LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria: Një marshimi i pafund

11 Dhjetor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Shqipëria: Një marshimi i pafund

Shqipëria është …

Shqipëria është më shumë se ushqimet e saj tradicionale. Është zhurma e stuhishme e borieve në rrugë, është fëmija që afrohet në semaforë për të kërkuar lëmoshë. Shqipëria është më shumë se konjaku “Skënderbeu” që del krenar për eksport, është makina që nuk i lëshon rrugë këmbësorit, është këmbësori që pret me durim, i mësuar që të mos e respektojnë, është gjithashtu autobusi ku vidhen portofolët, furgonët dhe taksitë që injorojnë të gjitha rregulloret e trafikut.

Shqipëria është vendi me ditën e punës me dymbëdhjetë orë ose më shumë, ku fjala “injorant” përdoret si një fyerje, është vendi ku njerëzit jetojnë me sakrifica dhe mundim përballë një sistem historikisht të korruptuar. Shqipëria është më shumë se sheshi Skënderbej. Është më tepër se vendi me 108 vjetë pavarësi.

Shqipëria është djali që vritet nga policia, është vendi ku Teatri prishet në emër të popullit, është vendi ku gratë vriten pse divorcohen, vendi ku burrat dhunojnë gratë e pastaj jargaviten rrugëve duke parë një vajzë që ecën në rrugë.

Shqipëria është më shumë se një vend përdhunuesish. Më shumë sesa emocioni që na dhuroi kombëtarja, më shumë sesa festimet e çuditshme në netët e bardha, është më shumë se veprat e Ismail Kadaresë, dhe më shumë se këngët e Rita Orës dhe Dua Lipës.
Shqipëria është edhe ai djali homoseksual që del i veshur si vajzë rrugëve të Tiranës, është Arditi që vdiq duke punuar për t’u ushqyer, është vendi ku njerëzit rrëmbehen dhe kamerat nuk funksionojnë, ku krimineli largohet në drejtim të paditur, ku sirenat e qeveritarëve që duan të kalojnë me shpejtësi bëjnë ndotje akustike, është vendi ku deputeti e merr vesh nga televizioni që është deputet.

Shqipëria është vendi ku arsimi publik është përtokë, ku nuk njerëzit i blejnë vetë ilaçet kur shtrohen në spitale, është vendi ku pandemia po bën kërdinë por shteti nuk ka para të paguaj dhe lejon maskën në bare por jo në rrugë, është vendi ku profesioni i analistit është trend, vendi ku analistët dinë të flasin për gjithçka, ku policët dhunojnë dhe vrasin, ku policët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për një pagë të mjerueshme.

Shqipëria është vendi ku kriminelët fitojnë zgjedhjet, ku parlamenti mbushet me kriminelë, ku sekserët e pushteteve hapin gazeta, televizione dhe ndërtojnë bunkere.
Shqipëria është shqiptari që përbuzet dhe keqtrajtohet në Greqi, është personi që di gjithçka për ty edhe pse nuk të njeh, është ai që feston nëse Gjermania apo Brazili fiton Kupën e Botës, por që hesht kur i merret liria.

Shqipëria është ai burri pijanec që dhunon gruan e tij përpara fëmijëve e pastaj i lumtur shkon në shtrat, është gruaja që ka frikë të denoncojë dhunuesin, është gazetari që rehatohet ekonomikisht sepse i mban ison pushtetit, është nëna që numëron kafshatat e bukës për fëmijët e saj, është familja që lë gjithçka për të filluar nga e para në një shtet tjetër.

Shqipëria është mungesa e mundësive, është më shumë se 28 mijë kilometra katrorë, më shumë se flamuri me shqipen me dy koka. Është një kushtetutë politike që askush nuk e lexon por gjithkush e ndryshon, është vendi ky kryministri hap ekspozita, televizione vishet me firmato por të ardhura ka vetëm pagën e tij.

Shqipëria është vendi ku mburremi për ushqimin ndërkohë që nuk ka ushqim për të gjithë, është vendi ku duhet të fillojmë nga e para, ku na duhet një realitet tjetër, ku të jesh rebel do të thotë se je duke i bërë gjërat mirë.

Shqipëria është një marshim i pafund që po zgjerohet. Një grusht i shtrënguar që godet dhe bën që gurët e shahut të tronditen. Është vendi që të dhemb dhe të lëndon vetëm kur ti e do vërtet. Është vendi ku një grup reagon ndërsa një grup tjetër bën “vullnetarët e Enverit”. Është vendi ku ne vazhdojmë të jetojmë të mbytur, ku marrim frymë të intubuar nga shteti, duke kërkuar remi ndërkohë që jemi shah mat.

Është vendi ku është urgjente të nisim ndryshimin nga gjëra sado të vogla dhe të vazhdojmë pa u ndalur më kurrë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 10 Dhjetor 2020, 10:29

Corona – beteja e fundit e kancelares Merkel

Çfarë fjalimi! Me thirrje, paralajmërime, lutje, kërkesa. Kancelarja gjermane Angela Merkel, si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betej...

Editorial 9 Dhjetor 2020, 08:34

Quinto i drejtohet Ciceronit

Në vitin 64 para Krishtit, Ciceroni vendosi të kandidojë për pozicionin e Konsullit të Romës, më i rëndësishmi i Republikës.Gjithçka dukej se favorizonte...

Editorial 8 Dhjetor 2020, 18:35

Policia që s’duam

Plumbat e policisë ndaj të riut Klodian Rasha se kishte thyer orarin e lëvizjes, nuk  morrën vetëm jetën e  tij, por thyen rëndë edhe besimin e publikut te poli...

Editorial 7 Dhjetor 2020, 21:28

Morali dhe e vërteta në politikë

Shoqëria politike është e ndërtuar mbi një rrjet hipokrizish, fjalimesh boshe dhe dogmash. Sidoqoftë, në këtë univers keqkuptimesh, nuk mungojnë “të ndriturit” ...

Editorial 4 Dhjetor 2020, 20:47

Armiku i vetëvetes

Nga Meri LikaNë intervistën e tij për “Forbes” duke përmendur “vështirësitë” që ai ka për të na gdhendur ne “popullin e keq” që i kemi rënë për pjesë, dhe duke ...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 08:33

Ursula von der Leyen: Presidentja e krizave

Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet