Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një vit pas tërmetit të nëntorit 2019, kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 90% të dëmeve.
Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, 92.5% e praktikave të dëmeve ishin paguar deri në fund të nëntorit 2020. Sipas shifrave zyrtare të AMF-së, tërmetet sollën mbi 6200 dëme për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Statistikat e AMF-së tregojnë se për periudhën janar-nëntor 2020, kompanitë e sigurimeve paguan 2.76 miliardë lekë ose rreth 22.3 milionë euro.
Kjo shumë është 562% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe njëkohësisht shuma më e lartë që është paguar deri më sot nga kompanitë e sigurimeve për dëmet nga fatkeqësitë. Pavarësisht nga kjo, shuma e paguar nga industria e sigurimeve ka një peshë shumë të ulët në raport me dëmin total të tërmeteve, që u vlerësua në më shumë se 1 miliardë euro.
Sipas siguruesve dhe AMF-së, tregu në përgjithësi u përgjigj mirë për dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara nga tërmetet, edhe për shkak se në pjesën më të madhe këto rreziqe ishin të risiguruara.
Vlerësohet se vetëm 2.5% e numrit të përgjithshëm të banesave në Shqipëri janë të siguruara nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. Në shumicën dërrmuese, këto sigurime janë praktikisht të detyrueshme nga bankat, për garantimin e pronave të lëna si kolateral për kreditë e marra.
As pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019 nuk vërehet ndonjë rritje domethënëse e sigurimit të banesave nga shqiptarët. Për 11 muajt e vitit 2020, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave ishin më pak se 10 milionë euro, 9.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në numër kontratash, sigurimet e pronës janë rritur me vetëm 3% me bazë vjetore.
Menjëherë pas tërmetit, qeveria u duk e gatshme të merrte në konsideratë sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. Për këtë qëllim, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përcolli në qeveri një draft të përgatitur që në vitin 2015 dhe të mbështetur në sugjerime të hershme të Bankës Botërore.
Skema ishte e ndërtuar sipas modelit të zbatuar në Turqi dhe parashikonte sigurimin e detyrueshëm të banesave për një shumë në intervalin mes 15 dhe 25 euro në vit. Skema do të menaxhohej nga një agjenci publike e krijuar enkas për këtë qëllim, pa përfshirë direkt në të kompanitë private të sigurimeve. Por, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit, qeveria nuk ka propozuar asnjë projektligj për këtë qëllim.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë inventarin në mënyrë elektorike deri më 11 janar.Në njoftimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimev...
Shqiptarët më shumë se kushdo popullsi tjetër në rajon dhe Europë e ka më të pamundur të paguajë faturat e produkteve dhe shërbimeve bazike.Sipas barometrit të ...
Mbështetja e Grupit të Bankës Botërorë në Shqipëri ishte efektive në përmirësimin e menaxhimit fiskal, mbrojtjen sociale, forcimin e sektorit financiar, menaxhi...
Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë vit ankandet e blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.Për këtë qëllim janë planifikuar 14 an...
Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive Copri dhe AKTOR dhe duhet t’iu paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë ...
Kompanitë shqiptare vlerësojnë se agro-përpunimi është një sektor që ka hapësira për tu zhvilluar e mbështetur drejt një rritjeje më të konsoliduar.Sipas një an...
Të gjithë aksionaret e kompanive të ashtuquajtura offshore (dmth origjina e aksionarëve të të cilëve është e panjohur) do të duhet të bëhen publike shumë shpejt...
SHQIPËRI- Në vitin 2021 ekonomia shqiptarë do të ringrihet. Ky ëhstë parashikimi i fudnit që ka bërë Banka Botërore. Siç shihet në rapotin e publiku...
Kelmendi, i cili prej vitesh administron bujtinn Jezerca në zonën turistike të Valbonës humbi të gjitha fitimet që burojnë nga sezoni i festave dhe turizmi i dë...
Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetes...