LIVE UPDATES
Editorial

Rruga e shkatërrimit?

12 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Rruga e shkatërrimit?

Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një vend gabimi dhe faji.

Çështja kryesore politike nuk është se çfarë duhet të bëjnë që vendi të zhvillohet, por faji i kujt është që nuk e kemi bërë. Faji ka rënë mbi kryeministrin dhe ish-kryeministrat, mbi presidentin dhe ish-presidentët, mbi deputetët dhe ish-deputetët, mbi Kuvendin, partitë politike dhe institucionet demokratike në përgjithësi.

Për muaj dhe vite, këto faje janë përkthyer në kërkesëpopullore për të gjithë këta më sipër por dhe për shumë më tepër që t’i kërkojnë falje shqiptarëve për gjithçka që kanë bërë dhe nuk kanë bërë, por askush prej tyre nuk është ndalur për ta kërkuar këtë falje dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre kundrejt atyre të cilët i vunë në pushtet: shqipëtarëve.

Askush nuk iu ka shpjeguar shqiptarëve se përse, gjatë tridhjetë vitëve ata kanë zgjedhur të njëjtin lloj politikanësh populistë që iu kanë ofruar arin dhe floririn, por më pas kanë dalë kallp.

Kur një popull mashtrohet kështu, është e qartë se problemi nuk është se ka mashtrues (gjithmonë ka) por se ne kemi disa mangësi vetë si popull.

Për më shumë se tridhjetë vjetë, mashtrimi u bazua në premtime për të bërë të gjithë njerëzit të pasur pa nevojën e arsimimit dhe shëndetit të mirë apo të një sigurie më të mirë. Por kohët e fundit, mashtrimi është përkeqësuar në dy dimensione.

Së pari, qeveria nuk ka mbajtur kurrë premtimet. Kryeministri aktual nuk ka paraqitur kurrë asnjë ide se si do të arrihet zhvillimi.

Dhe së dyti, në vend të kësaj, vendi po hedh poshtë të gjithë ëndrrën që kishte për të krijuar një shoqëri të lirë, demokratike të qeverisur nga shteti i ligjit. Ai po e zëvendëson atë me regjimin arbitrar të një udhëheqësi absolut të bërë me format e shekullit të 19-të. Ne po kthehemi 200 vjet mbrapa.

Cili popull e bën këtë? Çfarë lloj sëmundje shoqërore kemi për t’u vetë shkatërruar në këtë mënyrë?

Një herë kam lexuar një histori nga një rus për të shpjeguar mëkatin i cili e çoi vendin e tij drejt vuajtjeve që e kanë munduar atë për kaq shumë shekuj, nën carët, komunistët dhe post-komunistët.
Virgjëresha Mari viziton një fshatar rus dhe i ofron t’i japë çfarë të dojë, me një kusht. Nga gjithçka që do t’i jepte, do t’i jepte dyfish vëllait të tij. Fshatari reflekton për pak kohë dhe përgjigjet: «Më nxirr njërin sy”!
Njëjtë si rusi e kemi edhe ne një histori të ngjashme kur fshatari nuk i kërkon Zotit që ta pasurojë por i kërkon që të varfërojë vëllain e tij.

Ky është qëndrimi që ka në themel një populli i cili mbështet një lider jo sepse e përmirëson atë, por sepse fundos të tjerët, është një popull që kënaqet kur kryeministri del dhe fyen dhe poshtëron ata që nuk mendojnë si ai, duke i akuzuar ata se kanë bërë gjëra që vetë ai dhe kabineti i tij aktualë janë duke bërë, gjëra që të gjithë e dinë se i bëjnë, por nuk u intereson nëse i bëjnë sepse ajo që duan është që ata të poshtërojnë të tjerët, jo që të ndalojnë t’i bëjnë ato. Ky është burimi i mbështetjes për udhëheqësit shkatërrues që dominojnë vendin tonë tani, duke filluar nga vetë kryeministri, i cili injekton urrejtjen me artikulimet dhe tonet zbukuruese që i jep fjalës sa herë që flet në publik dhe nuk bën asgjë për të përmirësuar as shëndetësinë, as arsimin, as ekonomine e aq më pak të ardhmen e shqiptarëve. Urrejtja është bileta e tij për popullaritet.

Sot përballë protestave, idhëtarët e pushtetit të mashtrimit, të zgjedhjes së të keqes më të vogël nxjerrin si tabelë ku na japin të drejtën të bëjmë qitje, 21 janarin, kemi një shprehje ne nga jugu “thuama sa s’ta kam thënë moj dobiçmadhe” (të më falni për fjalën por nuk e modifikoja dot shprehjen), e kjo qeveri që ka bërë shumë fëmijë të paligjshëm e na i ka vendosur ne popullit që t’ia mbajmë mbi shpinë, kujton fëmijët e paligjshëm të simotrave të saj për ta na treguar se fëmijët e kujt janë më të fismë.

Protestat sot nuk janë asgjë tjetër por një përgjigje ndaj politikës 30 vjeçare të urrejtjes dhe shumë po na thonë se këto qëndrime kanë njërezultat të pashpresë, se prishja e poçave tregon dhunë, por ata nuk kanë folur kurrë për dhunën e përditshme që ne kalojmë sapo zgjohemi në mengjes, madje edhe nëpër ëndrra.
Ky është thjesht justifikimi për vetëvrasjen e vendit, mallkimi i vërtetë i pashpresës.Ne po fundosemi të gjithë, duke përfshirë fëmijët, prindërit, motrat apo vëllezërit tanë por pikërisht edhe të atyre që e shijojnë këtëcirk pa bukë që po u jepet. Është mënyra për të siguruar që vendi nuk do të zhvillohet dhe se, nëse një ditë ai vendos të heqë urrejtjen dhe të rifitojë demokracinë, rruga përpara do të jetë më e gjatë.

Vendi nuk do të zhvillohet derisa njerëzit të ndryshojnë perspektivën e tyre dhe të vendosin të shohin drejt së ardhmes, një të ardhme me arsim, shëndet dhe siguri për fëmijët e tyre. Kjo e ardhme varet nga ruajtja e demokracisë duke votuar në zgjedhje për të refuzuar këtë mjedis shkatërrues që po çon në kolapsin e të gjithë vendit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 10 Dhjetor 2020, 13:32

Policia që vret

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...

Editorial 11 Dhjetor 2020, 07:42

Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 10:29

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...

Editorial 9 Dhjetor 2020, 08:34

Quinto i drejtohet Ciceronit

Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...

Editorial 8 Dhjetor 2020, 18:35

Policia që s’duam

Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk  morrën vetëm jetën e  tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...

Editorial 7 Dhjetor 2020, 21:28

Morali dhe e vërteta në politikë

Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...

Editorial 4 Dhjetor 2020, 20:47

Armiku i vetëvetes

Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni