LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti:Vendet s’kanë mësuar nga pandemia, Shqipëria pëson rënie në indeksin global

28 Dhjetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Raporti:Vendet s’kanë mësuar nga pandemia, Shqipëria

SHBA – Bota nuk është ende gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme. Alarmi vjen nga rezultatet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, një raport që cakton një rezultat për 195 shtetet e botës, bazuar në aftësinë e tyre për të reaguar ndaj epidemive dhe pandemive.

Sipas Times news, që nga viti 2019, kur u publikua Indeksi i parë GHS, nuk ka ndryshuar asgjë. Në fakt, nga një normë prej 40.2 nga 100, mesatarja globale ka rënë në 38.9. Nëse ose kur të shpërthejë një pandemi e re, ne nuk do të jemi më shumë të përgatitur se sa ishim në vitin 2019, pavarësisht përvojës që duhet të kishim fituar me pandeminë aktuale të Covid-19. Shqipëria në këtë raport renditet në vendin e 59 nga 195 shtete dhe ka një normë prej 45.0 pikësh dhe duket se ka pësuar një rënia me 1.2 pikë që nga viti 2019.

Klasifikimi

Në renditjen e hartuar nga raporti, ku analizohen faktorë të ndryshëm, si sistemi shëndetësor, logjistika, infrastruktura dhe besimi i qytetarëve tek qeveria, Italia renditej në vendin e 41-të në nivel global me 51.9 pikë nga 100, dhe nga mesi midis vendeve evropiane. Renditjen botërore e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me 75.9 pikë, e ndjekur nga Australia (71.1) dhe Finlanda (70.9 pikë). Në fund të listës janë Somalia, Jemeni dhe Koreja e Veriut, që të tria me 16 pikë.

Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e parë?”-pyet Ezekiel J.Emanuel, bioeticist në Universitetin e Pensilvanisë, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kësaj renditje.

Por Xhenifer Nuco, një nga autoret e raportit, saktëson se të kesh mjete, nuk do të thotë se do t’i përdorësh ato me efektivitet kur të vijë momenti. Ajo theksoi se raporti pasqyron thjesht burimet në dispozicion të secilit vend, pa parashikuar nëse këto do të shfrytëzohen apo jo gjatë një emergjence shëndetësore.

Jo vetëm sistemet shëndetësore

Përveç nevojës për të vendosur në plan të parë sigurinë shëndetësore duke mësuar nga gabimet, autorët e studimit rikujtojnë rëndësinë që kanë edhe elementë të tjerë, si aftësia për të menaxhuar ndikimin ekonomik dhe social të një krize shëndetësore.

“Gatishmëria nuk ka të bëjë vetëm me përgatitjen ndaj një pandemie nga pikëpamja shëndetësore, por edhe të dish të menaxhosh ekonominë gjatë një krize të zgjatur në kohë”-thekson Nahid Badelia nga Qendra e sapo–ngritur për Sëmundjet Infektive në Zhvillim në Boston (CEID).

Fusha në të cilën vendet janë më pak të përgatitura është parandalimi i shfaqjes së patogjenëve të rinj, siç është koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë e vazhdueshme. Mesatarja globale në këtë kategori ishte vetëm 28.4 nga 100, ndërsa raporti zbuloi se 113 vende tregojnë ‘pak ose aspak vëmendje’ ndaj sëmundjeve të transmetuara nga kafshët te njerëzit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 155 nga 195 vendet nuk kishin ndarë fonde për përgatitjen për një pandemi ose epidemi gjatë tre viteve të fundit.

Ndërkohë, 70 për qind e vendeve nuk kanë arritur të investojnë në spitale, klinika dhe qendra shëndetësore komunitare gjatë të njëjtës periudhë kohore, ndërsa 90 vende nuk kanë përmbushur kontributet e OBSH-së, sipas indeksit. Raporti zbuloi se shumë vende kanë ende boshllëqe të mëdha në sigurinë shëndetësore, gjë që i ka bërë ata më pak të përgatitur për t’u marrë me krizën aktuale Covid dhe urgjencat e ardhshme shëndetësore.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet bota pandemia pandemia e covid shba pandemia pandemia e covid shba

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën