LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Femra që hyri në mes, Keisi nuk i fali tradhëtinë Stresit, pse u shkatërruan planet për dasmën në San Torini

21 Korrik 2019, 15:25 Nga DOSJA
Femra që hyri në mes, Keisi nuk i fali tradhëtinë Stresit,

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u lirua nga burgu pas 8 muajsh, një vendim që gëzoi më së shumti bashkëshorten e tij 10 vite më të re, Keisin. Mesa duket e ka pritur deri sa doli nga burgu dhe kanë sqaruar gjithçka, arsye që sipas të njohurve të tyre është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies.

Kujtojmë që komshia e tij, e cila aktualisht ndiqte studimet në Kanada, për shkak edhe të distancës i kushtonte edhe statuse gjatë kohës që ai ishte në burg. Por siç konfirmojnë miqtë e tyre, Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund historisë me njëri-tjetrin, edhe pse ata ishin të celebruar dhe po planifikonin një ceremoni private dasme në ishullin grek, Santorini.

Duhet theksuar se për 8 muaj që reperi qëndroi në qeli në burgun e Fushë-Krujës, bashkëshortja e tij shkonte ta takonte, duke mos lënë pas dore edhe postimet e pafundme në “Instagram”, të gjitha dedikime dashurie për Stresin. Mirëpo, duket se çifti është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga Policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre.

Për këtë fakt, në një intervistë për një revistë, Keisi u shpreh se do të sqarohej pasi Stresi të lirohej nga burgu. Nuk dihet nëse sqarimet për këtë çështje e kanë acaruar situatën si një gabim që Keisi nuk ia ka falur dot Stresit, apo ndarja ka ardhur për mos dakordësi për lidhjen e tyre në distancë.

Diçka është e sigurt, që Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga “Instagram”-i dhe madje ka hequr mbiemrin e tij Lushaj, që e kishte në profilin e saj pas celebrimit. Së fundmi, në “InstaStory” ajo shihet duke u argëtuar me shoqen e saj, por në gisht i duket ende një unazë. Nga ana tjetër, Stresi publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto, ku uronte mikun e ngushtë për ditëlindje.

E kështu ka bërë edhe Keisi së fundmi. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në restorant, teksa sheh e qeshur nga njëri drejtim. Ajo që bie në sy është tatuazhi i saj në krah, ku është shkruar një frazë nga një këngë e Stresit. Pavarësisht lajmeve për divorcin e tyre, reperi dhe Keisi duket se kanë vendosur që të mos reagojnë, duke i bërë të gjithë kuriozë se çfarë po ndodh. Kujtojmë që Stresi dhe Keisi janë celebruar, ndërkohë që kishin planifikuar ceremoni private dasme në një nga ishujt e Greqisë.

Madje, gjatë muajve që Stresi ndodhej në burg, nëna e tij i shkruante publikisht Keisit, ndërsa i thoshte: “Shumë shpejt veshur me të bardha Keisi. Do të jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi dhe Keisi!” Postimin e saj e ripostoi edhe Keisi në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehej se ndihej krenare për vjehrrën. Ato të dyja nuk kanë dhënë detaje të tjera për dasmën, por u fol se me daljen nga burgu, Stresi do të bëhej dhëndër.

HISTORIA PASIONANTE E STRESIT ME KOMSHIEN DHE ANULIMI I DASMËS PRIVATE NË ISHULLIN SANTORINI

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, e cila duket se i kishte rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, që në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi rrëfeu fejesën e fshehtë pas tri vitesh lidhjeje në distancë me partneren 10 vjet më të re, kishte planifikuar dhe dasmë me të.

Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në “Instagram”, ku sipër fotos me partneren shkruante: “Viti 2018, viti ynë!”. Po kush është 21-vjeçarja jashtë botës së shoëbizit me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi planifikoi ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë, një plan tashmë i prishur. Ajo ishte një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma i la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.

I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi ka rrëfyer: “Nisi tre vite më parë, kur si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni a do ta kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”.

Po,- më thanë ata,- e ktheu, shikoje dhe ti”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falënderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Të nesërmen lamë një tjetër takim dhe kështu nisi gjithçka”. Duke qenë se lidhja e tyre ishte në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai ka zbuluar në media të tjera detaje nga kjo marrëdhënie plot pasion: “Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t’i duket ndryshe nga ç’është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…” Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme sipas tij ka qenë: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik”, pasi, edhe pse në distancë fizike, ata ishin gjithë kohën në komunikim me njëri-tjetrin, 24 orë në 24.

Sa për planin e dasmës, ai tregonte: “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, sepse është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë supermoderne dhe në planin tonë”. Madje, për këtë ceremoni ai ishte shprehur se i kishte bërë dhe ftesat gati.

Pyetjes “A të tremb martesa? ai i është përgjigjur: “Jo, aspak nuk më tremb martesa. Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem, të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai. E duket se kjo histori ka lënë gjurmë në krijimtarinë e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët mjaft të klikuara është frymëzuar nga dashuria për Keisin.

Në “Kënga Magjike 2017”, ai mori kupë me këngën me titull “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Më fal”, që u tha se ia dedikoi Keisit. Le të shohim se çfarë do të zbulojnë vetë protagonistët e momentit në shoëbiz për këtë histori dashurie, që u vulos me celebrim.

Marrë nga Panorama Plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj keisi lushaj stresi ndahet nga keisi arkimed lushaj keisi lushaj stresi ndahet nga keisi


Sondazh

Poll

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë