LIVE UPDATES
Bota

Rifillimi i bisedimeve me Serbinë dhe sfidat e brendshme të Kosovës

17 Korrik 2020, 17:27 Nga DOSJA
Rifillimi i bisedimeve me Serbinë dhe sfidat e brendshme të

KOSOVË- Kosova dhe Serbia ripërtërinë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre pas një pezullimi 20 muajsh të tyre, me pajtimin që të vazhdojnë në shtator. Të enjten kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të parë ballë për ballë në të cilin diskutuan për çështjen e të zhdukurve dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa nga java që vjen takimet do të mbahen në nivel të grupeve teknike.

Analisti Agon Maliqi, tha për Zërin e Amerikës se rifillimi i bisedimeve po ndodhë në një periudhë paqartësie dhe pasigurie të madhe për Kosovën. Ai thotë se paqëndrueshmëria brenda Kosovës dhe dëshira e Serbisë që bisedimet të dështojnë e bëjnë të dyshimtë mundësinë e suksesit të procesit.

“Ajo që mund të bëhet është ndoshta që disa ekipe teknike mund të përgatisin material, mund të diskutojnë teknikisht, por politikisht ky është një proces pa fuqi dhe pa motor. Do të thotë, kryeministri Hoti mund ta ketë formalisht mandatin dhe legjitimitetin, mirëpo nuk e ka atë peshën politike të nevojshme brenda vetës gjë që e dobëson jo vetëm pozitën e Kosovës por edhe e lejon dhe i jep hapësirë Serbisë për të provokuar për t’u munduar që sërish ta kthejë Kosovën si fajtore për dështimin. Synimi kryesor i Serbisë është që procesi të dështoë dhe mundësisht të dështojë për faj të Kosovës dhe Kosova është vendosur në një pozitë ku e ka jashtëzakonisht të vështirë të vazhdojë dhe ta ndërtojë atë konsensusin, kështu që rreziku është që sërish të vendosemi përballë një pozite ku gjërat dështojnë edhe për shkak të neve”, tha zoti Maliqi.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se aktualisht duhet të ketë një sqarim rreth procesit të bisedimeve pasi që, sipas saj, ka shumë paqartësi posaçërisht brenda vendit.

Kjo pasi që Kosova ka një qeveri që ka shumicë të brishtë dhe ende zhvillimet politike në vend pritet të zhvillohen në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Paralajmërimi i dhomave të specializuara të prokurorisë speciale për një akuzë e cila mund të konfirmohet ose jo nga gjykata, mund të ndikojnë në zhvillimet politike në vend që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimet qoftë të brendshme apo ndërkombëtare me të cilat merret Kosova”, tha ajo.

Takimi i fundit në Bruksel ishte mbajtur më 8 nëntor të vitit 2018 ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç. Por, bisedimet u pezulluan pasi që qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Tri qeveri në Kosovë janë përballur me trysninë për heqjen e pengesave për rifillim bisedimesh dhe kjo u bë e mundur në fillim të muajit qershor kur qeveria e re e kryeministrit Hoti hoqi të gjitha pengesat.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Por, sa do të mund të arrihet një marrëveshje pa përfshirjen e presidentin Thaçi?

Ajo që duket pak si qartë është që nëse zoti Thaçi vendos që ta sabotojë procesin, mendoj se i ka mekanizmat dhe fuqinë për ta bërë këtë. Tani nuk mund të spekulojmë nëse zoti Thaçi do ta bëjë këtë gjë, mirëpo mekanizmat dhe fuqinë besoj mund ta ketë, duke pasur parasysh brishtësinë e numrave të koalicionit kështu që duket e vështirë, por gjithsesi varet nga konstruktiviteti i PDK-së në këtë moment dhe ajo është pak spekulative se çfarë lloj qëndrime do të mbajë”, tha zoti Maliqi.

Ne e dimë që faza përfundimtare ka filluar me zotin Thaçi në 2017, e dimë që qeveria e Kosovës ka mandatin edhe në bazë të Kushtetutës për ta udhëhequr këtë proces në konsultim me presidentin dhe mbikëqyrje të Kuvendit, por duke ditur që është një proces i nivelit të lartë shtetëror kërkon një bashkërendim por edhe një mbështetje politike. Pa u arritur kjo mbështetje politike është e vështirë që të arrihet deri te një marrëveshje e cila më pas do të mund të shtyhej në Kosovë apo që do të mund ta pranojë edhe nga publiku”, tha zonja Krasniqi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë.

(Marrë nga VOA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll
Bota 17 Korrik 2020, 17:07

EGJIPT- Së fundmi është bërë jë zbulim që ka habitur shumë njerëz po ashtu edhe ekspertë. Sipas mediave të huaja një fëmijë mumje e gjetur në një tumë të lashtë...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!