LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i BB: 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online gjatë pandemisë

11 Janar 2021, 08:12 Nga DOSJA
Raporti i BB: 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online

Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar.

Ajo nuk kishte formën origjinale të konceptit që përfaqëson e-commerce por në finale qëllimi u arrit dhe biznesi mbajti lidhjen me konsumatorin. Kjo valë përfshiu nga rrjetet e supermarketeve tek ato të pajisjeve sportive apo të rrobave. Banka Botërore publikoi së fundmi raportin “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” dhe sjell një panoramë të plotë mbi gjendjen aktuale të biznesit online dhe nevojën që ka ai për t’u nxitur.

Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë” vlerëson Banka.

Sipas këtij institucioni ka nevojë për veprim konkret për të mbështetur e-sipërmarrësit dhe kjo duhet të shtrihet në disa dimensione. Dokumenti nënvizon se sipërmarrësit online të Shqipërisë tashmë tregojnë shenja dinamizmi dhe qeveria mund të luajë një rol kryesor në mundësimin dhe lejimin e këtyre bizneseve në potencialin e plotë.

Referuar raportit veprimet kryesore të rekomanduara që dalin nga ky diagnostikim përfshijnë së pari forcimin e besimit tek kompanitë e tregtisë elektronike në Shqipëri.

Kjo kërkon futjen e një kodi industrial që udhëheq këtë lloj tregtie dhe që bizneset që janë pjesë e saj të mund ta shfaqin në dyqanet e tyre duke dhënë kështu edhe besueshmëri. Një fushatë informimi për formalizmin e shitësve online dhe që web-dyqanet e tyre përmbushin kërkesat ligjore. Po kështu zbatimi i një kornize për mbrojtjen e konsumatorit, e përshtatshme për epokën dixhitale, përfshirë përmes një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në internet dhe një fushate informimi kushtuar pazarit online. Mund të prezantohet edhe një shërbim i thjeshtuar i kthimit të pakove të tregtisë elektronike që dyqanet në internet mund t’u ofrojnë klientëve të tyre në rast se produktet nuk përmbushin pritshëmritë” thuhet në dokument.

Së dyti raporti sjell në vëmendje se duhet të bëhet krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për biznesin në ekonominë dixhitale. Kjo lidhet së pari me legjislacionin tatimor dhe zbatimin e tij sa i takon procedurave duke qartësuar trajtimin e shitësve në internet dhe tregjeve online, si në transaksione të brendshme dhe ndërkombëtare. Po kështu mjedisi rregullator duhet të bëhet më i favorshëm për inovacionin dhe pagesat në internet, përfshirë përmes zbatimit të plotë të ligjit të ri të shërbimit të pagesave dhe përdorimit të modeleve të reja të biznesit.

Një tjetër element që rekomandon BB përfshin përforcimin e programeve që synojnë mbështetjen për e-sipërmarrësit: Kjo përfshin krijimin e programeve të dedikuar për financimin dhe trajnimin e bizneseve aspirante elektronike si dhe aktivitete të rregullta në terren si konkurset e biznesit që nënvizojnë suksesin e tregtisë elektronike.

E-commerce kërkon edhe masa të tjera që lidhen me zgjerimin e aksesit në internetin me bazë të gjerë. Kjo mund të ndihmohet sipas raportit dhe nga fakti që Operatori i Sistemit të Transmetimit tashmë mbulon një pjesë të mirë të vendit me fibër optike.

Banka Botërore nënvizon se zgjerimi i askesit në pagesat online duhet të shihet me prioritet dhe kjo lidhet me finalizmin e roll-out, një kuadër për llogarinë bazike të pagesave që ofron disa parametra për aksesin dhe tarifat dhe transparencën.

Nxitja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në mundësinë e biznesit online është një tjetër aspekt që sillet si rekomandim nga Banka. Sigurisht në të pranohet që tranzicioni i kulturës së blerjes në vend dhe asaj online do kohë që të vijë por ajo duhet të nxitet që të rritet në mënyrë graduale.

Thjeshtimi i procedurave të taksave ndërkufitare në veçanti për dorëzimet e vogla si dhe harmonizimi i kuadrit rregullator rajonal nënvizohen nga Banka si element kyçë që duhet të kihen parasysh ndërkohë që edhe inkurajimi i Investimeve të Huaja Direkte që mund të jenë katalizatorë për ekosistemin e e-commerce në Shqipëri. /N.Maho

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset ne pandemi pandemia bizneset ne pandemi pandemia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj