LIVE UPDATES
Art&Argëtim

RRËFIMI/ Isuf Kalo: Familja Hoxha nuk më ftoi në dasma, bisedat e mia me Enverin e Nexhmijen

21 Korrik 2019, 18:32 Nga DOSJA
RRËFIMI/ Isuf Kalo: Familja Hoxha nuk më ftoi në dasma, bisedat e

TIRANË- Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, në librin “Blloku”, botim i “UET PRESS”, hedh dritë në mjaft nga misteret e familjeve të liderëve komunistë që jetuan në Bllok. Ai ndalet në ngjarje të caktuara për të dhënë për to kujtimet e veta dhe perceptimet e veta. Një pjesë e librit flet për raportet që familjet e Bllokut mbanin me personelin e punësuar dhe raportet që këta punonjës kishin me vetë drejtuesit e vendit në Bllok.

STANDARDE TË DYFISHTA

Personeli që ishte në shërbim pranë familjes Hoxha ishte i shumtë dhe kompleks. Secili kishte detyra specifike. Disa i shërbenin personalisht Enverit, disa personalisht Nexhmijes, disa merreshin edhe me familjarët e tjerë të tyre, që banonin me ta brenda së njëjtës ndërtesë. Këtu përfshiheshin motra e Enverit, Sanua, nëna e Nexhmijes, Naxhija, si dhe dadot e punëtoret e tri çifteve të të rinjve dhe të fëmijëve respektivë të tyre.
Numrin më të madh e përbënte grupi i rojave, që quhej “Grupi i parë”. Ai siguronte shërbim 24-orësh në shtëpi dhe shoqëronte Enverin në zyrë apo në çdo lëvizje apo udhëtim. Ata ishin ushtarakë, vartës të Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës dhe të Drejtorisë së dytë të Sigurimit. Komandanti i tyre ishte Sulo Gradeci. Pjesë e atij grupi ishin edhe shoferët dhe tre ndihmësmjekë, gjithashtu ushtarakë.

Grupi tjetër përbëhej nga pastrueset, kuzhinierët, ndihmësit e tyre, kamerierët, dadot e fëmijëve të vegjël, si dhe punëtorë të kaldajës, lulishtarë, elektricistë etj. Përgjithësisht, këta ishin nën vartësinë e Drejtorisë së Pritjes dhe paguheshin prej saj. Drejtoria e Pritjes kryente furnizimin, mobilimin dhe trajtimin e kushteve të jetesës të të gjithë udhëheqësve të lartë byroistë. Personel krejt tjetër qenë ata që i shërbenin direkt Enverit, ose personalisht Nexhmijes në zyrë si sekretarë, daktilografistë, korrierë, arkivistë, punonjës të Komitetit Qendror të Partisë e të Institutit Marksist-Leninist, vartës e bashkëpunëtorë personalisht të Nexhmijes. Të gjithë këta të fundit paguheshin nga administrata e Komitetit Qendror të Partisë.

Së fundmi, ishte grupi i personelit mjekësor. Unë, mjek personal i Enverit, i Nexhmijes dhe i familjes, mjekët anëtarë dhe konsulentë të ekipit mjekësor të posaçëm të Enverit, si dhe tri infermiere që shërbenin me kohë të plotë brenda shtëpisë, por paguheshin nga Drejtoria e Pritjes ose nga Klinika Speciale e Udhëheqjes.

Ata nuk paguheshin nga të ardhurat e Enverit, Nexhmijes apo familjarëve të tyre, që bashkëjetonin në të njëjtën shtëpi. Asnjeri nga ata “nuk hante bukën” e asaj familjeje. Në një mori të tillë personash është e përfytyrueshme që Nexhmija shpenzonte mjaft kohë dhe energji për menaxhimin dhe koordinimin e detyrave dhe punës së secilit prej tyre. Ajo merrej, së pari, me rekrutimin e secilit, njihej paraprakisht me dokumentet, biografinë ose me vetë personin që propozohej nga sektorët përkatës të mësipërm, për t’u angazhuar në shërbim të familjes Hoxha dhe jepte pëlqimin ose i refuzonte ata.

Kriteri i parë, më i rëndësishmi, ishte pastërtia e biografisë politike, personale, familjare dhe morale, si dhe shkalla e zotësisë dhe gatishmëria e përkushtimi i tyre për të punuar me ose pa orar kurdo që t’u kërkohej. Ajo e quante nder e privilegj për cilindo, mundësinë që u ofrohej për të punuar në familjen Hoxha dhe shprehte habi kur ndonjë prej tyre qëllonte të mos i pranonte, apo të tërhiqej më pas, duke konstatuar se nuk i përballonte dot kërkesat e atij punësimi.
Raste të tjera qenë largimet e tyre për arsye të ndonjë “kleçke” të mëvonshme biografike, arsye shëndetësore ose ndonjë dyshim për shoqërim me persona të papërshtatshëm. Më i trishtueshëm ishte largimi misterioz i Stathit, ish-kuzhinierit të Enverit, një djalë i ri, jashtë mase energjik e i talentuar, i cili e përjetoi shumë rëndë largimin nga detyra dhe përfundoi tragjikisht me vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i sipërm i Pallatit të Kulturës dhe Operës.

Largime pati edhe në personelin mjekësor, tre infermiere, njëra e sëmurë dhe dy të tjerat nuk pranuan të angazhoheshin në detyrë për shkak të papërshtatshmërisë së orarit, mbingarkesës ose arsyeve familjare. Nexhmija e kishte të pamundur t’i njihte personalisht të gjithë ata. Ndaj personelit ajo mbante përgjithësisht qëndrim zyrtar korrekt, por të distancuar. Natyrisht, bënte edhe përjashtime. Ishte më e afërt me Sulon, me infermieret Drita Ndoni dhe Drita (Rita) Buzani e veçanërisht me Konstandina Zhamon, veterane, me ne, mjekët, e me ata që kishin shumë vite në shërbim të familjes dhe Enverit. Personeli tjetër ishte ai i zyrës që i shërbente direkt asaj, kur ishte drejtore. Në të hynin kryesisht stafi i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Me ta ajo komunikonte për çështje pune dhe ishte më e afrueshme. Edhe pse përgjithësisht e rezervuar, ndodhte që ajo ndërhynte shpesh për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problemeve personale ose të familjes së tyre.

Të paktën për tre persona mes tyre, ajo më pat kërkuar me mirësjellje edhe mua që, brenda mundësive, të kujdesesha për problemet e tyre shëndetësore. Ndërhyrje të tilla ajo shumë rrallë i bënte për personelin tjetër të shtëpisë dhe atë të Enverit. Ndoshta pasi për nevojat e këtyre kujdesej kryesisht Suloja.
Komunikimi im me Nexhmijen për situatat shëndetësore të Enverit, ato të saj dhe të familjarëve të tjerë ishin të drejtpërdrejta, pa etiketa, pa elozhe, pa slogane e pa reveranca ndaj saj. Nuk kam kuptuar të ketë shfaqur pakënaqësi, qoftë edhe tërthorazi për këtë lloj bashkëpunimi pa ngjyrime formaliste.
Më vonë, kur kam lexuar një letër që një nga sekretarët e Enverit (H.) i dërgonte pas kryerjes së një porosie që ajo i kishte dhënë lidhur me një problem shëndetësor të Enverit, për një operacion që ai do të kryente në muajin shkurt të vitit 1979, mbeta pa gojë për mënyrën e më poshtme deklamative, patetike dhe formaliste me të cilën ai i drejtohej:

“Shoqja Nexhmije, ia transmetova menjëherë dje pasdite shokut N. N. (ministër i Jashtëm) tekstin që më porositët për shokun T. L. (ambasador i Shqipërisë në Paris). E shkrova vetë me makinë dhe ia dërgova për t’ia nisur pa vonesë me shifër, sipas udhëzimeve.
Natyrisht me emocione të forta e bëra edhe unë këtë porosi, se dëshira jonë është që asnjë shqetësim më të vogël të mos ketë për shokun Enver, por deri sa u desh që ai të bënte këtë operacion, do të thotë se ky ishte i domosdoshëm për shëndetin e tij, për të mirën e Partisë e të popullit tonë, për çështjen e madhe të revolucionit e të socializmit, të cilëve ai u shërbeu e do t’u shërbejë me patos e devocion të pakufishëm, si dhe për gëzimin dhe lumturinë e gjithë familjes suaj.
Në këto çaste emocionesh të mëdha edhe për mua, anëtarin e vjetër të Partisë sonë të shtrenjtë, nxënësin besnik e të devotshëm të shokut Enver, e ndiej veten shumë pranë tij dhe dëshiroj me gjithë shpirt që ai të na kthehet sa më shpejt me shëndet të plotë në krye të detyrës për të udhëhequr Partinë dhe popullin tonë, në ndërtimin e socializmit dhe për të vazhduar luftën titanike kundër të gjithë armiqve të Shqipërisë së kuqe, të revolucionit dhe të socializmit, kundër gjithë imperialistëve, të mëdhenj e të vegjël, me ata amerikanë në krye, kundër socialimperialistëve sovjetikë e kinezë, kundër revizionistëve modernë, tradhtarëve dhe armiqve të tjerë të marksizëm-leninizmit.

Dashuria e pakufishme që ka shoku Enver për atdheun socialist, për popullin, për partinë dhe për marksizëm-leninizmin, do të bëjnë që ai jo vetëm ta kapërcejë sa më shpejt me sukses gjendjen pas operacionit, por të fillojë sa më shpejt nga veprimtaria e përditshme për të cilën kanë aq shumë nevojë Partia, Shqipëria dhe lëvizja komuniste në të gjithë botën. Ju uroj edhe juve shëndet.

Me respekt si gjithmonë…”

Kur e lexova atë letër u habita. Ndjeva siklet, por dhe keqardhje për atë goxha burrë, person i besuar në detyrë aq të lartë që e tjetërsonte veten në atë shkallë. Nuk e mësova kurrë nëse ky stil apo mënyrë komunikimi kaq e politizuar me slogane, me lajka dhe parulla ishte i preferuar dhe i kërkuar prej vetë Nexhmijes, apo ajo nuk e pëlqente dhe vihej në siklet edhe vetë, me një gjuhë formale e servile të tillë? Por sidoqoftë, dukej që, në fakt, ajo nuk e kundërshtonte. Përndryshe nuk do ta kishte lejuar ose do të kishte reaguar që të mos ndodhte e të mos përsëritej.
Me Nexhmijen kam pirë kafe disa herë brenda shtëpisë, gjithmonë për të biseduar probleme të punës, sidomos të shëndetit të Enverit, por edhe të fëmijëve e të të rinjve të familjes apo të asaj vetë. Jam ulur në tryezë me të vetëm në Paris, pasi kish vdekur Enveri, kur ajo erdhi për një kontroll mjekësor, edhe kjo kryesisht në rastet kur na ftonin punonjës të ambasadës në shtëpitë e tyre ose në lokal. Nexhmija dhe Enveri nuk më ftuan formalisht në asnjërën prej tri dasmave të fëmijëve të tyre. Askënd nga personeli që u shërbente, as Sulo Gradecin.

Meqë unë kisha pasur kontakte edhe me Fiqirete Shehun dhe Vito Kapon, më binte në sy që Nexhmija ishte më e distancuar me personelin që i shërbente sesa ato. Nuk krijonte intimitet e familjaritet dhe shumë rrallë u jepte ndonjë kënaqësi, kurse Vitoja dhe Fiqiretja, përkundrazi, i trajtonin ata më me ngrohtësi, thuajse si pjesëtarë të brendshëm dhe besnikë të familjes, aq sa dukeshin si të “pronësuar” e të varur nga ata. Disa prej tyre kjo i bënte të silleshin mirënjohës deri në servilizëm. Të kujtonte qehallarët, hyzmeqarët dhe shërbëtorët e dikurshëm të bejlerëve, pavarësisht se punonjësit e Bllokut ishin të paguar prej shtetit, pra “hanin bukën e vet” falë punës, shërbimeve që ofronin, sakrificave dhe djersës së tyre.
Ndonëse me dy shoqet e pushtetshme të mësipërme unë pata kontakte më të pakta dhe në një periudhë kohe më të shkurtër sesa me Nexhmijen, ato më patën afruar e ftuar disa raste për kafe ose më rrallë edhe të ulesha të drekoja a darkoja në familjet e tyre me to. Madje, me rastin e martesës së Besnik Kapos, isha i ftuar personalisht në dasmë.

Hysniu vetë sa herë që shkonte me shërbim, madje dhe në festa familjare, kujdesej që në drekat a darkat që shtroheshin për nder të tij të uleshim në tryezë, bashkë me të ftuarit e tjerë, dhe ne, adjutantët, truprojat, shoferi i tij dhe unë si mjek që e shoqëroja. Sa herë që gjatë shërbimeve jashtë Tiranës ose në evenimentet ku e shoqëroja ndodhte të fotografohesha edhe unë me të, ai ma dërgonte vetë fotografinë me shënimin: “Me shumë dashuri, Hysniu”.
Gjatë viteve në Bllok, përpara se të angazhohesha si mjek i Enverit, më ka ndodhur tri-katër herë që e kam shoqëruar edhe Mehmetin në shërbimet jashtë Tiranës. Edhe ai ishte po aq i përzemërt. Në ato vite, më shpesh në familjen Shehu pata vizituar nënën e Mehmetit, Sulltanen dhe disa herë edhe Fiqireten, e cila ishte shumë e interesuar, sidomos për dietën ushqimore dhe merrte mjekim për një problem jo të rëndë në sferën e specialitetit tim.

Ndryshe nga Vito, e cila rrezatonte “klas” dhe shije në veshje, feminilitet, krenari dhe komunikim fin diplomatik dhe prandaj konsiderohej “Madama e Bllokut”, Fiqiretja ishte pragmatiste, observuese, pretencioze dhe këmbëngulëse energjike e disi tahmaqare në shfrytëzimin e favoreve të pushtetit. Përtej xhamave të tejdukshme të syzave asaj i përshkëndisnin disa xixa jo të zakontë inteligjence dhe një lloj padurimi si e një “adoleshenteje” të vonuar për të pasur në çast atë çka dëshironte. Mbase pse jo edhe zonjëllëkun e parë të Shqipërisë?!

Vjehrra e saj, nënë Sulltania, ishte relativisht obeze, me fytyrë rrumbullake, pa rrudha, si mollë. Ajo vuante nga hipertensioni i lartë i gjakut. Atë e pata vizituar disa herë. Ishte shumë mirënjohëse kur e vizitoja dhe bisedoja me të me kënaqësi. Nënë Sulltania dukej që dëshironte të demonstrohej vëmendje ndaj saj, sepse brenda shtëpisë kishte një “rivale”, Marien misterioze, e ardhur prej kushedi se ku, larg nga Çekia. Një herë në dhomën e saj më gjeti Mehmeti. U shfaq te porta e dhomës së saj i veshur me kostum, gati për t’u nisur në ndonjë aktivitet dhe, pa hyrë brenda, na përshëndeti që aty ngrohtësisht të dyve. “Mirë i ka punët, doktor?” pyeti. Pastaj, duke u larguar, i nxituar tha: “Faleminderit! Vazhdoni nuk po ju pengoj”.

Por nënë Sulltania nuk i kishte mirë punët me arteriosklerozën. Ajo vdiq në vitin 1972, në muajt kur unë ndodhesha në Paris për një specializim gjashtëmujor për diabetin në klinikën e profesorit Moris Derot, babait të diabetologjisë moderne franceze.
Lajmi më dëshpëroi, madje më dhembi. Jo vetëm nga njohja e afërt dhe miqësia me të, por edhe për një arsye personale, sepse Sulltane e kishte pasur të regjistruar gabimisht në rini emrin edhe nëna ime.

Në emocion e sipër, i prekur ndoshta edhe nga malli prej ndodhjes larg vendit dhe familjes, u ula dhe shkrova disa fjalë të sinqerta ngushëllimi. Gjithsej një gjysmë faqe dhe ia postova familjes Shehu në emrin e Mehmetit. E vërteta qe se personalisht me Mehmetin pata rastin të njihesha me të më nga afër dhe të takohesha disa herë në muajt e parë të vitit 1972, periudhë që unë ndodhesha në Paris, sepse ai erdhi aty për një problem shëndetësor. Mehmeti u shtrua në një klinikë mjekësore private në lagjen “Passy” të Parisit, nën kujdesin e profesor Brize. Herë pas here ekipi që e shoqëronte më thërriste edhe mua për ndonjë porosi a ndihmë, meqë njihja disi më mirë sesa ata Parisin. Aty pata takuar e biseduar miqësisht dhe kisha pirë ndonjë kafe me Mehmetin dhe Fiqireten.
Në gusht 1972 unë mbarova specializimin dhe u ktheva në Shqipëri dhe pata rastin të njihja, ndërkohë që Mehmeti ishte ende gjallë, një aspekt jo të zakontë, ose më saktë të papritur në sjelljen dhe karakterin e tij. Në atë periudhë, banorët e Bllokut ishin për pushime buzë detit, në vilat e tyre të “Bllokut tjetër”, në një zonë të mbrojtur me ushtarë në plazhin e Durrësit. Aty më dërguan edhe mua të shërbeja si mjek në një ambulancë, degë e Klinikës Speciale që funksiononte brenda tij gjatë muajve të verës.

Kisha pak ditë që isha aty kur më njoftuan të shkoja te vila e kryeministrit, sepse më kishte kërkuar ai vetë. Mora çantën me mjetet e duhura për vizitë mjekësore dhe u drejtova te vila e tij. Ai, bashkë me Fiqireten nuk ishin brenda saj, por qenë ulur në një verandë të improvizuar, të mbuluar me çadër në kopshtin pas vilës, jo nga ana e detit. Fiqiretja duket më pa së largu dhe u ngrit e më priti te hyrja e tendës, Mehmeti u ngrit në këmbë edhe ai dhe për herë të parë, që kur e njihja, më shtrëngoi dorën fort dhe më përqafoi gjatë me shumë përzemërsi. Madje m’u duk sikur dhe u mallëngjye, sepse kur më ftoi të ulesha, zëri i doli si ndryshe.
Unë i çuditur nga përzemërsia që po përjetoja po prisja të dëgjoja hallin mjekësor. Por nuk ishte fjala për të. Mehmeti foli i pari dhe tha: “Të thirrëm që të të falënderojmë të dy për letrën me ngushëllime që na dërgove, e cila na preku, por edhe për shërbimet dhe kujdesin që ke treguar ndaj shëndetit të nënës sime. Ajo na pat folur vetë me shumë simpati për ty”. Unë u emocionova. Mbeta pa fjalë. Nuk pata bërë asgjë të veçantë për të, përveç detyrës sime si mjek. Dhe asgjë të veçantë në fjalët ngushëlluese të letrës që u dërgova. Mes qindra telegramesh, letrash me ngushëllime që ai kishte marrë, a nuk ishte habi që ende mbante mend edhe atë pusullën time, të një mjeku të thjeshtë aso kohe djalosh 30-vjeçar?

Më preku kjo vëmendje dhe ky nderim nga ana e tij dhe nuk e dija, as isha i përgatitur, se ç’duhej thënë në një rast të tillë. Mehmeti dhe Fiqiretja dëshmuan empati ndaj meje, edhe në raste të tjera më pas, për të cilat ndoshta do të kem rast të shkruaj më hollësisht më vonë. Por i parë jashtë rastit tim apo kolegëve të mi, në kontekstin e marrëdhënieve dhe qëndrimeve ndaj njerëzve në përgjithësi, duhet thënë se, pa dyshim, Mehmeti njeri dhe Mehmeti kryeministër në pushtet nuk ishin të njëjtë. Engjëlli dhe Djalli ishin të dy brenda tij.

Në përballje me njëri-tjetrin. Atë herë e pushtonte dhe e nxiste djalli që të pushkatonte pa gjyq 67 robër ballistë në Myzeqe ose që për një bombë në ambasadën ruse të masakronte 22 intelektualë të pafajshëm në Tiranë, apo të hakmerrej me reprezalje të përgjakshme egërsisht me dhjetëra viktima, armiq të supozuar në Mirditë për vrasjen e Bardhok Bibës. Herë tjetër, më rrallë, i shfaqej engjëlli. Atëherë, i frymëzuar, thurte poezi të ndjera si në rininë e hershme, në vitet e shkollës së mesme teknike të “Harry Fultzit” dhe herë e shndërronte në njeri zemërbutë, bujar, i prekshëm deri në përlotje: për të ëmën, për Marien, vetmitaren e huaj dhe të përkujdesej e ta rriste me dhembshuri si baba vajzën e vëllait, apo të bëhej befas tolerant e mbrojtës deri në vetëmohim ndaj të birit dhe “dashurisë së ndaluar” të tij.

Por engjëj dhe djaj të tillë nuk ishin vetëm brenda Mehmetit. Ata rrinin të fshehtë dhe njësoj tinëzisht edhe te banorë të tjerë të Bllokut. Shfaqeshin edhe tek ata herë magjepsës, me buzëqeshje të ëmbël, me urime, përqafime dhe puthje vëllazërore, si të ishin një familje, herë tjetër duke na habitur, shtangur dhe llahtarisur, teksa befas kafshoheshin mes tyre, vrisnin dhe hidhnin në humnerë me faj dhe pa faj njëri-tjetrin.

Marrë  nga Gazeta Shqiptare

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha isuf kalo mjeku i enver hoxhes nexhmije hoxha enver hoxha isuf kalo mjeku i enver hoxhes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje