LIVE UPDATES
Aktualitet

Shefi i DIA-s: Sot shqiptarët kryejnë punët më të pista të bosëve italianë

28 Dhjetor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Shefi i DIA-s: Sot shqiptarët kryejnë punët më të pista

ITALI – Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Itali, Maurizio Vallone, ka shpjeguar se si mafia shqiptare ndërvepron me atë italiane. Në një intervistë për “Corriere della Cita”, Vallone thekson se mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë forcuar bashkëpunimin me njëra-tjetrën ndryshe nga sa ndodhte në fillim ku përplasja e tyre ishte shumë e fortë.

I pyetur nëse mafia shqiptare ka prishur ekuilibrat e asaj italiane, duke hyrë në territorin e tyre, Vallone evidentoi faktin se të huajt, kryesisht shqiptarët, përdoren nga kokat e mafias italiane për të kryer punë të atilla që shmangin përfshirjen e bosëve të mëdhenj.

“Sot kemi një dinamikë krejtësisht tjetër: këto organizata të huaja janë të afërta dhe funksionale me organizatat e mëdha mafioze italiane. Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre, si importi i drogës, kryesisht hashash dhe marihuanë, u japin kontroll mbi disa prej aktiviteteve të tyre dhe pjesën më të dhunshme të punës në mënyrë që ata që drejtojnë këtë ‘biznes’ të mos kapen me presh në duar. Ata përdorin njerëz që sot janë në Itali dhe nesër zhduken që këtu”, shprehet Vallone.

Ai ka shpjeguar gjithashtu edhe se si vjen droga nga Kolumbia dhe se si kalon qetësisht nga Italia drejt vendeve të Ballkanit dhe më pas përfundon në vendet e Evropës.

A i ka prishur ekuilibrat mes klaneve mafioze italiane, ardhja e shqiptarëve?

Vallone: Në ditët e para kishte konflikte mes italianëve dhe të huajve, sepse ata mbërritën në Itali duke u përpjekur të përcaktonin se kush komandonte duke nxitur edhe reagimin e italianëve. Megjithatë, sot kemi një dinamikë krejtësisht tjetër: këto organizata të huaja janë të afërta dhe funksionale me organizatat e mëdha mafioze italiane. Italianët nuk iu kundërvihen të huajve, por iu delegojnë një pjesë të biznesit të tyre, si importi i drogës, kryesisht hashash dhe marihuanë, u japin kontroll mbi disa prej aktiviteteve të tyre dhe pjesën më të dhunshme të punës në mënyrë që ata që drejtojnë këtë ‘biznes’ të mos kapen me presh në duar. Ata përdorin njerëz që sot janë në Itali dhe nesër zhduken që këtu.

Si arrin droga në Itali?

Vallone: Vjen kryesisht përmes megakontejnerëve nga Kolumbia: ndalesa e parë është Venezuela, pastaj prej andej, përmes vendeve të tjera të Amerikës së Jugut, mbërrijnë në Afrikë, mundësisht përmes Guinea Bissau, ku kodet në kontejnerë janë ndryshuar plotësisht. Nëse një GPS nuk vendoset në fillim, ngarkesa bëhet e pagjurmueshme. Nga atje, kontejnerët janë renditur për në vendet e Evropës Lindore. Ndoshta mbërrijnë me transbord në Gioia Tauro, por nuk ndalen veçse në një pjesë shumë të vogël: nuk ndalojnë në Itali, duke mbetur kështu anonimë për ne, dhe përkundrazi vazhdojnë drejt Kroacisë dhe vendeve të Ballkanit, ku mijëra e mijëra kilogramë të drogës nisen me kamionë drejt Evropës Veriore. Është rruga më e besueshme dhe e qetë për trafikantët e drogës. Transporti nga Spanja, është përdorur shumë në të kaluarën. Ne përdorim anije me vela për ulje, shumë më të sigurta, të afta për të mbajtur 1000 ose 2000 kilogramë hashash. Por kujdes: ky nuk është i njëjti hashash i viteve ’80 ose ’90: përbërësi aktiv që ekziston sot, prerja që bëhet është 100 herë më e lartë se dikur. Dikur përbërësi aktiv ishte 0.1 ndërsa tani është 10 herë më vdekjeprurës. Më pas hyri në treg edhe heroina, së cilën të rinjtë mund t’i frikësoheshin dikur, por tani edhe kjo është bërë më e lehtë për t’u përdorur.

Marrë nga ilcorrieredellacitta.com

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mafia shqiptare mafia shqiptare ne itali maurizio vallone mafia shqiptare mafia shqiptare ne itali maurizio vallone

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës