LIVE UPDATES
Ekonomi

Rimodelimi i industrisë së veshjeve/Rrobat e mbrëmjes zëvendësohen me atlete dhe …pizhama, kërkohen xhinse Anti-Covid

21 Qershor 2020, 05:20 Nga DOSJA
Rimodelimi i industrisë së veshjeve/Rrobat e mbrëmjes

SHQIPËRI– Prodhuesit shqiptarë të veshjeve kanë përshtatur linjat e tyre sipas kërkesave të reja të imponuara nga partnerët ndërkombëtarë, për shkak të situatës së koronavirusit. Elementet shtesë janë rezistenca e veshjeve ndaj dezinfektuesve dhe detergjentëve të fortë dhe mosdepërtimi i lagështirës. Sa u takon shitjeve, njësitë e tregtimit raportojnë se në karantinë, shqiptarët zgjodhën që të plotësonin gardërobën e tyre me pizhame e të linjta, duke eliminuar blerjet në kategori të tjera. Kthimi në normalitet nuk është shoqëruar me rigjallërim në të gjithë kategoritë. Veshjet për raste dhe ato të mbrëmjeve kanë mbetur stok, me një përqendrim vetëm tek përditshmëria dhe pjesa e komoditetit. Në finale, COVID-19 po rimodelon gjithë industrinë e veshjeve si për sa i përket prodhimit, ashtu edhe sjelljes së konsumatorëve.

Nëse ka diçka që e themi shpesh është që nuk kemi asnjëherë mjaftueshëm veshje për përditshmërinë tonë, as për mbrëmje, as për raste, por karantina zbuloi se këtë herë, nuk kishim mjaftueshëm veshje as për të qëndruar në shtëpi. Në këtë konstatim mund të dalësh lehtë, nëse pyet dyqanet që tregtojnë këtë kategori veshjesh, të cilat raportojnë se kanë pasur rritje të shitjeve online gjatë periudhës së izolimit.

Kthimi në normalitet është shoqëruar me një tjetër valë blerjesh nga konsumatorët dhe shitjet më të mëdha, sipas kërkesës, janë për grupin e fëmijëve. Qëndrimi për tre muaj në izolim (praktikisht thuajse një stinë) ka bërë që nga dimri të kalohet në verë dhe nënat kanë nxituar që të plotësojnë së pari gardërobën e fëmijëve e më pas të kalojnë te plotësimi i gardërobës së tyre kryesisht me veshje të përditshme dhe të rehatshme.

“Brandet e veshjeve për fëmijë si ‘Prenatal’ dhe ‘Okaidi’ kanë pasur kërkesat dhe shitjet më të larta, grupmosha që këto brande mbulojnë është ajo nga 0-14 vjeç. Mungesa e blerjeve gjatë karantinës, bëri që të gjitha blerjet të përqendroheshin në periudhën pas COVID-19, për të përmbushur nevojat për veshje, ndërkohë që fëmijët rriten. Këto shitje ishin 50% e shitjeve totale të kompanisë” pohon Elda Hysenbelli, Drejtore Ekzekutive e “Fashion Group Albania”.

Tendencat që kanë shfaqur blerësit në këtë kohë post-karantinë për veshje variojnë, por diçka mbetet e qartë. Veshjet e rasteve të veçanta apo ato të mbrëmjeve nuk po i kërkon kush, për aq kohë sa mbrëmjet e maturave, dasmat apo gëzime të tjera familjare mbeten të ndaluara dhe jeta e natës ende mbetet shumë më pak aktive se dikur.

Normaliteti i ri

Tendencat që kanë shfaqur blerësit në këtë kohë post-karantinë për veshje variojnë, por diçka mbetet e qartë. Veshjet e rasteve të veçanta apo ato të mbrëmjeve nuk po i kërkon kush, për aq kohë sa mbrëmjet e maturave, dasmat apo gëzime të tjera familjare mbeten të ndaluara dhe jeta e natës ende mbetet shumë më pak aktive se dikur. 

Dyqanet e vogla në vështirësi, markat “nuk lëkunden” nga COVID-19 

Marjeta, prej disa vitesh sillte veshje nga Greqia me autobusë dhe i tregtonte në një dyqan të vogël në Rrugën Bardhyl. Malli që kishte sjellë në shkurt mbeti pothuajse i gjithi stok dhe vështirësia e detyroi që të linte edhe dyqanin, pasi nuk mund të paguante qiranë. Tani po përpiqet që ato pak rroba që ka t’i shesë online përmes faqeve në rrjete sociale Facebook dhe Instagram, diçka që nuk po funksionon pasi shumica e njerëzve refuzojnë të blejnë diçka jashtë sezoni.

Kjo e ka vënë në pozitën që të mos shohë në afatshkurtër mundësinë që të rihapë aktivitetin, për aq kohë sa nuk mund të udhëtojë shpesh në shtetin fqinj, ndërkohë e pranon se ka frikë nga një infektim i mundshëm. Aktualisht e vetmja mundësi që ka gjetur për të gjeneruar pak të ardhura ka qenë bashkëpunimi me një kompani kozmetike për të shitur produkte me broshurë. Si rasti i Marjetës mund të gjesh raste të shumta biznesesh të vogla, të cilët janë detyruar të ulin qepenat.

Panorama është krejt e ndryshme për njësitë e tregtimit të veshjeve që operojnë si zinxhir i markave ndërkombëtare. “Prisja një tkurrje dukshëm më të madhe të kërkesës së konsumatorëve, duke pasur parasysh që sjellja ka ndryshuar dhe duke marrë në konsideratë dëmin ekonomik që shkaktoi bllokimi si dhe paniku për virusin. Në fakt, dëmet nuk janë aq të mëdha sidomos për dyqanet që kanë ‘marka’. Blerjet kanë rifilluar normalisht” – tregon Era Xhabafti, partnere e “Liu Jo” dhe “Boggi Milano”. Sipas saj, vetëm në qershor shitjet janë në të njëjtin nivel si vitin e kaluar, ndërkohë që në maj kanë qenë në rritje në krahasim me të njëjtën periudhë.

Prodhuesit përshtatin veshjet me standarde dhe masa anti-COVID-19

COVID-19 nuk ka rimodeluar vetëm psikologjinë e blerjeve te konsumatorët por edhe kërkesat e kompanive për veshjet që ofrojnë në dyqanet e tyre. Krienko Memo, administrator i “Krienko Jeans”, që prej vitesh bashkëpunon me marka ndërkombëtare për të prodhuar për llogari të tyre veshje me gamë të gjerë nga xhinset te bluzat e këmishët, shprehet se së fundi i janë kërkuar të aplikojë standarde të reja.

“Ne kemi filluar të prodhojmë xhinse me disa solucione që rezistojnë 50 larje shtëpie me detergjentë të fuqishëm, që kanë të përfshirë edhe pjesën kundër koronavirusit. Janë xhinse që po i prodhojmë këtu, por edhe ato që janë porositur nga jashtë. Kjo është një kërkesë e tyre që të jenë të certifikuara edhe ndaj lagështirës, domethënë që të mos depërtojë dhe të prekë trupin, por të qëndrojë si bulëz mbi veshjen. Kriteri që po flasim është kërkuar për xhinset, bluzat, këmishët. Në përgjithësi për veshjet. Koronavirusi po ndryshon mënyrën sesi ne po prodhojmë” – tregon Memo.

Ai thotë se ky vit është i vështirë për të gjithë sektorin fason dhe më të vegjlit do ta kenë të vështirë mbijetesën dhe se porositë nga partnerët ndërkombëtarë pritet të jenë në tkurrje. Se cili skenar do të materializohet lidhur me këtë tkurrje, ai shprehet se nuk mund të ketë saktësi, por në rastin më optimist pritet një ulje me 30%. Markat ndërkombëtare do të shohin ecurinë e shitjeve në dyqanet e tyre deri në shtator, kohë që do të shërbejë si test për të vendosur lidhur me porositë e radhës.

Xhinse anti-Covid

Ne kemi filluar të prodhojmë xhinse me disa solucione që rezistojnë 50 larje shtëpie me detergjentë të fuqishëm, që kanë të përfshirë edhe pjesën kundër koronavirusit. Janë xhinse që po i prodhojmë këtu, por edhe ato që janë porositur nga jashtë. Kjo është një kërkesë e tyre që të jenë të certifikuara edhe ndaj lagështirës, domethënë që të mos depërtojë dhe të prekë trupin, por të qëndrojë si bulëz mbi veshjen

Nga Hirushe në atlete, blerjet tek këpucët dominohen nga stili komod

Një fjalë e urtë thotë “sipas vendit dhe kuvendi” dhe e aplikuar kjo tek veshja, do të thotë respektim korrekt i kodeve sipas ambienteve.

Viteve të fundit, të paktën tek pjesa e këpucëve është vënë re një tendencë gjithmonë e më shumë drejt komodes, duke eliminuar takat e larta apo stiletto-t në maksimum dhe duke lulëzuar trendi i atleteve që, tani, edhe me një kostum serioz nuk po duken dhe aq të çuditshme, përkundrazi quhet trendy.

Kompanitë e prodhimit dhe shitjes së këpucëve raportojnë se në periudhën e karantinës pati një rënie të blerjeve. Tek e fundit, kujt i nevojiten këpucë, stiletto apo atlete për të lëvizur nga kuzhina në ballkon. Emanuela nga kompania “Mito by Caterina Firenze”, që prodhon për një sërë markash të huaja, por edhe për tregun shqiptar, tregon se shitjet kanë qenë në ulëta dhe mbeten të tilla, teksa pritet një lloj rigjallërimi në vazhdim.

Sipas saj, këpucët që po parapëlqehen gjithmonë e më shumë janë atletet, teksa bilanci i gardërobës ka bërë që të ketë një lloj kërkese për këpucët me taka. Gjithsesi, sot më shumë sesa Hirushe për evente dhe dasma, femrat po kthehen tek atletet, duke kërkuar stil më praktik dhe komod.

Stili komod

Këpucët që po parapëlqehen gjithmonë e më shumë janë atletet, teksa bilanci i gardërobës ka bërë që të ketë një lloj kërkese për këpucët me taka. Gjithsesi, sot më shumë sesa Hirushe për evente dhe dasma, femrat po kthehen tek atletet, duke kërkuar stil më praktik dhe komod.

Krienko Memo, Administrator “Krienko Jeans” “Partnerët kanë kërkuar të përshtasim veshjet me standarde anti-COVID-19”

Prodhimit të veshjeve sipas modelit dhe standardit të kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë i është shtuar një kërkesë e re. Duhet të ketë masa anti-COVID, që do të thotë se veshjet duhet të kenë në përmbajtjen e tyre materiale që nuk lejojnë depërtimin e lagështirës në trup, duke lënë atë si bulëz në sipërfaqe, teksa kërkohet që të forcohet edhe rezistenca ndaj detergjentëve të fuqishëm dhe dezinfektuesve.

Krienko Memo, administrator i Krienko Jeans, që prodhon veshje të tilla si xhinse, bluza dhe këmisha për një seri kompanish ndërkombëtare, tha për “Monitor” se industria e veshjeve po përshtatet me kushtet e reja që në prodhim, teksa pritet që porositë në vetvete të pësojnë tkurrje, për shkak të paqartësisë në tregje.

Memo, si paraqitet situata e fasonit e lidhur kjo me kontratat që keni pasur me bashkëpunëtorët tuaj jashtë?

Situata aktuale është krizë. Vetë fasoni është në një krizë të madhe. Shumica ka rreth 30-35% anulim të porosive, të cilat ndikojnë direkt në zvogëlimin e volumit të punës e për rrjedhojë, në sektor ka pasur edhe shkurtim të fuqisë punëtore. Në këtë rast nuk po flas për kompaninë “Krienko”, pasi ne kemi 400 punonjës dhe nuk kemi bërë shkurtime. Nuk mund të rrezikojmë që së pari të lëmë njerëzit në rrugë dhe së dyti t’ia nisim nga e para me kërkimin e krahut të punës nëse gjërat ndryshojnë.

Me cilat vende bashkëpunoni ose më saktë kompanitë që keni kontrata dhe si paraqitet gjendja e tyre?

Ne kemi kontrata me kompani në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe kryesisht për prodhimin e xhinseve. Për një pjesë të kontratave që kemi pasur është bërë anulimi, pasi nuk ia dolëm që të dorëzonim në kohë porositë për të cilat kishim rënë dakord. Edhe pse pati një lloj lehtësimi për fasoneritë për të dalë në punë një pjesë e punëtorëve munguan.

A mendoni që situata me koronavirusin dhe sjellja e konsumatorëve do ta ndikojë edhe prodhimin final, që bëjnë kompanitë në industrinë e veshjeve?

Kjo pritet në ndodhë. Madje ne kemi filluar të prodhojmë xhinse me disa solucione që rezistojnë 50 larje shtëpie me detergjentë të fuqishëm që kanë të përfshirë, edhe pjesën kundër koronavirusit. Janë xhinse që po i prodhojmë këtu, por edhe ato që janë porositur nga jashtë. Kjo është një kërkesë e tyre, që të jenë të certifikuara edhe ndaj lagështirës domethënë që të mos depërtojë dhe të prekë trupin, por të qëndrojë si bulëz mbi veshjen. Kriteri që po flasim është kërkuar për xhinset, bluzat, këmishët. Në përgjithësi për veshjet. Pra koronavirusi po ndryshon mënyrën sesi ne po prodhojmë.

Aktualisht për cilin sezon po prodhoni tani? Si është interesi për kontratat e reja për sezonet e radhës?

Tani po prodhojmë për vjeshtën dhe dimrin. Vihet re se të gjithë në këtë sektor janë në pritje dhe shumë të matur sepse nuk e dinë sa do të shiten në dyqane sezonet që kanë aktualisht në shitje. Janë disi të çorientuar. Shtatori do të vihet në rrezik pasi parashikohet një ulje me 50% e porosive. Vendimet do të merren vetëm pas rezultatit të dyqaneve pra do të shihen shitjet dhe më pas do të merren vendimet për porositë. Në një skenar optimist pritet 30% rënie e porosive të reja në raport me një vit më parë ndërsa në një skenar pesimist 50%.

Përveç prodhimit, ju operoni edhe me dyqane tuajat në vend. Si ka qenë ecuria e shitjeve gjatë kohëve të karantinës dhe tani që ka një lloj kthimi në normalitet?

Shitjet gjatë periudhës që ishim mbyllur ishin zero. Tani kanë filluar të rigjallërohen, por jo me ritmin e mëparshëm. Ka një ulje me rreth 20%. Gjithsesi mund të them se situata me shitjet është më optimiste në Shqipëri sesa jashtë.

Si e prisni vitin 2020 për sektorin tuaj duke marrë parasysh kushtet aktuale?

Mendoj që në vitin 2020 do të jetë sukses nëse arrin të mbyllësh kostot. Për kompanitë që do të arrijnë të bëjnë këtë, them se do të mbijetojnë. Por së fundmi po vihet re në sektor që ka kompani më të vogla me 100-130 punonjës që nuk po ia dalin dot në këtë situatë dhe përditë bëjnë njoftime për shitje reparti, makineri, automjete. Kjo është e frikshme dhe vë re se po ndodh kryesisht në zonat e Tiranës dhe Durrësit.

Era Xhabafti, Partner i brandeve (Lui Jo, Boggi Milano)“Markat nuk lëkunden nga COVID-19, shitjet i rikthehen normalitetit”

Dyqanet që tregtojnë marka mesatare apo luksoze nuk pritet të lëkunden lehtë nga goditja e COVID-19. Era Xhabafti, partner i brandeve “Liu Jo” dhe “Boggi Milano” në Tiranë, tha se gjatë kësaj kohe shitjet janë rikthyer në normalitet, madje në maj ishin më të larta se viti i kaluar.

Më të rrezikuar, sipas saj, janë dyqanet pa identitet, të cilat mund të shkojnë drejt falimentit në kushtet kur blerësit që kishin mund të kenë më pak të ardhura në dispozicion për shpenzim, për shkak të krizës së përgjithshme në ekonomi.

Si ka qenë kërkesa për blerje të reja pranë dyqaneve tuaja gjatë këtyre ditëve që ka një rikthim në normalitet?

Natyrisht, njeriut, duke qenë një qenie që përshtatet, mund të them se i kanë ndryshuar zakonet pas COVID-19.

Si vijim, edhe sjelljet konsumatore kanë ndryshuar. Prisja një tkurrje dukshëm më të madhe të kërkesës së konsumatorëve, duke pasur parasysh që sjellja ka ndryshuar, duke marrë në konsideratë dëmin ekonomik që shkaktoi bllokimi, si dhe paniku për virusin. Në fakt, dëmet nuk janë aq të mëdha sidomos për dyqanet që kanë “marka”. Pra blerjet kanë rifilluar normalisht, por po flas për një standard brandi të mirë, kurse “të vegjlit” e tregut ose dyqanet pa identitet do të kenë probleme serioze, apo ndoshta edhe falimentime, për shkak të krizës ekonomike.

Kush blejnë më shumë, femrat apo meshkujt?

Femrat kanë më shumë frekuencë blerje, kurse meshkujt mbase kanë vlerë më të madhe blerjeje.

Çfarë kategorie veshjesh blihen më shumë ato për përditshmëri, për raste apo për mbrëmje?

Kategoria e veshjeve që blihen më shumë janë ato profesionale apo përditshmërie. Sidomos pas situatës COVID-19, që janë anuluar shumë evente apo dasma, ka ndikuar ulja e shitjeve për kësi lloj produktesh. Duke qenë se konsumatori është relaksuar në kohë, ai ka tendencën të blejë gjëra të përditshmërisë.

Shpenzimet mesatare për çdo blerës janë më të ulëta apo më të larta se një vit më parë?

Duke parë shifrat e dyqaneve Brand që disponoj, mund të them se blerjet ishin në rritje nga vjet, në muajin aktual jemi pothuajse si vjet, pra kemi një ngadalësim të rritjes por siç thashë për brande, shitjet vazhdojnë normalisht, mbase ofertat kanë filluar pak më herët këtë vit.

Si e prisni që të jetë viti 2020 në përgjithësi për këtë industri në të gjithë segmentet (veshje, aksesorë, çanta, këpucë)? 

Kam përshtypjen që në 2020 nuk do të kuptojmë ende qartësisht ku jemi. Efektet e krizës ekonomike do të shfaqen në çerekun e parë të 2021. Mendoj që mbijetesa për disa biznese, sidomos të vogla, do të jetë vërtet e vështirë.

A mendoni se situata me COVID-19 ka ndikuar sjelljen e konsumatoreve edhe kundrejt shpenzimeve për veshje?

Mendoj që po, duke konsideruar panikun që kanë ende ndaj virusit, pra sjellja e tyre për të dalë, pra për t’ju rikthyer jetës sociale apo për të blerë diçka mund të jetë ulur. Përveç kësaj, shumica mund të jenë edhe mbrapa me pagesat. Gjithsesi jam pozitive se do të kthehemi në normalitet shumë shpejt dhe siç thashë në fillim – dëmet nuk ishin aq të mëdha sa priteshin.

Jeta po vazhdon normalisht dhe deri në momentin që çdo gjë do fillojë të jetë e zakonshme, shpenzimet për veshje pritet të jenë në nivelet që kanë qenë ose do të rriten. Është një nga industritë më të mëdha në botë, por kuptohet që duhet përmendur fakti që situata COVID-19 e ka ndryshuar “fashion-in” (modën) por mbase ishte dhe koha që vetë fashion të kishte një ndryshim.

Zara do të mbyllë 1200 dyqane fizike, investim 1 miliard euro për platformën online

Gjiganti i veshjeve që zotëron Zara-n do të mbyllë të paktën 1200 dyqane në të gjithë botën me një synim të qartë për t’u fokusuar pak më shumë tek kanali i shitjeje online.

Inditex, sipas “The Guardian”, do të përthithë dyqanet më të vjetra të brandeve të tjera të kësaj familje si “Bershka”, “Pull and Bear” dhe “Massimo Dutti”. Mbylljet do të përqendrohen kryesisht në Azi dhe në Europë.

Pavarësisht kësaj mase, kompania raportoi se nuk do të ketë shkurtim të vendeve të punës pasi stafeve ju janë ofruar punë të tjera në zinxhirin e shpërndarjes online që do të krijohet. Inditex si një nga shitësit më të mëdhenj të industrisë së veshjeve në botë, u godit rëndë gjatë pandemisë me rënie 44% të shitjeve çka përkthehet në një vlerë 3.3 miliardë euro në periudhën nga 1 shkurti deri në 30 prill. Humbjet gjatë tre muajve ishin 409 milionë euro sipas kompanisë.

Inditex tha se do të përshpejtonte hapat e saj për një fokus më të lartë të shitjeve nga internet, pasi kërkon të shmangë konkurrencën që po i bëhet nga kompani si “H&M”, “Asos” dhe “Boohoo” në Britani të Madhe, të cilat kanë përparuar dukshëm gjatë periudhës së bllokimit.

Sipas planit të ri të Inditex, parashikohet që shitjet në internet të përbëjnë më shumë se 25% të totalit deri në vitin 2022.

Inditex, i kontrolluar nga themeluesi i saj, Amancio Ortega, planifikon të shpenzojë 1 miliard euro për forcimin e kanalit online të shitjeve deri në vitin 2022 dhe një shtesë prej 1.7 miliardë eurosh në dyqane për t’ju mundësuar atyre të forcojnë faqet e internetit dhe shpërndarjen në kohë më të shpejtë dhe reale të produkteve.

Katër opsione se çfarë mund të bëhet me stokun e rrobave

Një sezon i djegur në industrinë e modës dhe veshjeve për shkak të koronavirusit përkthehet në male të tëra me veshje të mbetura në dyqane, magazina, kontejnerë. Një artikull i Forumit Ekonomik Botëror kushtuar këtij aspekti parashtron opsionet se çfarë mund të bëhet me këtë stok nga ana e kompanive.

“Harrojeni modën e shpejtë dhe të ngadaltë. Tani është një terren i ndaluar. Një mal me stoqe të veshjeve është mbledhur muaj pas muaji nga shitësit me pakicë dhe teksa ka filluar rihapja, pikëpyetja është se çfarë mund të bëjnë shitësit e pakicës me të. Opsionet e tyre kryesore? Ta mbajnë në magazina, të bëjnë ulje apo ta dërgosh në outlete me çmime shumë të ulura si “TJ Maxx” që shesin marka me ulje të mëdha. Po kështu mund ta lëvizin në website online të shitjes me pakicë” thuhet në shkrimin e Forumit Ekonomik Botëror.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi rimodelimi i industrisë së veshjeve xhinset covid rimodelimi i industrisë së veshjeve xhinset covid

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Qershor 2020, 06:55

Mos u shqetësoni për inflacionin…ende

Asnjëherë më parë, bankat qendrore nuk kanë krijuar kaq shumë para në kaq pak kohë. Në tre muajt e fundit, baza monetare e Amerikës është rritur me 1.7 trilionë...

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën