Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financave.
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, ditën e djeshme, ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, një qëndrim mbi pozicionin e vendit tonë. Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
Ky rishikim periodik nuk ndryshon qëndrimin për institucionet dhe qeverisjen, duke rikujtuar pozitivisht angazhimin e vendit në procesin e integrimit në BE. Gjithashtu, konfirmon qëndrimin për faktorin ekonomik dhe fiskal, pas daljes së suksesshme në tregjet ndërkombëtare në 2020.
Në raportin e fundit të renditjes, Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin e pashmangshëm, por të përkohshëm negativ edhe në parametrat fiskalë. Megjithatë, kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës.
Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim. Agjencia ka vlerësuar konsolidimin fiskal dhe rikthimin në indikatorë makroekonomikë fiskalë pozitivë në vitin e ardhshëm.
Në vlerësimin e saj të fundit, (përpara një muaji) Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. Angazhimin drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes prioriteteve politike dhe projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore, përfundon njoftimi i financave.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një vit më parë, në ditët midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, babai i gruas sime vdiq. Kishin kaluar muaj që ishte diagnostikuar me kancer. Në kohën kur e viz...
Deri pak pas viteve “90 ende i shijonim kartolinat; aromën e kartonit, ashtu si të librave, fotografinë mbi të dhe emocionin që na dhuronte përmbajtja e tekstit...
Shtëllunga e tymit të bardhë doli më 10 nëntor. Pas disa muajsh bisedimesh të tensionuara midis qeverive dhe Parlamentit Europian – një parlamentar francez madj...
Nga Nertila MahoNjë vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, është e vështirë të bësh një bilanc mbi masat që janë marrë për të ndihmuar mijëra familjet e prekura ...
SHQIPËRI- Presioni i madh që po ushtron pandemia në financat publike mund të detyrojë qeverinë që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar sërish bo...
TIRANË– Media franceze “TV5Monde” i ka dedikuar një shkrim bestytënive të shqiptarëeve lidhur me fenë apo me praktikat pagane. Në shkrim përmendet Ki...
Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner pas ngordhjes së maces së tij. Mësohe...
Në një periudhë 1-vjecare, FMN ka bërë disa vlerësime të kushteve ekonomike dhe financiare të Shqipërisë, si dhe ka adresuar disa problematika në vëmendje të Qe...
Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë në vështirësi financiare për shkak se kanë borxhet afatshkurtra dhe afatgjata në mbi 25 për qind të f...
Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqind...