LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshimet në ligjin e PPP-ve, Denaj: Rritet roli monitorues i ministrisë së Financave

18 Shkurt 2019, 17:56 Nga DOSJA
Ndryshimet në ligjin e PPP-ve, Denaj: Rritet roli monitorues i

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka prezantuar sot ndryshimet për Koncesionet dhe Partneritet Publik Privat.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Denaj tha se synimi i këtij pr.ligji është përmirësimi i kuadrit ligjor për dhënien e koncesioneve dhe PPP-ve. Ministrja Denaj pohoi se janë dhënë 544 miliardë lekë për 218 kontrata, dhe pjesa më e madhe në numër përpara vitit 2013.

Fjala e plotë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në

Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave

I nderuar z. kryetar,

Të nderuar anëtarë të komisionit,

Më lejoni të jap disa shpjegime dhe më të hollësishme në raport me projektligjin. Synimi i projektaktit është të përmirësojë kuadrin ligjor, mënyrën e zbatimit të procedurave për dhënien e koncesioneve dhe PPP-ve, të rrisë kontrollin mbi angazhimet fiskale të marra përsipër nga autoritetet kontraktuale nëpërmjet kontratave të koncesionit/PPP, me qëllim minimizimin e impaktit fiskal në buxhetin e shtetit. Duhet të theksojmë se në hartimin e këtij projekti janë marrë në konsideratë rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, SIGMA, OECD, të cilat kanë raportuar dhe monitoruar legjislacionin dhe procedurat e dhënies së koncesioneve dhe PPP-ve në vendin tonë.

Këto ndryshime vijnë në koherencë dhe në harmoni të plotë me ndryshimet e bëra më parë në ligjin organik nr. 9936 të vitit 2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar së fundmi.

Disa risi kryesore të këtij projektakti janë:

Së pari, heqja e propozimeve të pakërkuara në një sërë sektorësh. Kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimit të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat. Konkretisht, me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik e 2019-ës të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror, dhe nuk do të jetë më e mundur të propozojnë nga sektori privat projekte koncesioni/PPP në formën e propozimit të pakërkuara për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë. Pas datës së sipër përmendur, këto projekte do të zhvillohen sipas procedurave dhe rregullave të përcaktuara në ligjin nr. 125/ 2013 dhe jo më me procedurë të veçantë, siç trajtohen aktualisht.

Së dyti, një pikë tjetër shumë e rëndësishme është heqja e bonusit për propozimet e pakërkuara. Me qëllim rritjen e transparencës dhe trajtimit të barabartë për të gjithë operatorët në procedurën e konkurrimit është hequr mekanizmi i shpërblimit me pikë bonus të operatorëve që paraqesin propozim të pakërkuar. Për të nxitur sektorin privat dhe për të propozuar projekte të studiuara, duke përdorur kapacitetet dhe eksperiencën e tyre, është propozuar zëvendësimi i sistemit me pikë bonus me atë të kompensimit me vlerë monetare të propozuesit të pakërkuar. Në rast se ky i fundit nuk shpallet fitues, gjithsesi në çdo rast vlera e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 1 % e vlerës së investimit. Mekanizmi i propozuar i kompensimit nuk cenon konkurrencën dhe nuk avantazhon propozimin e pakërkuar.

Së treti, forcimi i rolit të ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë. Qëllimi i këtij projektakti është përcaktimi i qartë i rolit dhe përgjegjësive të ministrisë përgjegjëse për financat në lidhje me vlerësimin, miratimin e të gjithë projekteve të koncesionit/Partneritetit Publik Privat dhe ecurinë e kontratave të koncesionit/PPP nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontigjente eventuale. Momentalisht, ministria përgjegjëse për financat nuk merr nga autoritetet kontraktuale dhe si rrjedhojë nuk shqyrton raporte mbi performancën e ecurisë së tyre pas firmosjes dhe pas fillimit të projekteve. Menaxhimi i riskut fiskal kërkon një vlerësim periodik të performancës së tyre. Në rastin e performimit të dobët të kontratave, është e nevojshme marrja e masave të menjëhershme për minimizimin e kostove fiskale. Ministria përgjegjëse për financat duhet të jetë e informuar në lidhje me risqet e kontratave për të analizuar dhe minimizuar këto risqe fiskale dhe buxhetore. Një parashikim që vlerësohet shumë i rëndësishëm është që përpara nënshkrimit të kontratës përfundimtare të koncesionit apo PPP-së, kjo kontratë të paraqitet sërish për vlerësim pranë ministrisë përgjegjëse për financat. Çfarë ka ndodhur më përpara është që, bëhej kalimi te Ministria e Financave për të marrë një opinion, pastaj në procesin e negociatave dhe negocimeve, nëse do të kishte ndryshime ato nuk vinin për informim te ministria përgjegjëse dhe, në një farë mënyre, nuk kishte një përgjigje dhe nga Ministria e Financave për implikimet fiskale që mund të ekzistonin pas negocimeve.  Kjo gjë eleminohet. Gjithashtu, për të shmangur çdo ndryshim dhe çdo kosto shtesë, si rrjedhojë e vënies në zbatim të këtyre projekteve, është e domosdoshme që çdo ndryshim, si gjatë fazës së përgatitjes dhe çdo ndryshim pas duhet të vijë për opinion dhe për vlerësim nga Ministria e Financave.

Së katërti, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të koncesionit/PPP. Me qëllim rritjen e cilësisë së studimeve të fizibilitetit mbi projektet e koncesionit/PPP, është parashikuar në projektligj krijimi i Komitetit të Përzgjedhjes së Projekteve të koncesioneve/PPP, i cili do të jetë një organ kolegjial me objekt kryesor të veprimtarisë përzgjedhjen e projekteve të koncesioneve dhe PPP-ve, të cilët do të asistohen me ekspertizë të specializuar për hartimin e studimeve të fizibilitetit dhe/ose oponencën e tyre. Duke marrë shkas se me anë të këtij projektligji janë kufizuar mundësitë e zhvillimit të projekteve të koncesionit/PPP nga sektori privat, pra është kufizuar eksperienca që vjen nga sektori privat, do të mundësohet që për këto projekte të veçanta autoritetet publike të asistojnë me ekspertizë të specializuar për të hartuar studimet apo për të bërë oponencë më cilësore. Pikërisht, ndryshimi i kuadrit institucional i parashikuar në këtë projektligj do të sjellë përgatitjen me cilësi të studimit të fizibilitetit, i cili përbën thelbin e rezultateve dhe suksesit të një projekti koncesioni/PPP, sikurse dhe mbështetjen me ekspertizë të specializuar për tu bërë oponencë propozimeve të pakërkuara në sektorët në të cilët do të lejohet paraqitja e propozimeve të pakërkuara. Më lejoni të theksoj se transparenca do të jetë në fokus. Ajo është sot aktuale, korente. Nëse do të shkoni te faqja zyrtare e internetit e ATRAKO-s, do të gjeni informacion për të gjithë kontratat koncesionare/PPP. Mendojmë se pas këtij projektligji do të vendoset edhe analiza e informacionit të shtuar që do të shoqërojë ndryshimet strukturore në ministri, sikurse u komentuan dhe pak më parë nga z. kryetar i komisionit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj ministria e ekonomise dge financave ndryshimet e ppp-ve anila denaj ministria e ekonomise dge financave ndryshimet e ppp-ve

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez