LIVE UPDATES
Ekonomi

Hapja e “rubinetit”, BE ka gati planin e rimëkëmbjes, 750 milionë euro për të ngritur ekonominë pas COVID19

5 Dhjetor 2020, 07:03 Nga DOSJA

Shtëllunga e tymit të bardhë doli më 10 nëntor. Pas disa muajsh bisedimesh të tensionuara midis qeverive dhe Parlamentit Europian – një parlamentar francez madje hyri në grevë urie për të protestuar kundër shkurtimeve – dy palët më në fund ranë dakord për një buxhet 7-vjeçar për Bashkimin Europian. Mbeten disa pengesa.

Duhet të diskutohen rregullat për drejtimin e Lehtësimit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF), pjesa kyçe e planit të rimëkëmbjes Covid-19 të rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së në korrik. (Ky, së bashku me buxhetin e rregullt, përbën një paketë të përgjithshme prej 1.8 miliardë eurosh). Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë,  kërcënon të vërë veton për shkak të kushteve të rendit të ligjit të bashkangjitura në buxhet. Por zyrtarët janë optimistë se një fund është në horizont.

Marrëveshja në korrik i mundëson Komisionit Europian të marrë hua 750 miliardë euro (886 miliardë dollarë) nga tregjet e kapitalit dhe të shpërndajë të ardhurat, në grante dhe hua, për qeveritë e BE-së për më shumë se gjashtë vjet, sipas kritereve specifike ekonomike. Plani (shih grafikun) u hartua nga frika se efektet divergjente të Covid-19 mund të krijonin një përçarje të përhershme midis qeverive. Shkalla e tij ndezi bisedimet për një “moment Hamiltonian” – një pikë kthese për integrimin në BE. Në të vërtetë, mund të arrijë më tepër nga sa kishin frikë pesimistët dhe më pak nga sa shpresonin optimistët.

Qeveritë e kanë kuptuar ngadalë se fondi i rimëkëmbjes, Next Generation EU (NGEU), nuk e mbështet kërkesën afatshkurtër. Shumat e mëdha të parave nuk do të vijnë deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, kur rimëkëmbja duhet të ketë nisur me kohë. Pjesa më e madhe e granteve nuk do të shpërndahet deri në vitin 2024. Komisioni në fakt shpreson ta përdorë fondin NGEU për të promovuar vizionin e tij për reformën afatgjatë. Planet e rimëkëmbjes që qeveritë duhet të paraqesin në Bruksel vitin e ardhshëm, duhet të identifikojnë projekte në përputhje me përparësitë europiane.

Për shembull, 37% e shpenzimeve në RRF, duhet të shkojnë për skema ekologjike, si izolimi i ndërtesave të vjetra dhe 20% në projekte dixhitale. Një qëllim i dytë, është të promovohet reforma strukturore në vendet anëtare për të ngritur ritmet e rritjes afatgjatë. Komisioni po ndihmon në heshtje qeveritë që të hartojnë planet e rimëkëmbjes dhe disa po hasin vështirësi. Deri tani, thotë një zyrtar, ato po ecin më mirë në pjesën e investimeve sesa në reformë.

 

 

Brukselin e pret një punë e vështirë

Qeveritë kanë përparësitë e tyre dhe përballen me pretendime konkurruese për çdo para të gatshme. Disa, si Italia, nuk kanë një rekord të mirë në investimet afatgjata. Vendet e Europës Lindore, shpesh kanë probleme me thithjen e fondeve të BE-së. Vetë komisioni do të përballet me pengesa serioze teknike dhe të kapacitetit dhe do të ketë presion që skema të vihet në punë së shpejti. “Duhen qeveri të forta për të zbatuar ndryshimet që kërkon RRF, dhe këtë nuk e ka Italia dhe Spanja”, thotë Mujtaba Rahman nga Eurasia Group.

Ndërkohë që presin të nisë procesi, qeveritë duhet t’i mbajnë ekonomitë në këmbë vetë. Europa ka shmangur gabimet e fillimit të viteve 2010, kur shtrëngimi i parakohshëm fiskal dhe monetar shkaktoi një recesion të panevojshëm me rënie të dyfishtë. Financimi i skemave të ndërmarrjeve dhe kërkesa të tjera mund të shkaktojnë që deficitet mesatare në të gjithë BE-në të rriten në 9% të PBB-së këtë vit, të ndihmuara edhe nga një pezullim i rregullave fiskale të BE-së dhe politikës monetare të lirshme të Bankës Qendrore Europiane.

Megjithatë, disa shqetësohen se mos qeveritë i tërheqin stimujt shumë shpejt. Shahin Vallée në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme vlerëson se, duke hequr truket e kontabilitetit, projektbuxhetet franceze dhe gjermane për vitin 2021 zbulojnë, në rastin më të mirë, një qëndrim fiskal neutral, edhe pse një valë e dytë Covid-19 rrezikon një recesion më të thellë dhe falimentime korporatash. Me rregulla fiskale të panjohura, disa qeveri mund të kenë frikë të grumbullojnë borxhe shumë shpejt.

Për sa i përket momentit Hamiltonian, në planin afatgjatë, kjo do të varet pjesërisht nga fakti nëse bisedimet për taksat në të gjithë BE-në (ose “burimet e veta”, në zhargon) mund të arrijnë në ndonjë marrëveshje për çështje si transaksionet financiare. (Një “udhërrëfyes” i miratuar së fundmi, nuk i angazhon qeveritë për asgjë.) Një pyetje më e ngutshme është nëse në radhë të parë, fondi i rimëkëmbjes mund të funksionojë me sukses.

Komisioni thotë se NGEU mund të rrisë prodhimin e BE-së deri në 2% në kulmin e tij. Por nëse qeveritë derdhin para në pensione dhe paga të sektorit publik, në vend të makinave elektrike dhe rrjeteve 5G, skeptikët në Gjermani do të hezitojnë të shohin përsëritjen e eksperimentit. Suksesi nuk është i sigurt dhe Brukseli është nervoz. Por të paktën, parlamentarët mund të lënë grevat e urisë./ Përktheu Lira Muça

Procesi

Europa ka shmangur gabimet e fillimit të viteve 2010, kur shtrëngimi i parakohshëm fiskal dhe monetar shkaktoi një recesion të panevojshëm me rënie të dyfishtë. Financimi i skemave të ndërmarrjeve dhe kërkesa të tjera mund të shkaktojnë që deficitet mesatare në të gjithë BE-në të rriten në 9% të PBB-së këtë vit, të ndihmuara edhe nga një pezullim i rregullave fiskale të BE-së dhe politikës monetare të lirshme të Bankës Qendrore Europiane.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fondet e be fondi i rimekembjes komisioni evropian fondet e be fondi i rimekembjes komisioni evropian

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale