25 Maj 2022, 19:06
Nga DOSJA
Lideret e Ballkanit ne Davos
ZVICËR- Në Davos të Zvicrës prej dy ditësh është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Botëror me pjesmarrjen e rreth 2 mijë personaliteteve nga politika, media dhe biznesi.
Gjatë zhvillimit të Forumit u zhvillua dhe një panel me temë "Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor" ku pjesë e saj ishin kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Ajo që u vu re ishte mungesa e një përfaqësuesi nga Shqipëria, ku as kryeministri Rama por dhe ndonjë përfaqësues i lartë politik nuk u bë pjesë e këtij paneli. Mungesa e Shqipërisë u vu re për më tepër që në panel u diskutua edhe për nismën e 'Ballkanit të Hapur', një iniciativë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Zyrtarisht nuk dihet nëse Shqipëria nuk ka qenë e ftuar, ka refuzuar ftesën apo nuk e ka parë të arsyeshme që prezenca e një përfaqësuesi të ishte e nevojshme ndërkohë që po diskutohej për mundësinë për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ku si synim ishte të nxitej bashkëpunimi rajonal dhe ndërtimi i partneriteteve të reja ndërkombëtare.
Forumi në Davos mbahet nga 23 deri më 26 maj, pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në 2019 kryeminstri Rama ka qenë pjesë e tij ku u diskutua nxitja e partneritetit për të avancuar më tej me integrimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik e social.
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) është hapësira politiko-ekonomike,në të cilën diskutohet rruga e duhur e zhvillimit të planetit. I krijuar në vitin 1971 nga Klaus Schwab, i titulluar fillimisht “Forumi Europian i Menaxhimit” e më pas në 1987, me emrin që mban sot, FEB është konferenca 72-orëshe me vëmendjen më të madhe botërore.
(d.a/dosja.al)
Politike
25 Maj 2022, 17:07
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim
TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Politike
25 Maj 2022, 16:32
Edi Rama dhe Tod Daniel Wolters
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Ko...
Politike
25 Maj 2022, 16:03
TIRANË- Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters, ka marrë sot medaljen “Ylli i Madh i...
Politike
25 Maj 2022, 15:58
Momenti kur Rama e dekoron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasur shumë të vështirë që t’i vendosë medaljen gjen...
Politike
25 Maj 2022, 15:57
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka në plan të ketë një bazë detare të NATO-s. Tek...
Politike
25 Maj 2022, 15:46
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshkruar marrëdhënien e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ...
Politike
25 Maj 2022, 15:40
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se në të shkuarën ka pasur përplasje me përfaq&eum...
Politike
25 Maj 2022, 13:33
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta kërkoi që Prokuroria të bëjë më shumë për të goditur grupet krimin...
Politike
25 Maj 2022, 13:26
Sali Berisha dhe Gent Shkullaku
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunimin e një gazetari në Tiranë. Në një ...
Politike
25 Maj 2022, 13:21
Partia Socialiste
TIRANË- Afati i aplikimeve për kryetar dege brenda Partisë Socialiste është shtyrë deri në datën ...