LIVE UPDATES
Editorial

Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

11 Dhjetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të

Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar, ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të perceptosh atë që po ndodh realisht.

Si gjithmonë, ndeshja proverbiale mes atyre që janë në pushtet dhe të tjerëve që tentojnë t’ua rrëmbejnë atë, beteja mes lakejve të qeverisë dhe kandidatëve për shërbëtor të ardhshëm, kacafytja në rrjete sociale ndërmjet njërës palë, që çmon jetën njerëzore dhe të tjerëve që derdhin lot për dekorin e festës, i ngjan një debati për seksin e ëngjëjve, në krahasim me atë që po ndodh realisht në rrugët e Shqipërisë.

Fatkeqësisht ne ende nuk po kuptojmë asgjë.

Ata që ushtrojnë dhunë, ata që godasin policët, ata që përmbysin karron vezulluese të babagjyshit, nuk janë militantë partie. Një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë, apo të rinj të frustruar, që me siguri nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj. Ata ndoshta mund t’i ngatërrojnë Lulzim Bashën me Edi Ramën me të njëjtën padituri që mund këmbenin Sali Berishën me Ramiz Alinë.

Dhuna e tyre nuk është thjeshtë goditje ndaj qeverisë. Vërtetë kanë krisur grilat e ministrisë së rendit, vërtet tentuan të hyjnë në kryeministri, vërtet kanë thyer xhamat e selisë së PS-së, por jam i sigurtë që me të njëjtën lehtësi të padurueshme do kishin përdhosur dhe zyrat e PD-së, apartamentin ku ndodhet Lapsi.al apo godinën e TV Klan.

Targetet e tyre, po t’i shohësh me kujdes, nuk janë vetëm politike.

Me forcën e rebelimit të errët, që nuk njeh autoritet, ata godasin mbi semaforët në rrugë, zbukurimet si simbol i normalitetit, ndonjë biznes privat apo seli banke, që mund të marrin flakë me të njëjtën lehtësi si kazanët e plehrave të Erion Veliajt.

Nëse u dalin përpara, po ashtu si policët me uniformë, mund ta pësonin njësoj edhe Edi Rama, edhe ndonjë nga opinionistët e debateve teatrale të mbrëmjes; edhe ndonjë OJF-ist që shqetësohet më shumë për dhunën verbale ndaj grave deputete, sesa për gjakun e derdhur në rrugë; edhe ndonjë gjyqtar apo prokuror që rastësisht e kanë parë në TV.

Ata ndoshta nuk e dinë dhe nuk janë në gjendje të perceptojnë se jetojnë në një vend ku kryeministri me dhjetë oligarkë ndajnë gjithçka, se ata janë të paprekshëm, të padënueshëm dhe gjithmonë mirë. Ata ndoshta nuk e kanë kthjelltësinë për të vërejtur se këta oligarkë do të jenë të njëjtët edhe nëse ndodh rotacioni i pushtetit, që me siguri nuk pjell dot një ndryshim esencial.

Por, ata kanë instiktin të kuptojnë gjëra më të thjeshta. Kur ndonjë TV arrin t’u drejtojë mikrofonin, ata përgjigjen se kërkojnë drejtësi, ngrenë maskën dhe nxitojnë të thyejnë xhamin e radhës. Secili nga ne do të pyeste: po ç’drejtësi duan më shumë, kur vrasësi është prangosur dhe ministri po largohet?

Por, ndryshe nga spektakli i ekraneve ku ne marrim pjesë, herë si aktorë dhe herë si spektatorë, ata nuk duan ta dinë për këto pikpyetje. Në paditurinë e tyre ata arrijnë të perceptojnë se me gjithë premtimet për drejtësi, vrasja e Ardit Gjoklajt nuk u zbardh kurrë. Se me gjithë përgjërimet për lotët e Ana Veizit, që dikur u kthye në ikonë, rilindja i rikthehet asaj vetëm kur i duhet të bëjë qokën në përkujtimet e 21 janarëve.

Ata e dinë se janë të pashpresë. Këtë e kanë parë në sytë e prindërve të tyre, që u kthehen në shtëpi pa arritur të sigurojnë pagën ditore. E kanë ndjerë në gjendjen e tyre, që nuk ka shance të ndryshojë çfarëdo që të ndodhë. E kanë perceptuar tek bashkëmoshatarët që çfarëdo aftësish që të kenë, nuk do të kenë kurrë një punë dhe një të ardhme, po nuk u antarësuan një ditë në FRESH, LRI, apo FRPD.

Ata e dinë se në shumicën e rasteve janë të destinuar të kenë fatin e Klodian Rashës edhe nëse nuk mbeten të vrarë pas shpine nga plumbat e shtetit. Sepse ata janë të projektuar për të qenë viktima, në një shoqëri që ka zhdukur çdo shanc për ta, që ka shkatërruar ashensorin social, duke i parë vetëm si skllevër apo si konsumatorë.

Me siguri që ata nuk kanë instrumentat e duhur për të interpretuar debatin sqimtar mes mbrojtësve të jetës dhe atyre të bredhit, ata e shpërfillin merakun e atyre velinave që pranojnë dajakun e dashnorëve të fortë që u dhurojnë bizhu marramendëse por nuk pranojnë dot anarkinë në rrugë.

Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika.

Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.

Ata e nuhasin që për shumëkënd janë vandalë dhe pengmarrës, po aq u bën se shihen si të tillë nga “të vjetër e të konsumuar” që kanë fikur brenda tyre çdo ideal, pasion e aspiratë.

Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani.

Ajo adresohet kundër të gjithëve ne, shtresës së sipërme të shoqërisë, kush më të ndershëm e kush më pak të tillë, kush më të drejtë e kush më manipulator, sepse të gjithë së bashku ne kemi krijuar tavanin e xhamtë të një bote, të cilin ata nuk e kapërcejnë dot pa e thyer dhe bërë copë e çikë.

Atyre aq u bën për debatet e holla për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të një shoqërie, për zbatimin e normave dhe ligjeve demokratike. Ata nuk jetojnë në një sistem të tillë, për ta nuk ka drejtësi, shanse të barabarta dhe oportunitet për të bërë përpara.

Prandaj ata janë njëkohësisht edhe kundër atij grupi mes nesh që i quajnë barbarë edhe kundër atyre që përpiqen t’i mbrojnë, me një stil që për ta është i neveritshëm.

Prandaj kjo përplasje ndërmjet atyre që qurraviten për bredhin dhe atyre që mbrojnë jetën, duhet të ndalë sa më parë. Edhe më e rrezikshme është propaganda e Edi Ramës për t’i paraqitur ata si kamikazë të një opozite që po përdor adoleshentët e dhunshëm ngaqë nuk merr dot pushtetin me zgjedhje.

Çdo manipulim pervers i këtij lloji, çdo përpjekje për të krahasuar vrasjen e Klodianit me ato të 21 janarit, çdo tentativë për ta përdorur këtë sinjal të rëndë për nevojat politike të ditës, do të thotë të hedhësh në det kyçin për të kuptuar këtë konflikt e më pas për ta zgjidhur atë.

Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh.

Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që na thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, katet e së cilës nuk komunikojnë me njëra- tjetrën.

Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembërta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup.

E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule. Nëse nuk i themi ndal dhunës sistemike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e karros së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare. Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza e andi bushatit andi bushati protestat per klodian rashen analiza e andi bushatit andi bushati protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll
Editorial 10 Dhjetor 2020, 13:32

Policia që vret

Kur një grup policësh u bashkuan për të rrahur një 15-vjeçar tek liqeni, u deshën disa javë që drejtori i Policisë së Shtetit të kërkonte falje. Përpara ...

Editorial 11 Dhjetor 2020, 07:42

Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në sem...

Editorial 10 Dhjetor 2020, 10:29

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...

Editorial 9 Dhjetor 2020, 08:34

Quinto i drejtohet Ciceronit

Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...

Editorial 8 Dhjetor 2020, 18:35

Policia që s’duam

Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk  morrën vetëm jetën e  tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...

Editorial 7 Dhjetor 2020, 21:28

Morali dhe e vërteta në politikë

Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...

Editorial 4 Dhjetor 2020, 20:47

Armiku i vetëvetes

Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën