Berisha: Të kthehet lustracioni, por projektligji i PS është ligj anti-Meta. Koalicion për vendoret
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Berisha: Dialogu është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës 1...
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Berisha: Dialogu është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës 1...
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, i arrestuar në 2014 për plagosje 19 Gusht, 12:03 Vrasja e shqipt...
Atentati i dyfishtë në Vlorë/ RASTËSI? Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes 19 Gusht, 10:51 ...
Ofendoi e kërcënoi gazetarët, pezullohet nga puna efektivja e Elbasanit Anisa Kostani 19 Gusht, 11:07 'Kujdes ...
KOSOVË- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rreth masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Në bazë të rezultateve që i ka bërë publike UNICEF-i, nga 1618 të rinj të anketuar, vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik. Megjithatë 86% e të rinjve kosovarë, që morën pjesë në hulumtim, besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten dhe të tjerët.
“2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ. 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston. 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Aty thuhet se 7% e pjesëmarrësve (të gjithë prej tyre meshkuj) deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me koronavirus, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) .
“26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruara”, thuhet në njoftim.
Kosova ka shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike gjatë javëve të fundit. Më 13 korrik Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Ndër masat e vendosura është edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.
“Me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të koronavirusit, të gjithë banorët e Kosovës obligohen që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive apo banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metra në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhej në vendimin e qeverisë.
Që nga fillimi i muajit mars dhe deri më 16 korrik në Kosovë janë regjistruar 124 viktima nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708. Më 16 korrik janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.
Marrë nga: REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– raste e reja nga Covid-19 në Kinë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm e sidomos në Kina qytetin e Xinjiang-ut që tashmë janë marrë masa strikte...
SHBA– Kandidati demokrat për president Joe Biden u zotua të forcojë marrëdhëniet me NATO-n, nëse fiton zgjedhjet në nëntor, dhe ka paralajmëruar se aleanc...
BRUKSEL– Ditën e sotme në Bruksel janë mbledhur krerët e 27 shteteve të BE-së, për herë të parë fizikisht që nga fillimi i pandemisë, mirëpo ditën e sotme...
TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi arriti në aeroportin e Rinasit ka bërë një reagim përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se...
KOSOVË- Ish-deputeti i Kosovës, Ali Lajc, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë nisur edhe pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me...
NASA ka paralajmëruar se një asteroid që besohet të jetë edhe një here sa ‘Syri i Londrës do të afrohet afër Tokës. Asteroidi është quajtur “potencialis...
INDI– India kalon 1 milion raste të konfirmuara me Covid-19, pasi Ministria e Shëndetësisë në Indi ka raportuar një rekord ditor prej 34,956 të infektuarish. In...
ITALI– Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total...
BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar por fatëmirësisht dit...
TIRANË– Pas udhëtimit nga Holanda, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ndërsa më pas do të vazhdojë udhë...