29 Shtator 2022, 21:25
Nga DOSJA
Blendi Fevziu dhe Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për rezultatet e Prokurorisë së Posaçme-SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vendin tone. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Yuri Kim mori edhe njëherë shembull rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me burg. Në fjalën e saj, duke vendosur “bast” me moderatorin Blendi Fevziu, Yuri Kim tha se para reformës në drejtësi askush nuk e mendonte se ministra apo zyrtarë të larë do të mund të përballeshin me drejtësinë. Sipas saj, SPAK i ka dhënë fund pandëshkueshmërisë për personat të cilët mbrohen për shkak të pushtetit.
E pyetur për hetimet për çështjen e inceneratorëve, Kim është përgjigjur shkurt duke thënë “lëreni SPAK të bëjë punën e tij.” Fjali që e ka përsëritur disa herë, ndoshta për të dhënë një mesazh.
PJESË NGA INTERVISTA:
Ambasadorja Kim: Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurtë se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Pranadaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…
Blendi Fevziu: …më të fortë…
Ambasadorja Kim: …të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…
Blendi Fevziu: Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…
Ambasadorja Kim: …duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara reformës në drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçanntë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje… Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?
Blendi Fevziu: Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.
Ambasadorja Kim: Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg. Asnjëherë.
Blendi Fevziu: Ka qenë një, mendoj, në 2014. Spiro Ksera.
Ambasadorja Kim: Oh, vërtet? Dakord. Por është shumë e rrallë. Mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetarë shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara.
Blendi Fevziu: Por ka pasur një rast, për shembull, të cilin e kanë ndjekur të gjitthë, siç është çështja e inceneratorëve. Dhe njerëzit thonë, nuk garantoj për faktet, por çdo ditë, në çdo studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumenta, dhe ne ende nuk kemi diçka konkrete.
Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.
Blendi Fevziu: Po punon në atë drejtim?
Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.
yuri kim saimir tahiri spak
Politike
29 Shtator 2022, 21:18
I.A
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse d...
Politike
29 Shtator 2022, 21:19
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka preferuar që të mos japë asnjë koment lidhur me ç...
Politike
29 Shtator 2022, 21:14
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duket se ka zbutur tonet me kryedemokratin Sali Berisha, duke u shprehur se nu...
Politike
29 Shtator 2022, 21:13
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka folur lidhur me dyshimet se PD në vitin 2017 ka përdorur para ruse p&...
Politike
29 Shtator 2022, 21:07
e.k
Pamje nga protesta para Kryeministrisë
TIRANË- Kryeatri i Partisë Demokratikie, Sali Berisha ka reaguar pas protestës së m...
Politike
29 Shtator 2022, 20:33
e.k
Tezja e Bjar Nishanit
TIRANË- Tezja e presidentit tw ndjerw Bujar Nishanit gjatë ceremonisë përkujtimore për...
Politike
29 Shtator 2022, 19:43
k.m.
Pamje nga ceremonia për Bujar Nishanin
TIRANË- Odeta Nishani, e veja e presidentit Bujar Nishani, nuk i ka mbajtur dot lotët në ceremon...
Politike
29 Shtator 2022, 19:08
e.k
Taulant Balla dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Suesidë
TIRANË- Amnistia fiskale ishte temë e një takim...
Politike
29 Shtator 2022, 19:05
k.m.
Pamje nga firmosja e marrëveshjes
Në Shqipëri, autoritetet nënshkruan sot një kontratë 3 vjeçare me vlerë 6 milio...
Politike
29 Shtator 2022, 18:37
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër që në orën 10.00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama do të presë në Kryemi...