LIVE UPDATES
Politike

Pse Alex Soros nuk mungon në asnjë takim të “Shengenit Ballkanik”? Ja si e projektonte bashkë me babain në New York Tim

23 Dhjetor 2019, 12:37 Nga DOSJA
Pse Alex Soros nuk mungon në asnjë takim të “Shengenit

Alexander Soros, djali i George Soros, nuk mungoi as në takimin e tretë të atij që quhet Shengeni Ballkanik. Ashtu, në hije, me takime kokë më kokë, u shfaq në Novi Sad në 9 – 10 tetor, në Oher 9-10 nentor dhe në Tirane 20-21 dhjetor. Axhenda e Alex Soros, çuditërisht përputhet me atë të “shengenit ballkanik”. Ndoshta jo shumë çuditërisht.

Ky organizim që, sipas Deutche Welle, është një aksion plus i Procesit të Berlinit që nisi Kancelarja Merkel, por që ngeci për shkak të Presidentit Macron, është paralajmëruar që në 18 qershor të vitit 2018 në New York Times.

Gazeta prestigjoze, në këtë datë ka publikuar një analizë të George dhe Alexandër Soros, babë e bir. “Autorët janë zyrtarët drejtues të Fondacioneve të për Shoqërinë e Hapur, që punojnë për drejtësinë e përparuar, praktikat demokratike dhe të drejtat e njeriut nëpër botë”, është prezantimi që u bëhet autorëve, në shkrimin me titull: “Në Ballkan, një shans për të stabilizuar Europën”.

“Një përgjigje e vendosur është e nevojshme për të kundështuar këto tendenca, por nuk do të jetë e lehtë. Bashkimi Europian është duke vuajtur nga lodhja e anëtarësimit… Presidenti i Francës, Emanuel Macron tha muajin e fundit se nuk do të ketë më anëetarësime derisa Europa të refomojë veten”, thuhet në shkrim.

“Maxhoranca e gjerë e popullsisë së ballkanit dëshiron lidhje të ngushta me Perëndimin, veçanërisht anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kjo është e vërtetë edhe për Beogradin relativisht pro-Rusisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishne në qeverinë e Sllobodan Milosheviçit gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999, megjithatë e ka mbështetur gjithë trashëgiminë e tij politike në ambicien e integruimit të Serbisë në Eruopë. Ai dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë krijuar një marrëdhënie të fortë që ka ndihmuar në stabilizimin e rajonit”, shkruajnë George dhe Aleks Soros, për të dalë më pas pikërisht tek ajo që po ndodh sot.

“Një iniciativë e guximshme rajonale për të krijuar një bashkim ekonomik në Ballkan, të medoluar sipas ligjeve të Bashkimit Europian mund të fitojë avantazh nga ambiciet pro-Perëndimore të popujve”, thonë ata, pa e pagëzuar “Shengen Ballkanik”, por duke e përshkruar pikërisht siç po ndodh sot, 18 muaj më pas.

Dhe për më tepër, ata e kanë edhe emrin e njeriut që e ka mbështetur I pari këtë ide. Ai është Aleksandar Vuçiç. “Kjo është mbështetur tashmë nga liderët e rajonit, veçanërisht nga zoti Vuçiç. Edhe një bashkim informal mund të sjellë përfitime të prekshme tek 18 milionë banorët e rajonit, ashtu si për Europën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mudn të lehtësojë anëtarësimin e shteteve anëtare në Bashkimin Europian”.

Argumentet nuk janë të panjohura për publikun sot. Ato janë adresuar fjalë për fjalë nga Vuçiç dhe Rama gjatë tre takimeve të iniciativës që rezulton të jetë e Presidentit serb. E vetmja gjë që ndryshon nga gjuha e Ramës, është qasja facultative që shohin Sorosët në këtë inicaitivë.

“Bashkimi nuk është imponim, është zgjedhje. Korrikun e kaluar (2017), vendet e Ballkanit Perëndimor premtuan për të intensifikuar bashkëpunimin. Tania ta dhet të vazhdojnë dhe të krijojnë tregun e përbashkët. Kjo do ta lejonte rajonin të moderizojë tregjet financiare dhe të rrisë financat e qeverive pa politika zgjidhjeje të diktuara nga Brukseli dhe Uashingtoni. Fluksi i lirë i njerëzve, mallrave dhe kapitaleve mund ta bënte gjithë rajonin më tërheqës për investimet dhe do ta forconte transportin dhe infrastrukturën. Kjo mund të krijonte më shumë vende pune dhe do të ndihmonte në rrjedhjen e shfrenuar të të rinjve në Europën Perëndimore”.

Këto fjalë që u dëgjuan të shtunën në Tiranë nga presidenti serb, mbi të gjitha sugjerojnë një paravësi të politikave dhe varësisë ekonomike nga Perëndimi, por nuk e përjashtojnë integrimin në BE.

“Duke përmirësuar ekonominë dhe qeverisjen e secilit vend, është rruga më e mirë për të ndërtuar një mbështetje të thelë dhe të gjerë politike për t’ju bashkuar BE. Gjithashtu do t’I jepte Bashkimit Europian një opsion për të mos pranuar çdo shtet një nga një, por për t’I pranuar si një njësi që mund të jetë më e përshtatur me ligjet dhe standartet europiane se sa janë disa vende anëtare. Ky bashkim do të ndihmonte për të shmangur rivalitetet rajonale. Shtetet gjithashtu mund të punojnë sëbashku për të zgjidhur pengesat më domethënëse politike që dalin për pranimin e secilit vend më vete, përfshirë mosmarrëveshjet territorial, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Bosnja dhe Hercegovina, që mbetet e zhyrur në trashëgiminë e komplikuar të marrëveshjes së Dayton-it, por edhe Kosova do të shkojnë më larg”.-tha Vuçiç.

Eshtë e qartë që familja Soros kërkon një process integrimi të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, si një njësi ekonomike, jo si vende të pavarura. Shpjegimi i plotë bëhet në paragrafin e mëposhtëm:

“Të dyja, edhe Europa (përfshirë Britaninë) edhe Shtetet e Bashkuara është e nevojshme të bëhen mbështetës etuziastë të këtij bashkimi ekonomik në Ballkan. Ky bashkim nuk do tw ishte rimishërim i Ish-Jugosllavisë. Ai mund të jetë një lidhje e lirshme e shteteve të bashkuara nga tregu i lirë dhe nga lëvizja e njerëzve dhe e mallrave, përgatë linjave të ditëve të hershme të Bashkimit Europian . Zhillimi dhe kohezioni i rritur mes këtyre vendeve mund t’i bëjë ato më pak të prekshme ngha influenca – ekonomike, diplomatike apo ushtarake- e Pekinit, Ankarasë ose Moskës”.

Kjo analizë e drejtuesve të Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, hedh dritë mbi origjinën e idesë. Iniciativa që mundohet të zëvendësojë Procesin e Berlinit të Angela Merkel, është e ideuar nga familja Soros, e konsultuar më parë me Vuçiç dhe më pas me Ramën dhe Zaev. Këtu nuk ka asgjë të keqe, ashtu si prania e Alex Soros, në rolin e mbikqyrësit të projektit të tij. E keqja është kur të gjithë protagonistët e fshehin burimin e iniciativës dhe qëllimin e saj, që shpaloset qartë në analizën e publikuar në gazetën presigjoze amerikane.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander soros george soros samiti i trete i minishengenit aleksander soros george soros samiti i trete i minishengenit


Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?