Editorial

Saldohet hyrja e Kryeministrisë, bulavardi mbushet me kamera (FOTO)

Që prej mbrëmjes së djeshme dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.
Featured image of article: Saldohet hyrja e Kryeministrisë, bulavardi mbushet me kamera (FOTO) Hyrja e Kryeministria e mbuluar me hekur

TIRANË- Kryeministria është blinduar sot nga forca të shumta të policsë dhe nga punonjësit e gardës.

Që prej mbrëmjes së djeshme dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit. Po kështu rreth e rreth Kryeministrisë është vendosur një rrethim.

Hyrja e Kryeministria e mbuluar me hekur

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit. Por me djegien e mandateve të tyre, KQZ filloi zëvëndësimin e deputetëve. Deri më tani opozita e re ka 16 deputetë nga listat shumë emërore të rretheve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment