25 Maj 2022, 15:40
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se në të shkuarën ka pasur përplasje me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, duke mos përjashtuar edhe ambasaoren Yuri Kim. Në një konferencë nga Kryeministria, ku edhe po i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, Rama preferoi që të fliste anglisht. Sipas tij, kjo zgjidhje u bë për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur çdo lloj keqkuptimi.
"Do flas anglisht për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur përkthimin e keq, që ndonjëherë krijon probleme mes Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend. Jemi mbledhur me një kënaqësi të madhe për të ndëruar një njeri që pa dyshim nuk mund të kuptohet dhe të përfshihet plotësisht nga fjalimshkruesit e mi. E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen dhe respektin,"-tha Edi Rama.
Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.
(k.m/dosja.al)
Politike
25 Maj 2022, 13:33
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta kërkoi që Prokuroria të bëjë më shumë për të goditur grupet krimin...
Politike
25 Maj 2022, 13:26
Sali Berisha dhe Gent Shkullaku
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunimin e një gazetari në Tiranë. Në një ...
Politike
25 Maj 2022, 13:21
Partia Socialiste
TIRANË- Afati i aplikimeve për kryetar dege brenda Partisë Socialiste është shtyrë deri në datën ...
Politike
25 Maj 2022, 13:10
TIRANË- Lëvizja studentore ishte e natyrshme, ashtu siç kishte ndodhur edhe shumë herë në histori. Ne në Shkodër i n...
Politike
25 Maj 2022, 12:03
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare e planifikuar për këtë të enjte është anuluar. Parlamenti njofton se seanca do të z&...
Politike
25 Maj 2022, 11:35
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të tregojë se kush e ka marrë hapin e parë për pajtimin me ambasador...
Politike
25 Maj 2022, 11:24
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë komente në lidhje me zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në një pro...
Politike
25 Maj 2022, 10:58
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike lajmin se është arrestuar Ismail Morina. Me anë të...
Politike
25 Maj 2022, 10:29
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka punë për të bërë në kuadër t...
Politike
25 Maj 2022, 10:15
Monika Kryemadhi
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku po flitet për “Trendin...