LIVE UPDATES
Politike

DW: Mini-Shengeni Ballkanik u propozua nga Angela Merkel në gusht të 2014-ës

22 Dhjetor 2019, 07:51 Nga DOSJA
DW: Mini-Shengeni Ballkanik u propozua nga Angela Merkel në gusht të

Shqipëri- Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë  kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon  të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019).Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vučić, Kryeministri i Shqipërisë, vendit mikpritës të samitit, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik. Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e  pandryshuar për të 6 vendet e tij.

Origjina e Mini-Schengenit Ballkanik

Në fakt nisma për krijimin „de jure” dhe „de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një „Berlin  plus”.

A zëvendëson Mini-Schengeni ballkanik integrimin në BE?

Qartë dhe pa ekuivoke katër liderët e BP deklaruan që kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë. “Ky process është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë” procesin e integrimit në BE dhe krijojmë” në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, theksoi kryeministri Rama.

Rama vuri në dukje në konferencën e përbashkët për shtyp se „vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.

Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović  e vlerësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik si “një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE, ku duan të integrohemi. ”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vučić e sheh me „rëndësi të  jashtëzakonshme nismën dhe bashkëpunimin intensiv e efikas rajonal”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ndal në lehtësirat kufitare në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ai tha, se tanimë është nënshkruar marrëveshja ”one stop shop” në kalimet  kufitare, ku do të përdoren sisteme elektronike dhe qytetarët në gjjithë rajonin do të kalojnë pikat kufitare me kartat e identitetit. „Do të  këtë një procedurë të unifikuar, të vetme për dhënien e lejeve për punës. Maqedonia  e Veriut dhe Shqipëria presin mesazhe pozitive në pranverën e 2020-s,” tha Zaev duke lënë të nënkuptohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimiut në samitin e pranverëss BE & BP në Zagreb.

Vučić : Nuk ndryshohen rregullat e lojës

Shpresat  e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pranverën e ardhshme përforcojnë përqasjen se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE. „Ne dëshërojmë të jemi anëtarë të BE. Për këtë kemi kohë që punojmë. Nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik. Nuk kemi marrë ndonjë informacion të ri që do të na bënte të ngurronim dhe të thonim që nuk duam të shkojmë në BE. Përkundrazi  kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër ҫdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani. Rregullat e lojës janë përcaktuar dhe vendosur në Selanik në vitin 2003. Ne bëjmë atë që kemi në dorë: organizojmë rajonin dhe kjo nuk varet  nga fuqitë e mëdha”, tha Vučić

Në samitin e Tiranës u theksua, se nisma e Mini-Schengenit Ballkanik mbështetet nga SHBA dhe Komisioni Europian, i cili do t’i japë rajonit vitin që vjen1,2 miliardë euro grante për progresin në realizimin e bashkëpunimit rajonal.

Nismë për të ardhmen

Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës. Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të  Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik. Samiti vijues do të zhvillohet në Beograd në fillim të shkurtit 2020.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane angela merkel samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll
Politike 21 Dhjetor 2019, 14:20

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sot ka folur sërish për mediat pas konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Preside...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!