LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi nxit frikën e trazirave sociale në Evropë. VOA: Në 36 vende u rrit numri i të infektuarve, udhëtimet po bëhe

3 Gusht 2020, 18:52 Nga DOSJA
Koronavirusi nxit frikën e trazirave sociale në Evropë. VOA:

Qeveritë evropiane po përpiqen të hartojnë plane radikale për t’u përballuar me një valë të dytë të koronavirusit, që pritet të shpaloset më vonë gjatë këtij viti. Rastet e reja me koronavirus që po përjetojnë aktualisht disa vende nuk është një valë e dytë, por zhvillimi i valës së parë të pandemisë, sipas disa zyrtarëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Qeveritë po përpiqen me dëshpërim të shmangin vendosjen e masave izoluese në mbarë vendin, apo mbylljen e ekonomive tashmë të dëmtuara rëndë.

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka thënë se një mbyllje e dytë do të ishte e ngjashme me shpërthimin e një bombe bërthamore. Për ta shmangur këtë konservatorët në pushtet po mendojnë që të nxjerrin një urdhër që detyron të gjithë britanikët mbi 50 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, nëse vendi përballet me një valë të dytë të koronavirusit.

Ky propozim ka nxitur zemërimin e shtypit tabloid të vendit, lexuesit e të cilit janë përgjithësisht mbi pesëdhjetë vjeç. Gazeta “Daily Mail” shkruante se masa do të ishte një diskriminim për shkak të moshës. Gazeta paralajmëroi se një strategji e tillë do të ishte e gabuar sepse nuk arrinte të vlerësonte kontributin e rëndësishëm që britanikët më të mëdhenj në moshë japin në ekonomi dhe rrezikon të stigmatizojë të moshuarit.

Pas një fundjave tjetër ku me dhjetëra mijëra të rinj nuk i zbatuan rregullat e distancimit social në të gjithë Britaninë, duke mbushur plazhe dhe duke mbajtur festa të improvizuara në rrugë, kritikët thanë se qeveria duhet të vendosë si përparësi zbatimin e rregullave ekzistues të distancimit shoqëror dhe mbajtjes së maskave.

Një ish këshilltare për qeverinë britanike, Joan Bakewell tha se ministrat duhet të zgjidhin problemin e të rinjve që injorojnë rregullat mbi pandeminë.

“Sigurisht që të moshuarit duhet të kujdesen, unë po e bëj për veten time, por ajo që po ndodh është se të rinjtë nuk po ruajnë distancën fizike dhe nuk po vendosin maska. Të rinjtë duhet ta bëjnë këtë”, tha ajo.

Britania nuk është i vetmi vend evropian që po përjeton me nervozizëm ringjalljen e rasteve dhe që i druhet kthimit në ditët e zymta të marsit dhe prillit, kur virusi po përhapej me shpejtësi në të gjithë kontinentin, duke nxitur qeveritë të vendosin kufizime. Qeveritë evropiane po nxitojnë të grumbullojnë mjete mbrojtëse personale dhe ilaçe në pritje të një dimri që mund të krijojë sërish vështirësi për sistemin e kujdesit shëndetësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se duhet hequr dorë nga të menduarit për sezon e valë të pandemisë. “Ajo që ne të gjithë kemi nevojë të mendojmë është se ky është një virus i ri e që sillet ndryshe”, tha Margaret Harris, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së, në një konferencë shtypi virtuale në Gjenevë. Sipas zonjës Harris virusi po shpaloset si “një valë të madhe”, duke vërejtur se numri i përgjithshëm i raste është dyfishuar gjatë më shumë se një muaji.

Tridhjetë e gjashtë vende evropiane kanë shënuar një rritje të infeksioneve në shtatë ditët e fundit, me një mesatare më të madhe se javën e kaluar. Vendet me masa më pak të rrepta po përjetojnë një shkallë më të lartë të infeksionit, sipas shkollës “Blavatnik” në universitetin e “Oksfordit”.

Jose Vazquez-Boland, një ekspert i sëmundjeve infektive në universitetin e “Edinburgh”, paralajmëron se “do të ketë ringjallje të rasteve të reja sa herë që hiqen masat kufizuese e për sa kohë që virusi mbetet në qarkullim”.

Ndërkohë trajektorja e COVID-19 e Italisë po vazhdon të rrafshohet megjithë lehtësimin e saj të konsiderueshëm të masave të bllokimit. Por duke u përgatitur për një rritje të rasteve, senati italian miratoi javën e kaluar kërkesën e Kryeministrit Conte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri më 15 tetor, duke i mundësuar atij fleksibilitet më të madh në nxjerrjen e masave kufizuese të lokalizuara.

Greqia ka urdhëruar vendosjen e maskave me detyrim në dyqane dhe në të gjitha ndërtesat publike. Autoritetet franceze kanë paralajmëruar qytetarët të jenë shumë vigjilentë.

Megjithë argumentimin e Brukselit, se pandemia mund të tejkalohet nëse shtetet e BE-së shfaqin solidaritet dhe përpiqen të koordinojnë nismat e tyre, qeveritë e vendeve evropiane nuk kanë tjetër mundësi veçse të zbatojnë strategjitë e tyre lokale.

Duket se një gjë të tillë po e kërkojnë zgjedhësit e tyre dhe secili vend ka sfidat e veta unike për të kapërcyer, thonë analistët. Ndërkohë po ndodhin disa disa lëvizje hakmarrëse. Pasi holandezët paralajmëruar kundër udhëtimeve jo-thelbësore drejt Belgjikës fqinje, qeveria belge u hakmorr, duke njoftuar se çdo shtetas apo banor belg që kthehej nga vizita në Holandë do të të testohej për virusin dhe t’i nënshtrohej një periudhe karantine. Kjo pavarësisht faktit se Belgjika ka një numër më të madh të rasteve të reja me koronavirus krahasuar me Holandën.

Më shumë se gjysma e komunave të Brukselit ka kaluar tashmë të ashtuquajturin “prag alarmi” lidhur me infeksionet e reja me koronavirus. Gjashtëmbëdhjetë nga 19 njësitë vendore të kryeqytetit kanë shënuar tashmë 20 raste të reja për 100,000 banorë, sipas të dhënave të qeverisë.

Të jetosh me virusin derisa të zhvillohet dhe shpërndahet gjerësisht një vaksinë efektive, me gjasë pas 18 muajsh, po streson jo vetëm burimet shtetërore deri në pikën e fundit, por po shteron masat për të balancuar përparësitë ekonomike dhe ato të shëndetit publik. Masat janë çorientuese e shpesh të befasishme, duke e bërë të vështirë për bizneset të planifikojnë të ardhmen.

Harta e udhëtimit në Evropë po bëhet gjithashtu më e komplikuar me vendet që rivendosin kufizime pa pothuajse asnjë paralajmërim. Greqia ka shtrënguar rregullat për kalimin e kufijve të saj veriorë, vendet e Balltikut shpesh rihartojnë listën e vendeve të sigurta. Britania është e gatshme të shtojë Belgjikën në listën e saj të vendeve të pasigurta, duke kërkuar nga kushdo që ka udhëtuar atje të qëndrojë 14 ditë në karantinë, nëse hyn në Mbretërinë e Bashkuar. Javën e kaluar Britania shtoi pothuajse pa njoftim Spanjën në vendet e “rrezikshme”, vetëm disa ditë pasi kishte inkurajuar britanikët të pushonin në këtë vend. Autoritetet druhen se publikut po i humbet durimi për shkak të ndryshime të shumta.

Protesta masive e së shtunës në Berlin e organizuar nga grupe të ekstremit të djathtë e të tjera grupe, me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë vetëve të mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së maskave nxiti shqetësim tek zyrtarët.

Markus Söder, kryeministri i shtetit rajonal të Bavarisë dhe kandidat i mundshëm për të pasuar kancelaren Angela Merkel shkruate se: “Duhet të presim që koronavirusi të kthehet përsëri me forcë të plotë.” Ai shkruante në tweeter se “duhet gatishmëri totale dhe kjo është arsyeja se pse tani nuk është koha për të lehtësuar kufizimet ose për pakujdesi naive”.

Saskia Esken, bashkëdrejtuese e Social Demokratëve të Gjermanisë, partneri i ri në koalicionin qeveritar shkruante se: “Mijëra kovidiotë po festojnë duke u bërë “vala e dytë” e pandemisë, pa distancim fizik dhe pa maska. Ata po vënë në rrezik jo vetëm shëndetin tonë, por sukseset tona kundër pandemisë, për të ringjallur ekonominë, arsimin dhe shoqërinë. Papërgjegjshmëri!

Disa nga protestuesit në Berlin thanë se pandemia ishte një shpikje e qeverive krijuar për të nënshtruar njerëzit. Këshilltarët e qeverisë britanike ndihen gjithashtu nervozë rreth potencialit të perhapjes së trazirave sociale për shkak të rritjes së shqetësimit se zhgënjimi mbi bllokimet e reja në veri të vendit mund të shkaktojë probleme në rrugë. Muajin e kaluar në Britani, një komision këshillues i qeverisë lidhur me çështje të koronavirusit paralajmëroi se vendi mund të përballet me “sfida të forta që lidhen me rendin publik” për shkak të situatës së “paqëndrueshme” të krijuar nga koronavirusi. Komisioni paralajmëroi se trazirat shoqërore mund të “pengojnë rivendosjen e masave për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 dhe ka të ngjarë që të kërkohet mbështetje ushtarake”.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit