LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti/ Kush fiton nga Mini Shengeni: Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Kosovën, deficit të thellë 120 mln euro

23 Dhjetor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Raporti/ Kush fiton nga Mini Shengeni: Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv

TIRANË– Teksa tre shtete të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia po shkojnë drejt krijimit të një Mini-Shengeni ballkanik, vendi ynë në fakt ka lidhje më të forta tregtare me Kosovën, e vetmja me të cilën ka një bilanc tregtar pozitiv, çka nënkupton se eksportojmë më shumë sesa importojmë. Në të kundërt, me Serbinë, Shqipëria ka një deficiti të thelluar tregtar, për shkak se jemi shumë më pak konkurrues në pothuajse të gjitha produktet.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, në Kosovë shkojnë 50% e eksporteve të Shqipërisë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është shteti i vetëm me të cilin ne kemi një suficit të lartë tregtar prej rreth 150 milionë eurosh për 10 mujrin 2019. Produktet më të eksportuara drejt Kosovës, sipas INSTAT janë nafta e mineralet dhe çeliku.

Në të kundërt, me Serbinë kemi një deficitit të fortë tregtar. Nga Serbia importojmë 49% të produkteve që marrim nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për 10 mujorin, deficiti me Serbinë ishte rreth 100 milionë euro. Në bazë të kësaj tendence, për gjithë vitin 2019, drejt Serbisë vlerësohet se do të shkojnë neto rreth 120 milionë euro.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2018, nga Serbia, produkti më i importuar ishin lëndët djegëse, me rreth 30% të totalit, e ndjekur nga drithërat, me rreth 19%. Hyrja e grurit e miellit të lirë nga Serbia vitet e fundit, jo vetëm që pothuajse çoi drejt falimentimit prodhuesit vendas të miellit, por ngriti shumë pikëpyetje edhe për cilësinë e drithërave që hynin. Serbia është një ekonomi më konkurruese (renditet e para në rajon në Indeksin e Konkurrueshmërisë globale), ndërsa dhe shteti është i prirur për të ndihmuar industrinë vendase, përmes subvencioneve indirekte. Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës Shqiptare të prodhuesve thotë se Serbia i nxit bizneset e veta në strukturën e kostove dhe kjo është një arsye se pse qumështi serb, psh është më i liri në rajon.  Ai shton se aktualisht qeveria serbe po harton një dokument për politikat industriale, që synon t’i bëjë industritë e saj më konkurruese. Shkodra thotë se ekonomia shqiptare dhe bizneset janë shumë të pastrukturara nga brenda, ndërsa ata janë shumë më përpara dhe kjo na bën ne humbës në rast të një hapjeje të mëtejshme të tregtisë.

Tre produktet më të eksportuara në Serbi në 2018-n, sipas INSTAT janë lëndët djegëse, zarzavatet dhe veshjet e këmbëve.

Serbia ka të zhvilluar dhe eksportet e shërbimeve dhe sidomos të teknologjisë së informacionit.

Ndërsa me Maqedoninë, për 10 mujorin, importet ishin pothuajse të barabarta me eksportet, ndërsa vitet e mëparshme, Shqipëria ka rezultuar me deficit tregtar.

“Mini Shengeni Ballkanik”, është një nismë e prazantuar së fundmi nga tre shtete të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo marrëveshje, sipas palëve do të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në Ballkanin Perëndimor.

Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht.

Marrë nga Monitor.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi aleksander vucic edi rama minishengeni ballkanik zoran zaev aleksander vucic edi rama minishengeni ballkanik zoran zaev


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit