LIVE UPDATES
Editorial

Policia që s’duam

8 Dhjetor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Policia që s’duam

Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk  morrën vetëm jetën e  tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te policia. Edhe nëse do të kishim të bënim me një rast sporadik kjo do të ishte shqetësuese, por rastet e abuzimit të policisë me publikun janë të shumta. Megjithë deklamimet elektorale për rend dhe siguri të partisë në pushtet, realiteti është i hidhur. Nga “policia që duam” e Tahirit që mbante koferenca shtypi me policë me maska si fasadë në sfond e deri te heqja e “barkëderrave” dhe e “të vjetërve” e Lleshit, policia, nga polici e shtetit është kthyer në polici të partisë.  Nuk ishte parë kurrë më parë që policët të vadisnin arrat e kanabisit dhe trafikantë droge të përdornin makinën e ministrit të rendit. Veprimet e policisë me banorët e unazës dhe dhuna ndaj aktorëve që mbronin teatrin qe e paprecedent.  Dhuna e ushtruar ndaj një djaloshi 15- vjeçar që kish thyer 10 minuta orën policore dhe historitë me familje me biografi të keqe e Kryepolicit Veliu në Parlament, e kapercejnë edhe imagjinatën e barcoletave humoristike policeske.

Në vendet demokratike këto veprime abuzive do të sillnin një reagim të menjëhershësh të shoqërisë. Mjafton të sjellë në vëmendjen tuaj  plagosjen pa dashje të një qytetari britanik nga policia, që e gjithë shoqëria angleze të reagonte. E si pasojë e këtij reagimi qeveria angleze vendosi që policët e rendit të mos mbajnë armë zjarri, por vetëm pistoleta elekrike pasi nuk kanë trainimin e nevojshëm, duke lejuar përdorimin e armëve të zjarrit vetëm nga policia kriminale dhe forcat speciale.  Por në vendin tonë kjo nuk ndodh për shumë arsye. Frika ndaj pushtetit që mund të hakmeret nga vendi i punës e deri tek taksat e taksidarët që të gjobisin, ç’montimi i protestave të opozitës dhe i artistëve të teatrit jo vetëm me gaz lotsjellës por edhe me gazin mbytës të propagandës mediatike e ndihmuar kjo edhe nga “Ambasadorët e Rrugës së Elbasanit” që më shumë se demokracinë shohin interesat okulte të pushtetit, janë disa prej tyre.

Dhuna si obsion për mbajtjen e pushtetit.

Një fjalë jo e urtë popullore thotë: druri ka dalë nga xheneti. Këtë “postulat” e ka vënë në axhendën e vet edhe “Rilindja” për të mbajtur me çdo çmim pushtetin. Ne zgjohemi e ngrysemi çdo ditë me dhunën mediatike të pushtetit, ku lajmi dhe gazetaria është zëvendësuar nga propaganda. Në të gjitha TV-të kombëtare bëhet lajm edhe kur Rama ndërron gravatën, ndërsa për liderin e opozitës sajohen me regji të K/ministrit histori agjendësh 007. Policët e Lleshit të mbysin me gaz e të shoqërojnë në polici jo vetëm kur proteston, por edhe po qeshe me zë të lartë kur kalon K/m-ja. Parlamenti ku spikatin kllounë që mbajnë petkun e opozitarit, ngre kartonat “pro” edhe kur gjymtohet me ligje inkuzicioni media e lirë, por  edhe kur sakatohet Kushtetuta për të përjetësuar në pushtet liderin rilindas. Qershia në këtë tortë të prishur por me fasadë të paraqitur bukur nga media, është Drejtësia e Re…por në vend të Moisiut shpëtimtar, papritur doli një Xhind që nuk plotëson “dëshirat” e ligjit por  tekat e pushtetit. Prandaj mos u habisni që sot një polic drejtoi armën mbi qytetarin, pasi nesër do shikoni gjyqtarë që dënojnë opozitën sic bënë me Saliajnin, apo media si JOQ apo Ora News  që do tu mbyllet goja. Në këtë det të trazuar nga ujrat e pandemisë Covid 19 me gjithë zhgënjimet  dhe skandalet e panumërta, barka rilindase do lundrojë drejt zgjedhjeve të 25 Prillit për ti fituar ato, pasi veç medias së propagandës, do përdori edhe “dhunën që ka dalë nga xheneti”për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit. Këtë do ta shohin të gjithë shqiptarët, po nuk dihet nëse do mund ta shohë Ambasadorja Kim!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll
Editorial 7 Dhjetor 2020, 21:28

Morali dhe e vërteta në politikë

Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...

Editorial 4 Dhjetor 2020, 20:47

Armiku i vetëvetes

Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 08:33

Ursula von der Leyen: Presidentja e krizave

Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...

Editorial 30 Nëntor 2020, 09:20

Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...

Editorial 29 Nëntor 2020, 21:21

Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk is...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet