LIVE UPDATES
Politike

VOA: Shqipëria përsërit kërkesën për një bazë detare të NATO-s në territorin e saj

Kjo është një ide të cilën Shqipëria e ka hedhur dhe zyrtarisht, përmes një kërkese drejtuar NATO-s, dhe pikërisht gjeneralit Wolters, që në vitin 2019, dhe që e ka përsëritur disa herë dhe më vonë. Madje autoritetet shqiptare kanë deklaruar edhe se ka nisur dialogu me NATO-n për këtë çështje.

25 Maj 2022, 21:29 Nga DOSJA
VOA: Shqipëria përsërit kërkesën për një
Edi Rama dhe Tod Wolters

TIRANË- Shqipëria synon t’i paraqesë NATO-s, një projekt për ngritjen e një baze detare të Aleancës në territorin e saj, bëri të ditur të mërkurën kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie ku gjeneralit amerikan Tod Wolters, komandant Suprem i Forcave Aleate dhe komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve, iu akordua medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

“Nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve dhe në këto kohë mjaft specifike, mjaft të rrezikshme, besoj se ai përsëri do të konsiderojë, ndoshta nuk është ide e keqe, për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që t’i paraqesim projektin atij dhe t’i tregojmë atë për çka kemi punuar dhe ndoshta pastaj ai, sërisht, qysh prej fillimi, do jetë avokati dhe mbështetësi i kësaj ideje”.

Kjo është një ide të cilën Shqipëria e ka hedhur dhe zyrtarisht, përmes një kërkese drejtuar NATO-s, dhe pikërisht gjeneralit Wolters, që në vitin 2019, dhe që e ka përsëritur disa herë dhe më vonë. Madje autoritetet shqiptare kanë deklaruar edhe se ka nisur dialogu me NATO-n për këtë çështje.

Medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, iu dha gjeneralit Wolters, si shenjë e “mirënjohjes së thellë për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale”.

“Jam i privilegjuar që t’u jap këtë që është Ylli i Heroit tonë Kombëtar dhe që ka brenda Shqiponjën tonë si shprehje e mirënjohejs së përjetshme të këtij vendi ndaj jush dhe ndaj gjithçkaje që ju përfaqësoni”, - u shpreh Kryeministri Rama teksa i dorëzoi Gjeneralit Wolters, Medaljen e Mirënjohjes.

Sipas zotit Rama “forcat e Armatosura shqiptare kurrë nuk do të harrojnë se ishte, pikë së pari, gjenerali Wolters që qysh prej ditës së parë mbështeti transformimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë taktike të NATO-s e gjithashtu për të avokatuar qysh prej ditës së parë e për të përkrahur e mbështetur Shqipërinë si një prej vendeve pritëse të serisë së stërvitjes Defender Europe. Edhe më shumë se kaq, ishte gjenerali Wolters i cili përkrahu dhe mbështeti qysh prej ditës së parë që Shqipëria të kishte selinë e Forcave të Përparuara të Operacioneve Speciale në Shqipëri të komandës së SHBA në Europë”.

Për kreun e qeverisë shqiptare, ceremonia për komandantin amerikan ishte një tjetër mundësi për të theksuar raportet e veçanta që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara. “Sigurisht, ky është momenti për të kremtuar miqësinë më të çmuar dhe aleancën më të çmuar që ky vend ka pasur fatin të ketë dhe është i privilegjuar të ndërtojë, që është miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë është vendosur një gur themeli i ri, ku ne mund të kremtojmë raportin më të fortë e më të frytshëm midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”.

Nga ana e tij gjenerali Wolters, vlerësoi me nota të larta rolin e Shqipërisë në NATO. “Shqipëria është vëllai i madh i NATO-s, në Ballkanin Perëndimor. Vendet e tjera në rajon ngrihen çdo mëngjes dhe ajo çka bëjnë është të shohin vendin tuaj dhe të dinë se ku do të drejtohen dhe të dinë se çfarë do të bëjnë dhe kjo përgjegjësi është përgjegjësi e jashtëzakonshme”, deklaroi gjenerali amerikan.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi