”.

Kontroverset nuk mbarojnë për Shqipërinë, ato vetëm shpjegojnë pse situatat e vështira përsëriten. Edi Rama e ka tashmë Parlamentin që u duk sikur e humbi në 2021, kur Murrizi, Gjuzi dhe ”kërpërata” e tyre u larguan. Ai mund të tallet me Kushtetutën, me institucionet sa herë të dojë, duke e vënë në resht opozitën e kapur, në mos direkt, nëpërmjet ambasadorëve. Lideri i një shpure të korruptuar, që çdo ditë përballet me një “çështje personale” të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe gjithmonë del palagur për shkak të Drejtësisë që ka sajuar këto 5 vjet, sapo konfirmoi se do t’i ketë të paktën edhe për 3 vjet në dispozicion të gjitha. I vetëm ka mbetur publiku i nënshtruar ndaj fatkeqësisë./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj lulzim basha seance plenare 10 shkurt 2022 analiza nga enton abilekaj lulzim basha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll
Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Editorial 1 Shkurt 2022, 09:06

Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet