25 Maj 2022, 13:33
Nga DOSJA
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta kërkoi që Prokuroria të bëjë më shumë për të goditur grupet kriminale. Gjatë “Forumit të Lirisë Ballkanike”, Meta prezantoi rezolutën “Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit”.
Meta thotë se lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është një sfidë e madhe në nivel global.
“Unë dua të theksoj se kjo është një betejë shumë e vështirë edhe nga shumë folës te tjerë të shquar më parë, Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror, por edhe në nivel evropian dhe të rajonit tonë. 150 mld dollarë fitim nga trafikimi është një shifër marramendëse që tregon një organizim të jashtëzakonshëm dhe që padyshim nuk mjafton të përballet vetëm me angazhim të sinqertë, me deklarata politike me rezoluta. Në fund të fundit një fuqi kaq e madhe kriminale duhet të përballet me një fuqi edhe më të madhe nga shtetet e mbarë botës, sidomos ato demokratike ku liria është baza e ekzistencës së tyre. Unë besoj se edhe ne kemi shumë për të bërë. Fakti që vendet e rajonit janë një problem edhe për BE apo Britaninë e Madhe, fakti që jemi duke dalë nga kufizimet e pandemisë, që do të thotë rreziku i rritjes së viktimave është edhe i madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje energjike dhe të vendosur nga çdo vend, por edhe nga të gjitha vendet së bashku. Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona dhe nuk është pak, po të kemi parasysh që do të bëhemi anëtarë të BE. Është për të ardhur keq, nuk kemi adresuar ende shumë cështje që kanë të bëjnë me rrënjët sociale dhe ekonomike”, tha Meta.
(a.b)/dosja.al
Politike
25 Maj 2022, 13:26
Sali Berisha dhe Gent Shkullaku
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunimin e një gazetari në Tiranë. Në një ...
Politike
25 Maj 2022, 13:21
Partia Socialiste
TIRANË- Afati i aplikimeve për kryetar dege brenda Partisë Socialiste është shtyrë deri në datën ...
Politike
25 Maj 2022, 13:10
TIRANË- Lëvizja studentore ishte e natyrshme, ashtu siç kishte ndodhur edhe shumë herë në histori. Ne në Shkodër i n...
Politike
25 Maj 2022, 12:03
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare e planifikuar për këtë të enjte është anuluar. Parlamenti njofton se seanca do të z&...
Politike
25 Maj 2022, 11:35
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të tregojë se kush e ka marrë hapin e parë për pajtimin me ambasador...
Politike
25 Maj 2022, 11:24
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë komente në lidhje me zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në një pro...
Politike
25 Maj 2022, 10:58
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike lajmin se është arrestuar Ismail Morina. Me anë të...
Politike
25 Maj 2022, 10:29
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka punë për të bërë në kuadër t...
Politike
25 Maj 2022, 10:15
Monika Kryemadhi
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku po flitet për “Trendin...
Politike
25 Maj 2022, 10:18
Yuri Kim dhe Ilir Meta
TIRANË- Pavarësisht ndasive e përplasjeve, Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të...