Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA-Ligjvënësit në Nevada kanë rënë dakort të dërgojnë fletët e votimit nëpërmjet postës tek të gjithë votuesit në këtë shtet perëndimor amerikan. Ky vendim mori kritikat e menjëhershme të Presidentit Donald Trump duke e konsideruar atë të padrejtë ndaj republikanëve.
Ligji i ri, i cili pritet të nënshkruhet nga Guvernatori demokrat Steve Sisolak, do ta bënte Nevadan shtetin e tetë amerikan që dërgon automatikisht fletëvotimet nëpërmjet postës për ta bërë më të lehtë votimin dhe për të shmangur radhët e gjata në qendrat e votimit në 3 nëntor, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në mesin e një rritjeje të pandemisë së koronavirusit.
Presidenti Trump ka pretenduar, pa paraqitur evidencë, se shtimi i votimit nëpërmjet postës, në shtetin Nevada dhe më gjerë, do të sillte manipulim të gjerë elektoral dhe rezultate të manipuluara në dëm të tij.
Presidenti kërcënoi se do të ngrejë padi gjyqësore për të bllokuar ndryshimin e rregullave zgjedhore të Nevadas, shtet në të cilin ai humbi me 27 mijë vota më pak përballë demokrates Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016. Anketimet tregojnë se ky shtet anon drejt mbështetjes për kandidatin demokrat, ish-Nënpresidentin Joe Biden, ndërsa kanë mbetur vetëm tre muaj deri në zgjedhje.
Nevada ka gjashtë vota elektorale, nga 270 që nevojiten për të fituar presidencën në Kolegjin Elektoral – një sistem i deleguar i zgjedhjeve demokratike kombëtare gjatë të cilave rezultati shtet pas shteti përcakton se kush fiton një mandat katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Në një koment në Twitter, Presidenti Trump tha se “në një puç të paligjshëm të orëve të vona, Guvernatori i salloneve të Nevadas e bëri të pamundur për republikanët që ta fitojnë këtë shtet. Shërbimi Postar nuk do të menaxhonte kurrë trafikun e fletëvotimeve me postë pa një parapërgatitje. Përdoret COVID-i për të vjedhur shtetin. Shihemi në Gjykatë!”.
In an illegal late night coup, Nevada’s clubhouse Governor made it impossible for Republicans to win the state. Post Office could never handle the Traffic of Mail-In Votes without preparation. Using Covid to steal the state. See you in Court! https://t.co/cNSPINgCY7
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 3, 2020
COVID-19 është sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.
Në vitet e mëparshme, pesë nga 50 shtetet, përfshirë shtetin Utah ku dominojnë republikanët, kanë zhvilluar votim me postë, me pretendime të pakta për manipulime. Dy shtete demokrate, Kalifornia dhe Vermonti, këtë vit ndërmorën hapin për të miratuar votimin me postë, por Presidenti Trump ka nisur një varg të gjatë sulmesh verbale ndaj shteteve që kanë rishikuar kufizimet për ta bërë më të lehtë votimin në mes të pandemisë.
Më shumë se manipulim zgjedhor, vendi mund të përballet me një problem lidhur me numërimin në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor, me shumicën e amerikanëve që tashmë janë mësuar të marrin vesh se kush fitoi presidencën në të njëjtën ditë kur kanë hedhur votën.
Numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë që kanë vonuar zgjedhjet paraprake të partive politike muajt e fundit është zgjatur me javë të tëra në disa raste, ndoshta duke paralajmëruar për vështirësi në të gjithë vendin gjatë zgjedhjeve presidenciale. Dy zgjedhje në Nju Jork që u mbajtën në fund të qershorit nuk janë vendosur akoma për shkak të numërimit të ngadaltë të fletëvotimeve me postë.
Marrë nga: VOA
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Mediat britanike kanë publikuar video të reja të momentit të arrestimit që përfundoi në vrasjen tragjike të afro-amerikanit George Floyd. Në video shihet ...
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump, ditën e sotme ka deklaruar se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të “dalë jashtë përdor...
Qeveritë evropiane po përpiqen të hartojnë plane radikale për t’u përballuar me një valë të dytë të koronavirusit, që pritet të shpaloset më vonë gjatë këtij vi...
Një valë e dytë e koronavirusit “po vjen” por këtë herë ekpertët kanë paralajmruar e mund të prek të rinjtë.Vala e parë e Covid-19 ka prekur kryesi...
MAQEDONI E VERIUT– Me kthimin e Kuvendit, liderët politik i nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re. Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohe...
GREQI- Pandemia e koronavirusit që prej gjashtë muajsh ka mbërthyer botën por mesa duket viruset këtë vit nuk paskan fund.Së fundmi, mediat greke kanë bërë me d...
SPANJE– Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i dyshuar për korrupsion, do të largohet nga Spanja. Lajmi u bë me dije nga Oborri Mbretëror spanjoll, për medi...
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë shpërbëri zyrtarisht të shtunën një kompani të Komandës së Forcave Speciale (KSK), pas njoftimeve se ishte ekspozuar ndaj ide...
ZVICËR- Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Gjenevë ka njoftuar se bota mund të mos ketë kurrë një “vaksinë pe...
Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëm...