LIVE UPDATES
Ekonomi

Në shtëpitë e pleqve, kanë frikë vaksinën por më shumë koronavirusin. Rrëfimet e shqiptarëve, si e presin dozën e tyr

10 Janar 2021, 07:56 Nga DOSJA
Në shtëpitë e pleqve, kanë frikë vaksinën por

Të jetosh në periudhë pandemie është e vështirë për të moshuarit që jetojnë larg familjes, fëmijëve, të grumbulluar në azile. Kudo në botë, të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve Covid 19 e ka më të lehtë të gjejë “prenë” e tij. Edhe në Shqipëri nuk ka si të jetë ndryshe. Nëse shkoni në një nga këto shtëpi të kujdesit për moshën e tretë e kuptoni vërtet rrezikun real.

Tirana ka deri tani të paktën shtatë qendra të kujdesit për të moshuarit, dhe rritjen e plakjes së popullsisë, numri i tyre pritet të rritet. E vendosur mes shtëpive private në një lagje afër Qytetit Studenti, njëra prej këtyre qendrave kujdeset për rreth 30 të moshuar.

Në oborrin e saj, të ulur në karrige pranë njëri-tjetrit, të moshuarit pinë kafen e mëngjesit dhe përshëndesin thuajse njëzëri dhe të ftojnë t’ju bashkohesh duke ruajtur një lloj distance.

Gjithçka në qendër është e pastër dhe në vendin e vet. Të moshuarit qëndrojnë bashkë, të ulur në tre-katër grupe, por vetëm pak prej tyre mbajnë maska.

“Ne jemi një shtëpi o bijë. Ç’maska të mbajmë. Kur takojmëndonjë që vjen nga jashtë, atëherë është ndryshe. Por kjo maska sikur na merr frymën po ta vemë.”, – shprehet nënë Sanija, një e moshuar në këtë shtëpi.

Po kalojmë kohë të vështira. Që kur ra kjo pandemia, edhe vizita kemi më pak. Jemi këtu vetëm me njëri-tjetrin. Por ca nga ne edhe nuk janë më.”

Kur dëgjova për herë të parë, m’u kujtua gripi i 1968-ës”,- kujton ajo.

Djali im, atëherë ishte 6-7 vjeç u sëmur. Fqinjës sime, qëpunonte në spital i vdiq djali brenda shtatë ditëve. Ishte e tmerrshme. Vdisnin shumë dhe të rinj. Për mua është kujtimi mëi keq i jetës”,- sjell ndërmend Sanija.

Kur dëgjova për këtë virusin pata frikë se do të vdisnin shumë. E në fakt nuk janë pak ata që nuk jetojnë më. Kunata ime para një muaji iku nga kjo e keqe,”– thotë ajo dhe ne, ndërsa në sy i lexohet një lloj ankthi dhe ndjenjë shqetësimi.

Ne e kemi kaluar të rinë tonë, po prap është gjynah të ikësh kështu, si duke qeshur. Djali im jeton jashtë, megjithatë flasim gati përditë në telefon. Ai ka merak për mua, unë kam merak për të, po edhe për veten. Edhe pse jetoj këtu, kam qejf të rroj edhe ca, të takoj djalin e të shoh nipin e mbesën të martuar e të rregulluar.”, flet e përmalluar nënë Sanija.

Edhe R.Sh., që jeton në një shtëpi të moshuarish në Tiranë mendon se vetë të moshuarit, por edhe njerëzit që kujdesen për ta dhe ata që i vizitojnë duhet të tregojnë më tepër kujdes për ta.

“Jemi në fije të perit, nëse na zë COVID. Unë për vete tregoj shumë kujdes dhe ruhem që të mos prekem.”,– thotë ai.

Kujdesi në qendër është i madh, gjynah të mos e themi. Por edhe ne vetë duhet të bëjmë kujdes. Ja, nëse na viziton njeri, është mirë t’i kërkojmë patjetër që të mbajnë maskën gjithë kohën.”

R. i ka kaluar të 90-at dhe ka rreth 10 vjet në këtë shtëpi tëmoshuarish. Për shkak të moshës e ka të vështirë të lëvizë dhe diabeti i ka rënduar shikimin dhe dëgjimin.

Pavarësisht se gjithë kohës është nën kujdes mjekësor, ai mezi pret të vaksinohet.

“Jeta është e dhimbsur. Deri tani kam qenë me fat, se mosha jonë e ka të vështirë po i ra edhe kjo flamë (COVID) për kusur. Ku ma gjen të vaksinohemi. Nuk kam frikë”, thotë ai për gazetën “Si”.

Më të të bezdisshme për të janë pickimet e mushkonjave sesa kjo vaksinë. Me origjinë nga Erseka, ai ka punuar në ushtri për shumë vjet.

“Nuk jam martuar dhe nuk doja t’u bija në qafë motrave, vëllezërve, nipërve dhe mbesave. Sado sëmurë, po të jem me dorë e me këmbë, bereqadversën. Do të doja të jetoja të paktën edhe dhjetë vjet.”

S.B., një grua 85-vjeçare, me origjinë nga një qytet në jug tëvendit, disa muaj përpara pandemisë ju afrua shumë vdekjes pasi pësoi një goditje cerebrale.

“Kur vdekja të vjen afër e vlerëson edhe më tepër jetën. Për mua është fat të bëjmë vaksinën. Shyqyr ta bëjmë, një orë e më parë”,– thotë ajo, ndërsa shton se i duket budallallëk, që disa njerëz kanë frikë nga vaksina.

Ime bijë jeton jashtë dhe ajo e ka me merak që të vaksinohem. Vaksinat e dimë se ç’janë. E shumta të jep ca temperaturë, si fëmijëve të vegjël dikur, por po të të zerë infeksioni, ec e bëji derman pastaj”, thotë ajo.

Ndërsa H. K. rreth të 80-ve që ka mbi gjashtë vjet që jeton nëazil është refuzues.

Pavarësisht se me probleme në mushkëri, pas punës së vështirë, që ka bërë dikur në minierë, H. , i cili u detyrua të vijë në azil pas divorcit nga gruaja, shprehet se ka dëgjuar që vaksina mund të bëjë që të marrësh infeksionin.

Mendoj se nëse marr vaksinën për koronën, do të marr koronavirus”, – thotë ai.

Megjithatë hera –herës lëkundet për mendimin sa herë bisedon me mjeken dhe punonjësen sociale të azilit ku jeton.

Një tjetër grua, në një nga këto qendra të moshuarish shprehet se ndonjëherë nuk është e sigurt dhe heziton të marrë vaksinënkundër COVID-19, pavarësisht se vajzat dhe nipi, të cilët jetojnënë Itali insistojnë, që të vaksinohet patjetër.

“Vjet u vaksinova nga gripi. U bëra keq dhe për tri ditë kisha dhimbje koke dhe isha shumë e lodhur”,– shpjegon ajo, megjithëse pohon se mendon që për shkak të vaksinës, ajo ishte e shëndetshme gjatë gjithë vitit.

“Megjithatë, e di se nuk mund të neglizhoj. Në fillim e mora pak me të qeshur. Thashë, epo një grip është.”

Por sa efektive janë vaksinat e COVID-19 te të moshuarit?

Vaksinimi është “dhurata”, që të gjithë kanë pritur për të frenuar përhapjen e COVID-19 por të moshuarit do të përfitojnë nga dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Sipas të dhënave, të paktën 1/3 e vdekjeve të raportuara në botëkanë ndodhur te të moshuarit dhe punonjësit që shërbejnë nështëpitë e të moshuarve.

Në të gjithë Europën, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë bërë pikat e infektimit me COVID-19. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë përbëjnë gjysmën e vdekjeve nga koronavirusi në Europë.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të infektuarve dhe humbjeve të jetës të shkaktuara nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve, megjithatë, ashtu si kudo në botë, kjo grupmoshë(mbi 65 vjeç), ku përfshihet edhe kategoria e personave qëjetojnë në qendra të tilla, është më e rrezikuara.

Megjithatë ka një grup shkencëtarësh, të cilët, pavarësisht se pohojnë rëndësinë e vaksinës kanë ngritur pyetjen, nëse vaksina e koronavirusit funksionon siç duhet te të moshuarit.

Sipas tyre, “ndërsa njerëzit plaken, mbrojtja trupore kundër patogjenëve dobësohet dhe po ashtu edhe përgjigja ndaj vaksinave.”

Sipas prof. Shayan Sharif, specialist në fushën e vaksinologjisënë Kanada, sot ka shumë pak vaksina të projektuara për tëmoshuarit.

Ai vëren se shumica e vaksinave kanë si target sëmundjet e fëmijëve me shumë pak përjashtime, gjë që e vështirëson vaksinimin e të moshuarve.

Kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” nuk kanë ofruar statistika në lidhje me efektivitetin e vaksinave të tyre tek njerëzit mbi moshën 80 vjeç, por të dhënat tregojnë se vaksinat kanë rezultuar mirë në të gjithë vullnetarët mbi moshën 65 vjeç.

Shqipëria ka siguruar 500 000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Dozat e para të tyre, 10 750, do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa dozat e tjera gjatë muajit shkurt.

Ndër të parët që do të vaksinohen janë të moshuarit e veçanërisht ata që jetojnë në shtëpitë e përkujdesjes.

“Kur dëgjoja për të njohur që iknin sa hap e mbyll sytë e kuptova që nuk është një grip i thjeshtë e nuk mund ta marrësh me lehtësi.”-thotë në fund të bisedës një e moshuar drejt daljes nga porta e azilit në Tiranë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale azilet ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi azilet ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet