Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kontrata për palën shqiptare u firmos nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në Shqipëri, autoritetet nënshkruan sot një kontratë 3 vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë, me kompaninë amerikane “Satellogic”, për shfrytëzimin me përparësi të dy satelitëve, me qëllim monitorimin e territorit të vendit. Kontrata për palën shqiptare u firmos nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo marrëveshje pritet t’i mundësojë Shqipërisë që, përmes imazheve satelitore me rezolucion të lartë, të ketë të dhëna në kohë reale, të cilat do ta ndihmonin atë për të mirëadministruar sektorë të ndryshëm të ekonomisë, që nga bujqësia deri te turizmi e mjedisi, si dhe të trajtojë problemet që lidhen me ndërtimet pa leje, kultivimin e bimëve narkotike, monitorimin e zjarreve dhe trafikut, apo dhe sigurinë kufitare.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha një shpjegim të detajuar të disa prej shërbimeve që Shqipëria pret të përfitojë.
“Së pari Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës. Do të marrë informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të marrë masa administrative nga sektori i inspektimit dhe kontrolli i peshkimit. Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive, në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur në tokat bujqësore apo në zonat e banuara”, bëri të ditur zoti Peleshi. Ai shpjegoi më tej se “në fushën e turizmit do të shërbejë edhe duke dhënë informacion për cilësinë e ujërave bregdetare me synim promovimin e zonës bregdetare, si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj”.
Dy satelitët që do të shfrytëzohen nga pala shqiptare do të emërtohen “Albania-1” dhe “Albania-2”, dhe pritet t’i bashkohen flotës së kompanisë Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX.
Kompania amerikane, siç shpjegoi Emiliano Kargieman, drejtuesi dhe bashkëthemeluesi i saj, “do të lehtësojë trajnimin e specialistëve shqiptarë në mënyrë që ata të ndihmojnë ministritë e ndryshme për analizën dhe shpërndarjen e të dhënave satelitore dhe për të ndërtuar kapacitetet e ekonomisë shqiptare të hapësirës”.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës, kryeministri Edi Rama vuri në dukje se “me lëshimin e këtyre satelitëve vendi hyn në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit, të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore, për fermerët, për sipërmarrësit dhe kështu me radhe”.
Përveç shërbimeve nga satelitët, Shqipëria pritet të marrë së shpejti edhe 6 dronë “Bajraktar”, nga Turqia. Kryeministri Rama tha se ata do të jenë të pajisur dhe me armë.
“Natyrisht dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet, në përputhje me satelitët, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave”, shpjegoi zoti Rama./VOA
Foto ilustruese TIRANË- Nesër që në orën 10.00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama do të presë në Kryemi...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk mund që ...
Foto ilustruese Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja beson që ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa në ditën kombëtre të Trashëgimisë Kulturore ka deklaruar nga parku i Butrinti...
Edi Rama TIRANË- Një nga gazetat më të mëdha dhe më autoritare në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një sh...
Kastriot Gurra LIBRAZHD- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar për trafik drogë kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurr...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partsis së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me auditimin e kryer ...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi sot nga sheshi “Skëndërbej” katet pa le...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shte...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje opozitës që të mos e votojë ...