LIVE UPDATES
Ekonomi

Regjistrohet “Kukës International Airport”, aksionerët dhe kapitali i kompanisë së re

21 Shkurt 2019, 07:10 Nga DOSJA
Regjistrohet “Kukës International Airport”, aksionerët dhe

KUKËS- Dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për një periudhë 35 vjeçare kanë regjistruar së fundmi shoqërinë tregtare për këtë nismë. Në 31 janar 2019 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit  është regjistruar “Kukës International Airport” me dy aksionerët e saj “Global Technical Mechanics” dhe Bami sh.p.k ku i pari zotëron 30 për qind të aksioneve dhe i dyti 70 për qind të tyre.

Shoqëria e re ka për administrator Ridgers Memën dhe ka një kapital fillestar 10 milionë lekë. Referuar objektit të aktivitetit që do të ketë shoqëria thuhet se “shoqëria Koncesionare “KUKES INTERNATIONAL AIRPORT ” SHPK, është subjekt i themeluar për qellim te veçante dhe ka objekt veprimtarie zbatimin dhe përmbushjen e kushteve te Kontratës se Koncesionit qe do te lidhet midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (Autoriteti Kontraktues) dhe kësaj shoqërie koncesionare, me objekt: “Rikonstruksion, Operim dhe Transferim i Aeroportit te Kukësit, si dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër të nevojshëm, ndihmës apo plotësues ne funksion të zbatimit dhe përmbushjes së kushteve të kontratës së koncesionit”.

Në 11 janar 2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se fituesi i procedurës së koncesionit për Aeroportin e Kukësit ishin dy kompani të cilat në planin e tyre parashikonin një investim rreth 8 milionë euro. Në njoftimin e bërë nga ministria një nga arsyet që çuan shpalljen fitues të kompanive ishte një marrëveshje e operatorëve me kompaninë holandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve

 Kush janë dy kompanitë e koncesionit

 Global Technical Mechanics është një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2017 e cila ka ndër të tjera në objekt të aktivitetit të saj “shërbime në fushën e Aviacionit Civil dhe në fushën e ndërtimit, përfshirë por pa u kufizuar në: Planiflkim të punimeve aeroportuale. Operim dhe menaxhim aeroportual. Siguria ajrore dhe siguria në fluturim. Proceset përgatitore për certifikimin e aeroporteve. Manualet aeroportuale. Përgatitje e planit mjedisor dhe të zhurmave krijuar në aviacionin Civil. Ndërtim të pistës së fluturimit, zonës lëvizëse midis pistës dhe platformës së parkimit të avionëve. Menaxhimi i linjave ajrore dhe personel profesionist për menaxhim operacional aeroportual”. Shoqëria ka si aksioner të vetë Ridgers Mema. Ky i fundit zotëron 66% të aksioneve te kompania AL.GLOBAL OIL që në janar 2018  finalizoi blerjen e Uzinës së Naftës në Fier për 5 milionë dollarë, pas një ankandi të bankave për shitjen e uzinës që prodhonte bitum, pjesë e rafinerisë ARMO.

Nga ana tjetër shoqëria Bami sh.p.k është një kompani ndërtimi e cila në objekt të aktivitetit ka punime të përgjithshme dhe speciale ndërtimi. Ndërtim rrugësh, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaji, metro, pista aeroportuale. Kompnia është krijuar që në vitin 1999 dhe ka si aksioner të vetëm Besnik Bamin. Në vitin 2017, të ardhurat e Bami shpk ishin rreth 9 milionë euro dhe fitimet rreth 1.1 milionë euro.

 Të dhëna mbi llojin e investimeve që do kryhen

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

 Pista për avionët në flotën e linjave ajrore me kosto të ulët, do të zgjerohet deri në një gjatësi prej 2.200 metra, dhe do të ketë kodin me numrin 4. Me rritjen e kodit do të rritet edhe gjerësia e pistës në 45 metra. Me qëllim të zgjerimit  dhe zonave të sigurisë do të bëhet një shtesë prej 66.000 m2 të zonës së aeroportit. Zgjerimi i propozuar i terminalit të udhëtarëve do të jetë nga aktualisht 600 m 2 deri 3.800 m 2 ose me fjalë të tjera do të bëhet zgjerimi i terminalit maksimumi deri në stacionin e zjarrfikës.

Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi aeroporti i kukesit koncesionari rregjistrimi i aeroportit aeroporti i kukesit koncesionari rregjistrimi i aeroportit

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez