LIVE UPDATES
Politike

'Bojkoton’ takimin me ambasadorët e BE-së, Endri Fuga: Nuk e komentoj

I pyetur për arsyet që detyruan kryeministrin që të anulonte takimin, drejtori i Agjencicë për Media dhe Informim, Endri Fuga, tha se nuk kishte komente për “pjesën jopublike të axhendës së Kryeministrit” dhe shtoi se në takim kishte përfaqësues të qeverisë.

29 Shtator 2022, 19:08 Nga e.k
'Bojkoton’ takimin me ambasadorët e BE-së, Endri Fuga: Nuk
Taulant Balla dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Suesidë

TIRANË- Amnistia fiskale ishte temë e një takimi takim konsultativ që u mbajt të enjten mes përfaqësuesve të qeverisë dhe ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Suedisë, Gjermanisë, Hollandës, Italisë e Britanisë në vilën qeveritare nr.30.

Në takimin pa praninë e mediave ishin të pranishëm ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa qeveria u përfaqësua me ministren e jashtme Olta Xhaçka, të Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama mungoi dhe pse një ditë më parë shprehu gadishmërinë për të diskutuar me BE-në për këtë ligj, për të cilin tha se nuk do të tërhiqet, pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve.

I pyetur për arsyet që detyruan kryeministrin që të anulonte takimin, drejtori i Agjencicë për Media dhe Informim, Endri Fuga, tha se nuk kishte komente për “pjesën jopublike të axhendës së Kryeministrit” dhe shtoi se në takim kishte përfaqësues të qeverisë.

Pas këtij takimi, zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë përsëriti qëndrimin kundër draftit ligjor të qeverisë “Rama” për amnistinë fiskale dhe kërkoi rishikimin e tij.

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”- tha delegacioni pas interesimit të mediave për atë që ishte diskutuar në këtë takim.

Në një dalje për mediat të mërkurën Rama tha se nuk do të tërhiqeh nga nisma dhe ironizoi kritikat direkte të Bashkimit Europian. “Ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”- iu drejtua ai gazetarëve.

Opozita po ashtu ka kundërshtuar nismën e qeverisë si një rrezik për ekonominë e vendit.

Deputetja Jorida Tabaku në një konferencë për mediat të enjten e cilësoi nismën “si një iniciativë që nuk shkon në linjë me shtetin ligjor” dhe pengon procesin e integrimit.  Sipas saj, amnistia “cënon punën e bizneseve të ndershme, të cilët sot do të vendosen përballë përgjegjësisë për të paguar një normë tatimi shumë herë më të lartë sesa ajo që do t’i ofrohet përsonave që do të jenë subjekt i  amnistisë fiskale”.

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Një nismë e ngjashme në vitin 2020 u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe u tërhoq nga qeveria “Rama”./Marrë nga Reporter.al

amnistia fiskale endri fuga edi rama taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet