LIVE UPDATES
Ekonomi

Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi fonde!

15 Janar 2021, 20:26 Nga DOSJA
Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi

Banorët e fshatit Gjorm të Kurbinit prej vitesh vuajnë me rrugën e keqe që përshkon fshatin e tyre. Rruga bëhet edhe më e keqe gjatë sezonit të dimrit ku prurjet e reshjeve janë edhe më të mëdha. Gjatë këtij sezoni rruga bëhet e pakalueshme nga uji dhe balta që mbizotërojnë në gjithë gjatësinë e saj. Gropat e mëdha në mes të saj e rëndojnë edhe më keq gjendjen e rrugës.

Banorët pas shumë përpjekjesh dhe ankesash që kanë adresuar në Bashkinë Kurbin ende nuk kanë gjetur zgjidhje ndaj i janë drejtuar emisionit Fiks Fare. Ata pohojnë se balta , gropat dhe pluhuri i rrugës ua kanë bërë jetesën të pamundur në këtë fshat. Sipas Tyre degradimi i rrugës në këtë gjendje ka ardhur si rrjedhojë e mos investimit në të prej kohësh, si dhe nga kalimi në këtë rrugë të mjeteve të tonazhit të rëndë që shumë pranë banesave të tyre kanë pikën e furnizimit me krom. Që prej tërmetit rruga është degraduar edhe më shumë dhe për kalimin e përditshëm të trajlerave askush nuk e vë ujin në zjarr për këta banorë.

“Fëmijët tanë dalin me çizme llastiku për në shkollë se ndryshe nuk kanë si të kalojnë në këtë rrugë” shprehet njëra prej banoreve. Prej 6 muajsh i janë drejtuar me shkresë Bashkisë Kurbin dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Po ashtu banorët i janë drejtuar edhe kompanisë së kromit por këta të fundit i kanë injoruar dhe kanë vazhduar normalisht punën e tyre. Fiksi bashkë me banorët duke parë gjendjen e mjerueshme të rrugës iu drejtuan Bashkisë Kurbin. Në zyrën e informacionit të kësaj bashkie gazetarja kërkon informacion se çfarë është bërë në lidhje me kërkesën e banorëve të Gjormit depozituar në bashki në dt 3/6/2020. Punonjësit shprehen se banorët duhet ta ribëjnë kërkesën , kjo me urdhër të kryetares së bashkisë. Vetëm pas ribërjes së kërkesës informacioni pohon se do t’u kthehet përgjigje menjëherë, ndërsa me kërkesën e depozituar më para nga këta banorë nuk ka gjurmë në bashki. Të kushtëzuar për të zgjidhur problemin e tyre, përfaqësia e banorëve ribëjnë ankesën e tyre. Në këtë kohë banorët përplasen edhe me shefin e urbanistikës së kësaj bashkie i cili mohon se banorët janë ankuar ndonjëherë. I vënë përballë tyre drejtori Benard Palaj, pohon se rruga do të shtrohet me çakull pasi Bashkia Kurbin nuk ka fonde për ta asfaltuar. ” Ne do i dërgojmë fonde qeverisë, pasi vetë bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme për ta asfaltuar rrugën. Ne ende po merremi me rastet emergjente të tërmetit pasi ende kemi familje që jetojnë në çadër” shprehet drejtori i urbanistikës.

Palaj u zotua që brenda javës rruga do të shtrohej me çakull dhe i kërkoi gazetarëve të Fiksit të shkonin e ta shihnin se do ta mbante fjalën. Por banorët me këtë zgjidhje nuk janë të kënaqur, pasi çakulli mund të rezistojë pak kohë, pasi mjetet e tonazhit të rëndë do ta prishnin prapë.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kurbin rruga e gjormit kurbin rruga e gjormit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet