LIVE UPDATES
Bota

Gjermania shkrin njësinë speciale për shkak të aktivitetit të ekstremit të djathtë

3 Gusht 2020, 17:57 Nga DOSJA
Gjermania shkrin njësinë speciale për shkak të aktivitetit

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë shpërbëri zyrtarisht të shtunën një kompani të Komandës së Forcave Speciale (KSK), pas njoftimeve se ishte ekspozuar ndaj ideologjisë së ekstremit të djathtë dhe asaj neo-naziste. Ekspertët thonë se kjo dëshmon se sa thellë mund të jetë ngulitur ekstremizmi në radhët e ushtrisë gjermane.

“Ky njoftim realisht pranon për herë të parë se nuk janë thjesht raste individuale në të cilat ushtarë të caktuar rezultojnë ekstremistë të djathtë, por se ekzistojnë rrjete të ekstremizmit të djathtë në Forcat e Armatosura Federale të Gjermanisë“, thotë Fabian Virchow, profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Dyseldorf, njëkohësisht drejtor i Rrjetit Studimor të Ekstremizmit të Djathtë.

“Tregon se ky rrezik është nënvlerësuar sistematikisht në të kaluarën nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Virchow.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, bëri njoftimin fillestar pasi shkriu kompaninë 2 të KSK-së, pas hetimit të akuzave për aktivitet të ekstremit të djathtë.

Zonja Kramp-Karrenbauer tha se hetimi kishte zbuluar se KSK-ja kishte ngritur një “mur sekreti” përreth vetes, me një “kulturë toksike të drejtuesve”.

Ministria e mbrojtjes i deklaroi Zërit të Amerikës se po bënte gjithçka të mundshme për të parandaluar që ekstremistët e së djathtë ekstreme të penetronin forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) dhe për t’i larguar menjëherë sapo ata identifikohen.

“Ekstremizmi i çfarëdolloji, qoftë i së djathës, i së majtës apo ai islamik, nuk ka vend në Bundeswehr, në të cilat ka mbi 250 mijë ushtarakë, punonjës të shërbimit civil dhe punëtorë”, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.

Zëdhënësi tha se Shërbimi i Kundërzbulimit të Ushtrisë (MAD) po shqyrton mbi 600 raste të dyshuarish për ekstremizëm të djathtë, ndër ta janë 20 persona të njësive speciale KSK.

Thirrje për reforma

Gjatë njoftimit të bërë më 1 korrik, zonja Kramp-Karrenbauer tha se analiza e incidenteve të së dajthtës së largët në KSK konkludoi se njësia duhej ndryshuar tërësisht dhe se duhej rintegruar më mirë brenda Bundeswehr-it.

“Do t’i japim kohë KSK-së për të shtypur butonin e rifillimit nga e para”, tha ajo, duke vendosur tetorin si afat për reformin, ose për shpërbërje.

Thirrja e saj për reforma erdhi disa javë pasi një informator brenda radhëve të KSK-së iu drejtua asaj me një letër prej 12 faqesh. Informatori shkruante se ekstremizmi i krahut të djathtë brenda njësisë njihej nga brenda radhëve dhe se “injorohej kolektivisht ose madje edhe tolerohej”.

Në janar, njësia e kundërzbulimit MAD njoftoi se rreth 500 ushatarakë ishin nën hetim me dyshimin për ekstremizëm të krahut të djathtë.

Në mars, MAD tha se numri i rasteve të dyshuara të ekstremizmit brenda ushtrisë ishte rritur ndjeshëm në vitin 2019, në raportin e saj të parë për këtë çështje.

Operacionet e KSK-së

KSK-ja u themelua në vitin 1996 për t’u përqëndruar në operacionet speciale, përfshirë antiterrorizmin, shpëtimin e pengjeve dhe mbledhjen e të dhënave të zbulimit. Aktualisht ajo ka rreth 1’100 ushtarakë.

Anëtarët e saj të pajisur mirë raportohet se kanë shërbyer në operacione të shumta në Evropë dhe gjetiu, përfshirë në Afganistan, Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

KSK-ja njihet si njësia më e fshehtë elitare e ushtrisë gjermane, dhe operacionet e saj zbulohen shumë rrallë për publikun.

Sipas profesorit Virchow të Universitetit të Shkencave të Aplikuara (Düsseldorf), fshehtësia e bën të vështirë të dihet nëse ia vlen të kesh një njësi të tillë, duke shtuar se “nuk ka gjasa që KSK-ja të shpërndahet e gjitha”.

Përpara krijimit të KSK-së, kishte disa njësi speciale brenda strukturave gjermane të zbatimit të ligjit, përfshirë një njësi speciale të policisë të quajtur GSG 9, si dhe krahas ushtrisë, ishin edhe Kampfschwimmer të marinës. Sidoqoftë, operacionet e këtyre forcave mbetën të kufizuara, pa asnjë operacion të madh ndërkombëtar. KSK-ja, nga ana tjetër, ka qenë e përfshirë edhe në operacione jashtë Gjermanisë.

Disa ekspertë thonë se përfshirja e mëparshme e KSK-së në operacionet kryesore ndërkombëtare do të thotë se njësia ka të ngjarë të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen, pavarësisht kërcënimeve në lidhje me shpërbërjen e saj.

“Nëse Gjermania … do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e OKB-së ose të NATO-s që përfshijnë realisht luftime, duhet një njësi e forcave speciale,” i tha Zërit të Amerikës, Hans-Jakob Schindler, drejtori i Projektit Kundër Ekstremizmit në Berlin.

“Shpërndarja e tërë KSK-së do të thoshte se aftësia e Gjermanisë për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare do të dëmtohej rëndë, sepse thjesht nuk mund të gjendesh në Mali pa KSK-në”, shtoi zoti Schindler.

Rekrutimi ushtarak

Përveç masave për të reformuar KSK, zyrtarët gjermanë muajt e fundit kanë debatuar gjithashtu nëse duhet të rivendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak si një mënyrë për të luftuar ekstremizmin e krahut të djathtë në radhët e ushtrisë gjermane.

Një nga mbështetësit e idesë, Eva Högl, mbikëqyrësja e parlamentit gjerman për forcat e armatosura (Bundeswehr), argumenton se rekrutimi mund ta bëjë më të vështirë për ekstremistët e së djathtës së skajshme që të krijojnë një bazë ndikimi në ushtri.

“Do t’i bënte mirë ushtrisë nëse një pjesë e madhe e shoqërisë kryen shërbimin e saj për ca kohë”, u tha zonja Högl gazetave të Funke Media Group muajin e kaluar.

Sidoqoftë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministrja Kramp-Karrenbauer nuk janë në favor të rivendosjes së rekrutimit të detyrueshëm për në ushtri. Gjermania e pezulloi rekrutimin në vitin 2011, por ajo ende ka një shërbim vullnetar, krahas ushtarakëve profesionistë.

Zonja Kramp-Karrenbauer njoftoi të enjten e kaluar se ushtria gjermane do të nisë një skemë të re vullnetare për ushtrinë me moton “Viti juaj për Gjermaninë” në prill 2021. Programi u tha se do të përqëndrohet në mbrojtjen e atdheut.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani njesia speciale gjermane gjermani njesia speciale gjermane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet