LIVE UPDATES
Politike

“Qeveria, bëri ç’bëri, e miratoi ligjin anti-fjalë”/ Reagon Genc Pollo: Dëmin më të madh nga Mini-Shengenin Ballkan

22 Dhjetor 2019, 13:29 Nga DOSJA
“Qeveria, bëri ç’bëri, e miratoi ligjin

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Genc Polli në një reagim në Facebook ka renditur sipas tij tre ngjarjet e javës së kaluar. Ai rendit ngjarjet: “1-Pushteti përdor prokurorë e gjyqtarë për të burgosur opozitën. 2- Qeveria, bëri ç’bëri, e miratoi ligjin anti-fjalë. 3- Në Tiranë mblidhen të tërë përveç Prishtinës.”

Ai thekson se vendimi i Gjykatës për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin tregon se po kthehet një kohë që besonim e kishim lënë pas. Ndërsa sa i përket votimit të paketës anti-shpifje, ai shprehet se dëmi real i është bërë shansit për negociata me BE-në. Nuk lë pa përmendur edhe Mini-Shengenin Ballkanik, ku thekson se dëmin më të madh nga samiti i Tiranës e pësoi Kosova.

Reagimi:

Tre ngjarje për të shënuar nga java që lamë pas

1- Pushteti përdor prokurorë e gjyqtarë për të burgosur opozitën.

Isha i pranishëm në sallën e gjyqit kur dy prokurorë lexuan pretencën kundër kolegut Ervin Salianji e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, si dhe kundër dy personave me preçedentë penalë Alfred Veliut, i njohur si Babale (në mungesë) e Fredi Alizotit.
Me kureshtje po prisja të dëgjoja provat që mbështesnin akuzën “kallzim i rremë” dhe “në bashkëpunim” për Salianjin. Sipas asaj që dëgjova (e më pas lexova) e vetmja gjë ku mbështetej akuaza ishte dëshmia e Alizotit , i cili kishte deklaruar se Veliu i kishte thënë Alizotit se Salianji i kishte premtuar atij 200 mijë Euro nga të cilat Veliu do t’i jepte Alizotit gjysmën. Për t’u shtirur si vëllai i Ministrit të Brendshëm në një bisedë të inçizuar. Alfred Veliu nuk e ka pohuar ndonjëherë këtë. Provë tjetër nuk kishte. Ndërkohë që avokati mbrojtës i Salianjit paraqiti një gjysëm duzine rastesh të nxjerra nga dosja hetimore ku Alizoti në biseda me policë, kryepolicë, banditë e deputetë rilindistë kandiset me para e zotohet se do të flasë siç duhet. Me kaq deputeti i opozitës që denoncoi një abuzim të madh të qeverisë dënohet me një vit burg.
Po kështu edhe çeshtja e Jetmir Olldashit. Madje këtu pretenca merr edhe nota komike. Prokurorët duke dashur të nxjerrin viktimë të pafajshme të vëllain e ministrit pretendojnë që Xhafaj, Veliu e Olldashi nuk janë takuar ndonjëherë ditën e inçizimit pasi mbasdite antenat e celularëve i lokalizojnë personat larg njëri tjetrit, përkatësisht në Vlorë, Fier e Tiranë. Por prokurorëve nuk u ka bërë përshtypje se më herët po atë ditë antenat i lokalizojnë që të tre në Vlorë (shih foton).
Qyfyre nga gjykatat tona mund të tregosh plot. Por kur ato përdoren për të denuar me burg opozitarët e gazetarët se kanë bërë punën e tyre tregojnë shenjat se po kthehet një kohë që besonim e kishim lënë pas. Në reagimin tonë, të gjithkujt prej nesh, duhet t’a konsiderojë këtë.

2- Qeveria, bëri ç’bëri, e miratoi ligjin anti-fjalë

Si rrallë ndonjëherë në këtë nismë zullumqare Rama pati përballë në bllok e zëlartë opozitën, shoqërinë civile e komunitetin ndërkombëtar. Nuk po shkruaj më për ligjet e natyrën e tyre pasi mendoj që e kemi shtjelluar çeshtjen teknike deri afër shterimit. Vetë nuk mendoj se Rama do të arrijë atë që don e që ka synuar përmes ligjit antifjalë. Edhe pse po i merr nën kontroll edhe më shumë duke emëruar në krye të tyre persona nga kabineti i tij. Interneti e websitet janë komplekse e difuze prandaj të vështira për t’u kontrolluar. Për më tepër që çdo sulm rilindist do të konvertohet në reklamë falas për portalin fatlum.
Dëmi real i është bërë shansit për negociata me BE, siç po thonë eurodeputetët, ata që flasim të parët se e dimë që diplomatët i thonë gjërat në fund. Por këtë le t’a shtjellojmë më gjerë një herë tjetër.
Por kokëfortësia për t’a çuar nismën zullumqare deri në fund meriton vëmendje. Si dhe pyetja nëse më shumë se kokëfortësi është jermi i agonisë.

3-Në Tiranë mblidhen të tërë përveç Prishtinës

Në trojet ballkanike akuzat për tradhti kombëtare shpesh lëshohen me kollajllëk e prandaj duhet të peshohen në kandarin e farmacisë.
Por çfarëdo kandari të marrim e të masim e peshojmë samitin e “miniSchengenit” në Tiranë zor me arsye mund të themi një fjalë të mirë. Jo se takimet e qeveritarëve në Ballkan lipset të kundërshtohen a priori. Përkundrazi, edhe kur historia e afërt apo e largët është e vështirë kontaktet, bisedat e takimet zyrtare janë të rekomandueshme pikërisht për të mundësuar që e ardhmja e marrëdhenieve të jetë më e mirë se e shkuara.
Kandari gjithësesi peshon produktin e dobishëm si dhe atë të dëmshëm po pati.
Nëse e quajmë të dobishme faktin që shefat e qeverive takohen e bejnë muhabet çdo muaj me njërin syresh si mikpritës dhe asgjë më shumë se konsumi mediatik i bie të jemi minimalistë. Ballkani apo më saktë ish Jugosllavia e kanë kapërcyer këtë fazë. Qeveritarët e rajonit takohen shpesh në lloj lloj nismash e organizatash që janë aq të shumta sa që publiku nuk u mban mend emrin. Të enjten e kësaj jave po këta të Tiranës e disa të tjerë u mblodhën në Romë në samitin e Iniciativës së Europës Qendrore të lindur para gati 30 vjetësh e që gjallon ende.
Kam lexuar me vëmendje deklaratat e samiteve minischengeniane të Novi Sadit e të Ohrit. Kjo e fundit, më realiste se e para mund të përmblidhet me dy fjalë: angazhohemi të zbatojmë marrëveshjet e mëparshme! Edhe deklarata e Tiranës po aty rrihte. Pasi marrëveshjet tregtare janë arritur me CEFTA-n para 13 vjetësh; levizja e lirë vetëm me letërnjoftim në tërësi eshtë arritur para 10 vjetësh, njohjet e diplomave janë çështje dypalëshe dhe asnjë marreveshje shumëpalëshe ballkanike nuk lipset e nuk duhet të cenojë marreveshjet me Bashkimin Europian. Pra kufijtë nuk mund të hapen si në zonën Schengen sepse këtë e mundëson vetëm e vetëm BE. E vetmja gjë që më mbeti në mendje nga deklarata e djeshme ishte se ato pika kufiri që rrinë hapur 12 orë të mos mbyllen ditë e natë. Shqipëria ka nja tre syresh me Malin e Zi, Kosovën që përdoren nga fshatarët e zonës. U mbars mali e polli një mi shkruante Ezopi. Por, do të shtoja unë, më mirë një mi se hiçgjë. Duke harruar me dashje se presidenti i Malit të Zi erdhi për mirësjellje komshiu se qeveria e tij para pak javësh se kjo nismë është “e panevojshme dhe e padobishme” për Podgoricën.
Dëmin më të madh nga samiti i Tiranës e pësoi Kosova. Në rajon shteti më i ri nuk njihet nga Serbia dhe Bosnja e ndikuar nga Serbia. Në botë Serbia harxhon kapital për të penguar e prapsuar njohjen e Kosovës nga shtete e antarësimin në organizata ndërkombëtare. Në Prishtinë po e marrin veten nga tronditja e tentativës së papërgjegjshme të coptimit territorial kinse ne favor të paqes e njohjes. Kjo tentativë e rrezikshme e mbështetur në Prishtinë e Tiranë nga politikanë që lipset të largohen një orë e më parë u desh të bllokohej me tarifa doganore të pazakonshme të Ramush Haradinajt. Prezantimi i copëtimit territorial si zgjidhje e problemit dypalësh e spostoi fajin historik nga Serbia agresore me krime lufte kundër njerëzimit mbi shpinë tek Kosova kokëfortë. Po ashtu edhe tarifa doganore ad hoc u përdor lart e poshtë nga miqtë e copëtimit territorial për demonizimin e Prishtinës.
Në këtë kontekst nisma rajonale pa Kosovën dhe sidomos samiti i Tiranës pa qeverinë e Prishtinës vlen vetëm për të thelluar, theksuar e prezantuar izolimin e Kosovës. Dëm më të madh zor se mund t’i bëhet.

Dje në Tiranë u zhvillua  takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan  sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Sot nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denohet me burg ervin salianji genc pollo mini-shengeni ballkanik denohet me burg ervin salianji genc pollo mini-shengeni ballkanik


Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve