Editorial

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, dritaret vishen me rrjeta hekuri, 1600 efektivë në terren

Për shkak të protestës të opozitës e cila pritet të nisë në orën 11:00 Polica e Shtetit ka marrë masat në terren. 1600 forca policie ndodhen në terren dhe në ndihmë të efektivëve janë vendosur kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. Dosja.al mëson se dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. 
Featured image of article: Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria, dritaret vishen me rrjeta hekuri, 1600 efektivë në terren Foto nga protesta e opozitës
Përditësuar:

Tiranë- Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të nisë protesta e opozitës para Kryeministrisë. Rreth godinës së Kryeministrisë janë të shumta masat e marra nga Policia e Shtetit për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll protestën. 

Të paktën 1600 efektivë policie janë në terren të mbështetur nga disa qindra agjentë civile. Në ndihmë të efektivëve janë vendosur kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. Dosja.al mëson se dritaret dhe dyert e Kryeministrisë janë të veshura me rrjeta hekuri. Po kështu edhe Garda ndodhet në terren dhe gardistër po pozicionohen në Kryeministri. 

Ndërkohë edhe gazetarët që do të raportojnë ‘live’ nga protesta janë pajisur me kundragaze.  Sa i përket qarkullimit rrugor, për sa kohë do të zhvillohet protesta nga rruga ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’, të cilat kanë lidhje me bulevardin, deri tek Presidenca do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve.

Mijëra protestues nga rrethet janë duke udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Ata shprehen se do të rrëzojnë qeverinë Rama pasi sipas tyre është një qeveri e krimit. (lexo këtu)

Gardistët pozicionohen në godinën e Kryeministrisë

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment